Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 17. Gjykatėsit levitė

17

1 Mos i flijo Zotit, Hyjit tėnd, as bagėti tė imėt as begėti tė trashė qė ka tė metė ose ēfarėdo mungese, sepse kjo do tė ishte poshtėrim pėr Zotin, Hyjin tėnd.

2 Nėse gjendet nė mesin tėnd, nė ndonjėrin ndėr qytetet e tua, qė Zoti, Hyji yt, do t’i japė, burrė ose grua qė bėn ēka ėshtė e keqe ndėr sy tė Zotit, Hyjit tėnd, dhe e prishin besėlidhjen e tij 3 dhe shkojnė e u shėrbejnė hyjnive tė tjera dhe i ardhurojnė ato: Diellin, Hėnėn ose cilindo ndėr trupat qiellorė, gjė qė unė e kam ndaluar 4 dhe pėr kėtė gjė tė vėnė nė dijeni, dhe, pasi ta kesh shqyrtuar me kujdes kėtė, e gjen se ėshtė e vėrtetė, se ėshtė bėrė kjo poshtėrsi nė Izrael, 5 atėherė kėtė njėri ose kėtė grua, nxirre nė derė tė qytetit ku e ka bėrė kėtė poshtėrsi, dhe le tė vritet me gurė. 6 I dėnuari duhet tė vritet vetėm me dėshmimin e dy ose tre dėshmitarėve: tė mos vritet askush nė bazė tė dėshmimit tė njė njeriu tė vetėm. 7 Dora e dėshmitarėve duhet tė ngrihet e para pėr ta vrarė dhe pas tyre le tė ngrihet dora e mbarė popullit. Kėshtu do ta ērrėnjosėsh tė keqen prej mesit tėnd.”

Gjykatėsit levitė

8 “Nėse ndodh qė ta kesh tepėr tė vėshtirė tė gjykosh mbi natyrėn e ndonjė rasti tė derdhjes sė gjakut, tė ndonjė ēėshtjeje o tė ndonjė varre, shko nė vendin qė ta ketė zgjedhur Zoti, Hyji yt, 9 dhe drejtoju priftėrinjve levitė dhe gjykatėsit qė tė jetė nė detyrė asokohe. Pyeti ata, nėse duan tė ndajnė drejtėsi. 10 Ti atėherė bėj sipas vendimit gjykues qė tė kenė thėnė nė vendin qė Zoti ta ketė zgjedhur. Bėj gjithēka si tė tė kenė mėsuar ata, 11 sipas urdhrit qė tė kenė dhėnė dhe sipas vendimit gjykatės qė tė kenė marrė. Mos iu shmang as djathtas as majtas!

12 Ai njeri qė prej kryelartėsisė nuk do ta dėgjojė urdhrin e priftit qė aso kohe i shėrben Zotit, Hyjit tėnd, as vendimin e gjykatėsit, ai njeri le tė vdesė. Kėshtu do ta heqėsh tė keqen prej mesit tė Izraelit. 13

Mbarė populli, kur tė dėgjojė, do tė frikėsohet dhe askush mė s’do tė sklerotet me krenari.”

Mbreti

14 “Kur tė kesh hyrė nė tokėn qė Zoti, Hyji yt, do tė ta japė, kur ta kesh bėrė pronė e tė banosh nė tė dhe atėherė tė thuash: ‘Dua tė vė mbi mua njė mbret siē e kanė tė gjitha kombet pėrreth meje’, 15 vėre pėr mbret atė qė ta ketė zgjedhur Zoti, Hyji yt, prej vėllezėrve tė tu. Nuk guxon tė vėsh pėr mbret tėndin njė njeri tė njė kombi tjetėr, qė nuk ėshtė vėllai yt.

16 Por tė mos ketė shumė kuaj dhe tė mos gabojė ta ēojė popullin e vet nė Egjipt pėr ta rritur numrin e kuajve, sepse Zoti ju ka urdhėruar tė mos ktheheni mė assesi pėr kėtė rrugė. 17 Gjithashtu tė mos ketė shumė gra, qė tė mos e lėshojė rrugėn zemra e tij. Po ashtu tė mos ketė as argjend e ar pėr sė tepėrmi.

18 E kur tė hipė nė fronin e mbretėrisė sė vet, le ta bėjė njė dyshėritje tė kėtij ligji pėr pėrdorimin e vet e ta marrė prej peifėrinjve levitė. 19 Le ta ketė gjithmonė me vete, le ta lexojė pėr ēdo ditė tė jetės sė vet, qė tė mėsojė ta ketė frikė Zotin. Hyjin e vet, t’i mbajė tė gjitha urdhėrimet e kėtij ligji e t’i zbatojė kėto rregullore qė i urdhėron Ligji. 20 Tė ruhet qė tė mos i rritet mendja nga krenaria pėrmbi vėllezėrit e vet dhe tė mos u shmanget kėtyre urdhėr‑ imeve as djathtas as majtas, qė tė sundojė pėr njė kohė tė gjatė ai dhe bijtė e tij nė mes tė Izraelit.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ligji i Pėrtėrirė > Gjykatėsit levitė