Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 18. Priftėria levite

18

1 “Priftėrinjtė levitė ‑ mbarė fisi i Levit ‑ tė mos kenė trashėgim as pronė me izraelitėt e tjerė. Le tė jetojnė prej flive tė Zotit e prej trashėgimit tė tij. 2 Nuk do tė kenė trashėgim nė mes tė vėllezėrve tė vet: vetė Zoti ėshtė trashėgimi i tyre, sikurse edhe u ka thėnė.

3 Kjo ėshtė e drejta e priftėrinjve prej popullit e prej atyre qė kushtojnė fli: si nė flijofshin bagėti tė trashė ashtu edhe tė imėt, priftit le t’i japin shpatullėn, dy fulqinjtė dhe mullėzėn, 4 frytin e parė tė drithit tėnd, tė verės, tė vajit, tė qethjes sė deleve tė tua. 5 Sepse atė e zgjodhi Zoti, Hyji yt, prej tė gjitha fiseve tė tua, qė tė qėndrojė e tė shėrbejė nė emėr tė Zotit, ai dhe bijtė e tij pėrgjithmonė.

6 Nėse ndonjė levit dėshiron me gjithė shpirt tė dalė prej cilitdo qytet nė Izrael ku ai banon, e dėshiron tė shkojė nė vendin qė Zoti ta ketė zgjedhur, 7 mund ta kryejė shėrbesėn aty nė emėr tė Zotit, Hyjit tė vet, si tė gjithė vėllezėrit e tij levitė qė banojnė aty nė praninė e Zotit. 8 Le tė marrė tė njėjtėn sasi pėr ushqim siē e marrin tė tjerėt, vėllezėrit e tij, pa marrė parasysh sa i ka takuar prej shitjes sė pasurisė sė babait.”

Profetėt

9 “Kur tė kesh hyrė nė tokėn qė Zoti, Hyji yt, mendon tė ta japė, ruhu e mos tė pėlqejnė punėt e poshtra tė atyre popujve. 10 As tė mos gjendet ndokush ndėr ju qė ta bėjė tė kalojė djali ose vajza e tij nėpėr zjarr, qė tė merret me shorti, me shqyrtim resh, me kėqyrje shpatullash, qė tė bėjė magji, 11 qė tė shitojė, qė tė thėrrasė shpirtrat e tė vdekurve, ose xhindet, ose tė kėrkojė tė vėrtetėn prej tė vdekurve; 12 sepse tė gjitha kėto i urren Zoti dhe pėr shkak tė kėtyre paudhėsive Zoti ata do t’i dėbojė para teje. 13 Ji i pėrsosur dhe i patėmetė me Zotin, Hyjin tėnd. 14 Popujt, tokėn e tė cilėve do ta bėsh pronė, i dėgjojnė shortarėt e falltarėt. Kurse ti ke qenė mėsuar ndryshe prej Zotit, Hyjit tėnd.

15 Profet siē jam unė, do tė zgjojė Zoti, Hyji yt, nė popullin tėnd, prej vėllezėrve tė tu: atė dėgjoje! 16 Mu ashtu siē kėrkove prej Zotit, Hyjit tėnd, nė malin Horeb, kur qe bėrė tubimi i pėrgjithshėm e kur the: ‘Nuk dua mė ta dėgjoj zėrin e Zotit, Hyjit tim, dhe nuk dua ta shikoj mė atė zjarr tė madh, qė tė mos vdes.’ 17 Atėherė Zoti mė tha: ‘Folėn krejtėsisht me vend. 18 Do tė ngre ndėr ta, prej vėllezėrve tė tyre, njė profet tė ngjashėm me ty. Nė gojėn e tij do t’i vė fjalėt e mia dhe ai do t’u flasė gjithēka unė kam pėr t’i urdhėruar atij. 19 Ai qė s’ka pėr t’i dėgjuar fjalėt e mia qė ai do t’i flasė nė emrin tim, atė do ta ndėshkoj. 20 Kurse profeti qė do tė kishte guximin tė fliste, i tradhtuar prej pacipjes, nė emrin tim, ēka unė nuk i urdhėrova tė flasė, ose flet nė emėr tė hyjnive tė huaja, le tė vritet.’ 21 Ndoshta do tė tė shkojė nėpėr mend tė thuash vet me vete:’ Si do tė mund ta dalloj fjalėn qė nuk e ka thėnė Zoti?’; 22 ja shenja: ēkado qė parakallėzoi profeti nė emėr tė Zotit, e ajo nuk ndodhi, kėtė nuk e ka thėnė Zoti; e ka thėnė profeti prej mendjes sė vet me mendjemadhėsi. S’ke pse tė kesh frikė prej tij.”

Kapitujt

Kapitujt