Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 19. Vrastari dhe qytetet e strehimit

19

1 “Kur Zoti, Hyji yt, t’i ketė asgjėsuar popujt, tokėn e tė cilėve do tė ta japė pėr pronė, e kur ta kesh marrė atė pėr pronė e tė banosh nė qytetet e nė shtėpitė e saja, 2 nė atė tokė qė Zoti, Hyji yt, do tė ta japė, ndaji tri qytete. 3 Ndreqi udhėt dhe tokėn ndaje nė tri pjesė tė barabarta, qė tė ketė sa mė afėr ku tė strehohet ai qė ikėn pėr shkak tė vrasjes.

4 Dhe, ja, rasti nė tė cilin vrastari mund tė strehohet pėr tė shpėtuar jetėn: kur ndokush vret pa dashje tė afėrmin e vet, me tė cilin mė parė mund tė vėrtetohet se nuk ka pasur kurrfarė tė keqeje, 5 por kishte shkuar me tė thjesht pėr tė prerė dru nė pyll, dhe, ndėrsa po priste dru, i shpėton prej dore sakica dhe hekuri del prej bishtit e i bie mikut tė tij dhe e vret, i tilli le tė strehohet nė njėrin ndėr kėto qytete e le ta shpėtojė jetėn. 6 Se pėrndryshe, gjakma‑ rrėsi, i shtyrė prej zemrės sė frytė, e ndjek dhe e zė, nėse rruga ėshtė e gjatė, e godet e vdes ai qė nuk e meritonte, sepse mė parė nuk e urrente tė afėrmin. 7 Prandaj edhe po tė urdhėroj: ndaji tri qytete me tė njėjtėn largėsi prej njėri ‑ tjetrit!

8 E kur Zoti, Hyji yt, t’i ketė zgjeruar kufijtė e tu, siē iu pėrbetua etėrve tė tu e ta ketė dhėnė tėrė tokėn qė ua premtoi atyre ‑ 9 nėse do t’i mbash dhe do t’i zbatosh tė gjitha kėto urdhėrime qė unė po t’i jap, nėse do ta duash Zotin, Hyjin tėnd, e nėse do tė ecėsh vazhdimisht udhėve tė tija ‑ shto edhe tri qytete tė tjera ‑ dyfisho numrin e kėtyre tri qyteteve tė pėrmendura ‑ 10 qė tė mos derdhet gjaku i pafajshėm nė tokėn qė Zoti, Hyji yt, do tė ta japė pėr pronė, qė ti tė mos jesh fajtor pėr gjakun e derdhur.

11 Por, ai qė e urren tė afėrmin e vet, i vė pritė, e sulmon, e godet dhe ky vdes; nėse strehohet nė njėrin ndėr kėto qytete tė pėrmendura, 12 atėherė krerėt e atij qyteti le tė ēojnė njerėz qė ta kapin, le t’ia dorėzojnė nga vendi i strehimit tė zotit tė gjakut, dhe ai le ta vrasė: 13 Mos ki mėshirė pėr tė tillin! Kėshtu do ta heqėsh prej Izraelit derdhjen e gjakut tė pafajshėm e do tė jesh i lumtur.”

Kufijtė

14 “Ruaj se i luan kufijtė e tė afėrmit tėnd qė kanė qenė vėnė prej tė parėve nė pronėn tėnde qė do ta marrėsh nė tokėn qė do tė ta japė Zoti, Hyji yt, nė trashėgim.”

Dėshmitarėt

15 “Ėshtė krejtėsisht pa vlerė dėshmimi i njė dėshmitari tė vetėm kundėr kujtdo, ēfarėdo faji ose delikti tė ketė bėrė ky; ēėshtja duhet tė vendoset me fjalėn e dy ose tre dėshmitarėve.

16 Nėse paraqitet ndonjė dėshmitar i rrejshėm kundėr ndokujt dhe e padit pėr kryengritje, 17 le tė paraqiten tė dy ata qė janė nė ēėshtje para Zotit nė praninė e prifėrinjve e tė gjykatėsve qė do tė jenė nė shėrbim nė atė kohė.

18 Dhe gjykatėsit, pasi ta kenė shqyrtuar me ma tė madhin kujdes e ta kenė gjetur se dėshmitari i rremė ka thėnė njė gėnjeshtėr kundėr vėllait tė vet, 19 le t’ia bėjnė atij siē mendoi ai t’ia bėjė vėllait tė vet. Kėshtu do ta ērrėnjosėsh tė keqen prej mesit tėnd. 20 Tė tjerėt, kur tė dėgjojnė pėr kėtė, do tė tremben dhe mė nuk do tė kenė guxim assesi tė bėjnė punė tė tilla. 21 Mos ki mėshirė pėr tė!”

Ligji i hakmarrjes

“Jetėn pėr jetė, syrin pėr sy, dhembin pėr dhėm, dorėn pėr dorė, kėmbėn pėr kėmbė kėrko edhe ti!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ligji i Pėrtėrirė > Vrastari dhe qytetet e strehimit