Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 25. Ligji i leviratit

25

1 Kur tė ketė ndonjė mosmarrėveshje ndėrmjet disave dhe ēėshtjen ta kenė qitur para gjykatėsve, le t’i japin tė drejtė atij qė shohin se ka tė drejtė, kurse fajtorin le ta dėnojnė. 2 Nėse gjykatėsi mendon se ai qė mėkatoi meriton tė ndėshkohet, le ta shtrijė pėrtokė e le tė urdhėrojė tė rrahet me thupėr para syve tė tij; rrahja tė jetė sipas masės sė fajit. 3 Porse, tė mos kalohet numri dyzet rėniesh, nė mėnyrė qė, vėllai yt tė mos largohet i rrahur mė shumė, me plagė tė mėdha dhe i copėtuar keqas para syve tė tu.

4 Mos ia lidh gojėn kaut qė shin nė lėmė drithėrat e tua.”

Ligji i leviratit

5 “Kur vėllezėrit banojnė sė bashku dhe njėri prej tyre vdes e nuk lė fėmijė, gruaja e tė vdekurit tė mos martohet me njė tjetėr jashtė shtėpisė, por le ta marrė pėr grua vėllai i tė vdekurit qė tė mos i shuhet fara vėllait tė vet. 6 Kėshtu i parėlinduri djalė qė len prej saj, le tė njihet djalė i tė vdekurit qė tė mos i shuhet emri nė Izrael. 7 Por, nėse vėllai nuk do ta marrė gruan e vėllait, le tė shkojė gruaja te dera e qytetit, t’ua shtrojė ēėshtjen pleqve e tė thotė: ‘Vėllai i tim shoq nuk do ta ngjallė emrin e vėllait tė vet nė Izrael, as tė mė marrė mua nė martesė.’ 8 Pleqtė le ta thėrrasin e le ta pyesin aty pėr aty. Nėse pėrgjigjet: ‘Nuk dua ta marr pėr grua’, 9 gruaja le t’i afrohet, le t’ia heqė tė mbathurėn prej kėmbės, le ta pėshtyjė nė fytyrė e le tė thotė: ‘Kėshtu i bėhet njeriut qė nuk e ndėrton shtėpinė e vėllait tė vet’. 10 I tilli nė Izrael le tė quhet: ‘Familje kėmbėzbathuri’.”

Marrja nė grindje

11 “Nėse zihen e rrahen dy vetė e njėri i bie tjetrit, e gruaja e kėtij pėr ta shpėtuar burrin prej atij qė ėshtė mė i fortė, shtrin dorėn dhe e kap tjetrin pėr vete: 12 preja dorėn dhe mos ki kurrfarė mėshire pėr tė!”

Shtojca

13 “Mos mbaj nė strajcėn tėnde peshore tė ndryshme: mė tė madhe e mė tė vogėl, 14 dhe mos ki nė shtėpinė tėnde ef mė tė madh e ef mė tė vogėl. 15 Peshoren kije tė pėrpiktė e tė vėrtetė. Po ashtu edhe efin kije tė pėrpiktė e tė vėrtetė, qė tė jetosh shumė pėrmbi tokėn qė Zoti, Hyji yt, ka pėr tė ta dhenė. 16 Me tė vėrtetė Zotit tėnd i velet ai njeri qė bėn kėso punėsh dhe Ai e kundėrshton ēdo padrejtėsi.

17 Mos harro ēfarė tė bėri Amaleku kur ishe nė udhėtim ndėrsa po dilje prej Egjiptit, 18 sesi tė ndeshi nė udhėtim e i vrau nė prapavijėn tėnde tė gjithė ata qė, tė lodhur e tė mbetur, ishin ulur tė merrnin frymė, kur ti ishe i kėputur prej urie e mundimi. Ai nuk e pati frikė Perėndinė. 19 Prandaj, kur Zoti, Hyji yt, ka pėr tė tė dhėnė pushim prej tė gjithė armiqve tė tu qė tė rrethojnė, nė tokėn qė Zoti ka pėr ta dhėnė pronė, zhduke emrin e Amalekut nėn kupėn e qiellit. Ruaj se e qet nė harresė!”

Kapitujt

Kapitujt