Kapitujt

Zanafilla: 14. Luftimi i katėr mbretėrve

14

1 Mirėpo, nė kohėn e Amrafelit, mbretit tė Senaarit, tė Ariohut, mbretit tė Elasarit, tė Kodorlahomorit, mbretit tė Elamit dhe tė Tadalit, mbretit tė paganėve, 2 kėta nisėn luftėn kundėr Barait, mbretit tė Sodomės dhe kundėr Bersait, mbretit tė Gomorrės, kundėr Senaabit, mbretit tė Adamės, kundėr Semeberit, mbretit tė Seboimit dhe kundėr mbretit tė Belės, qė ėshtė Segori. 3 Tė gjithė kėta u fushuan nė luginėn Sidim, qė tani ėshtė Deti i Vdekur. 4 Dymbėdhjetė vjet qenė nėn skllavėrinė e Kodorlahomorit, tė trembėdhjetin vit bėnė kryengritje. 5 Kėshtu tė katėrmbėdhjetin vit erdhi Kodorlahomori dhe mbretėrit, qė ishin me tė dhe i mundėn rafaimėt nė Astarotkarnaim dhe zuzimėt nė Ham, emimėt nė Savekariataim, 6 dhe korrenjtė nė malet e Seirit deri tek Elfarani qė ėshtė nė shkretėtirė. 7 U kthyen prapa dhe erdhėn te burimi Mesfat, qė ėshtė Kadesi, dhe i shkretuan tė gjitha trevat e amalecitėve dhe tė amorrenjve, qė banonin nė Asasontamar.

8 Atėherė u ēua mbreti i Sodomės, mbreti i Gomorrės, mbreti i Adamės, mbreti i Seboimit dhe mbreti i Belės ‑ qė ėshtė Segori dhe e drejtuan luftimin kundėr tyre nė luginėn Sidim, 9 d. m. th. kundėr Kodorlahomorit, mbretit tė Elamit, kundėr Tadalit, mbretit tė paganėve, kundėr Amrafelit, mbretit tė Senaarit, dhe Ariokut, mbretit tė Elasarit: katėr mbretėr kundėr pesė mbretėrve. 10 Lugina Sidim kishte shumė puse tė bitumit, ndėrsa mbreti i Sodomės dhe mbreti i Gomorrės u lėshuan nė tė ikur, ranė aty, kurse ata qė shpėtuan, ikėn ndėr male. 11 Ata e morėn gjithė pasurinė e Sodomės e tė Gomorrės, tė gjitha ushqimet dhe u larguan. 12 Rrėmbyen edhe Lotin, birin e tė vėllait tė Abramit, dhe tė gjithė gjėnė e tij. Ky banonte nė Sodomė.

13 Dhe, ja, njė i ikur, e njoftoi Abramin Hebre, qė banonte te Qarret Mambre, tė Amorreut, vėllait tė Eskolit dhe tė Anerit. Kėta kishin bėrė besėlidhje me Abramin.

14 Posa Abrami e mori vesh se i ishte zėnė rob Loti, i vėllai, i ēoi nė kėmbė treqind e tetėmbėdhjetė njerėz tė aftė pėr luftė ‑ skllevėr tė lindur nė shtėpinė e tij ‑ i ndoq deri nė Dan. 15 E pasi i ndau njerėzit e vet, i sulmoi natėn, i mundi dhe i ndoq deri nė Hobė, qė ėshtė nė veri tė Damaskut. 16 E ktheu tė gjithė pasurinė si edhe Lotin, me gjithė pasurinė e tij, gratė edhe njerėzit qė i pėrkitnin atij.

Melkizedeku

17 Abramit kur po kthehej, pasi e mundi Kodorlahomorin dhe mbretėrit qė e shoqėronin, atij i doli para mbreti i Sodomės nė luginėn Save, qė ėshtė lugina e Mbretit.

18 Ndėrkaq Melkizedeku, mbreti i Salemit, prifti i Hyjit tejet tė Lartė ‑ i solli bukė e verė, 19 e bekoi dhe tha:

“Qoftė bekuar Abrami prej Hyjit tejet tė Lartė,

qė krijoi qiellin e tokėn!

20 Qoftė bekuar Hyji tejet i Lartė

qė i lėshoi armiqtė e tu nė duar tė tua”!

Abrami i dha tė dhjetėn e tė gjithave.

21 Mbreti i Sodomės i tha Abramit:

“Mua mė jep vetėm njerėzit, e pasurinė merre ti”!

22 Abrami iu pėrgjigj: “Dorėn time po e ēoj lart kah Zoti, Hyji tejet i Lartė, Krijuesi i qiellit e i tokės, 23 s’do tė marr asgjė nga ato qė tė pėrkasin ty: as njė fije peri, as njė lidhėse sandaleje, qė tė mos mund tė thuash: ‘Unė e bėra Abramin tė pasur’, 24 me pėrjashtim tė atyre qė hėngrėn djelmoshat dhe tė pjesės sė presė tė burrave qė erdhėn me mua, Anerit, Eskolit dhe Mambresė: ata do ta marrin pjesėn e vet”.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Luftimi i katėr mbretėrve