Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 31. Jozuehu caktohet pėr udhėheqės

31

1 Moisiu erdhi e i drejtoi mbarė Izraelit kėto fjalė.

2 Ai u tha:

“Unė jam sot njėqind e njėzet vjeē. S’jam mė i zoti tė dal as tė hyj e sidomos pasi edhe Zoti mė ka thėnė: ‘Ti s’do ta kalosh Jordanin!’ 3 Vetė Zoti, Hyji yt, do tė kalojė para teje. Ai do t’i asgjėsojė kėta popuj ndėr sy tė tu e ti do t’i trashėgosh. Ty do tė tė prijė Jozuehu siē ka urdhėruar Zoti. 4 Zoti do tė bėjė me ta siē ua bėri Sehonit e Ogut, mbretėrve tė amorrenjve e tokės sė tyre kur ua treti farėn. 5 Kur t’jua dorėzojė, pra, bėni po ashtu siē ju kam urdhėruar. 6 Veproni trimėrisht e kini guxim! Mos u trembni as tė mos ju lėshojė zemra nė praninė e tyre, sepse Zoti, Hyji yt, ai ėshtė prijėsi yt; ai s’do tė tė lėrė as s’do tė heqė dorė prej teje.”

7 Moisiu e grishi Jozuehun dhe i tha nė sy tė mbarė Izraelit: “Ji burrė e ki guxim, sepse ti do ta shtiesh kėtė popull nė tokėn pėr tė cilėn Zoti iu pėrbetua etėrve tė tyre se do t’ua japė. Ti atė ndajua me short. 8 Vetė Zoti, qė ėshtė prijėsi yt, do tė jetė me ty; ai s’do tė tė lėshojė as do tė heqė dorė prej teje: mos u tremb as mos ki frikė!”

Leximi ritual i Ligjit

9 Moisiu e shkroi kėtė Ligj dhe ua dorėzoi priftėrinjve, bijve tė Levit, qė mbartnin Arkėn e Besėlidhjes sė Zotit dhe tė gjithė krerėve tė Izraelit. 10 Moisiu u dha kėtė urdhėr: “Ē’do tė shtatin vit ‑ vitin e Pajtimit ‑ nė tė kremten e Tendave, 11 kur tė mblidhet mbarė Izraeli qė tė bashkohet nė praninė e Zotit, Hyjit tėnd, nė atė vend qė Zoti ta ketė zgjedhur, lexoje kėtė Ligj nė praninė e mbarė Izraelit, qė ta dėgjojnė tė gjithė. 12 Bashkoje popullin ‑ trim e grua, tė vegjėl e tė huaj qė janė brenda qyteteve tė tua ‑ qė tė dėgjojnė e tė mėsojnė e ta druajnė Zotin, Hyjin tuaj, t’i mbajnė e t’i zbatojnė tė gjitha fjalėt e kėtij Ligji. 13 Edhe bijtė e atyre qė ende nuk i dinė tani, le tė dėgjojnė e le tė mėsojnė ta druajnė Zotin, Hyjin tuaj, nė tė gjitha ditėt qė do tė jetoni nė tokėn qė, pasi ta kaloni Jordanin, do ta merrni nė trashėgim.”

Udhėzime tė Zotit

14 Atėherė Zoti i tha Moisiut:

“Ja, po afrohet dita e vdekjes sate. Thirre Jozuehun e qėndroni nė Tendėn e takimit qė t’i jap urdhrat e mi.” Shkuan, pra, Moisiu e Jozuehu e zunė vend nė Tendėn e takimit. 15 Aty Zoti u dėftua nė shtyllėn e resė e cila zuri vend nė hyrje tė Tendės.

16 Zoti i tha Moisiut:

“Ja, ti do tė flesh me etėrit e tu e ky popull do tė fillojė tė lavirėsojė duke u dhėnė pas zotave tė huaj tė vendit, ku do tė hyjnė. Atje do tė mė lėrė mua dhe do ta zhbėjė besėlidhjen qė lidha me tė. 17 Atė ditė do tė ndizet flakė hidhėrimi im kundėr tij. Do t’i lė dhe do ta fsheh fytyrėn time prej tyre. Do tė sharrojė. Do ta mbulojnė tė kėqija tė shumta e tė vėshtira, saqė do tė thotė: ‘Vėrtet’, sepse Hyji nuk ėshtė me mua, mė gjetėn tė gjitha kėto tė kėqija.’ 18 E unė atė ditė do ta fsheh e do ta mbuloj fytyrėn time pėr shkak tė tė gjitha tė kėqijave qė do tė bėjė duke ndjekur hyjnitė e huaja.”

Kėnga dėshmitare

19 “Prandaj, shkruani pėr pėrdorimin tuaj kėtė kėngė. Mėsoji bijtė e Izraelit le ta dinė pėrmendsh e ta kėndojnė me zė, qė kjo kėngė tė mė jetė dėshmitare kundėr izraelitėve. 20 Me tė vėrtetė, unė do ta shtie kėtė popull nė tokėn qė rrjedh qumėsht e mjaltė, pėr tė cilėn iu pėrbetova etėrve tė tij. Porse, kur tė ketė ngrėnė e tė jetė ngopur e tė jetė majmur, ai do tė kthehet kah zotat e huaj, atyre do t’u shėrbejnė, mua do tė mė pėrbuzin dhe do tė zhbėjnė besėlidhjen time. 21 Pasi ta gjejnė njė mijė tė kėqija e tė zeza, kjo kėngė do t’i pėrgjigjet si dėshmitar kundėr tij, sepse asgjė s’do ta shlyejė prej gojės sė pasardhėsve tė tij. Sepse ia di mendimet qė i ka edhe sot, para se ta shtie nė tokėn qė i kam premtuar.”

22 Kėshtu, pra, Moisiu e shkroi atė ditė atė kėngė dhe ua mėsoi bijve tė Izraelit.

Ligji vendoset pranė Arkės

23 Zoti i urdhėroi Jozuehut, birit tė Nunit, e tha: “Ki zemėr e merr guxim; sepse ti do ta shtiesh Izraelin nė tokėn qė i kam premtuar. Unė do tė jem me ty.”

24 Kur Moisiu e kreu sė shkruari nė libėr kėtė Ligj, 25 u urdhėroi levitėve qė mbartnin Arkėn e Besėlidhjes sė Zotit:

26 “Merreni kėtė libėr tė Ligjit dhe vendoseni nė anė tė Arkės sė Besėlidhjes sė Zotit, Hyjit tuaj, qė tė jetė aty dėshmitar kundėr teje. 27 Sepse e njoh natyrėn tėnde kryengritėse dhe zverkun tėnd tė trashė. Kurse edhe sa qeshė vetė gjallė me ju, gjithmonė i kundėrshtuat Zotit, aq mė tepėr do t’i kundėrshtoni pasi tė kem vdekur unė!”

Izraeli i bashkuar pėr tė dėgjuar kėngėn

28 “Bashkoni tek unė tė gjithė krerėt e tė gjitha fiseve dhe mbikėqyerėsit tuaj qė, pasi tė m’i dėgjojnė tė gjitha kėto fjalė, ta thėrras kundėr tyre pėr dėshmitar qiellin e tokėn. 29 Sepse e di se pas vdekjes sime do tė veproni keq dhe do ta lini rrugėn qė jua urdhėrova. Nė tė ardhmen do t’ju gjejnė tė kėqija, kur tė bėni keq nė praninė e Zotit, kur ta hidhėroni me veprat tuaja.”

30 Atėherė Moisiu, ku po e dėgjonin tė gjithė izraelitėt, i tha deri nė mbarim tė gjitha fjalėt e kėsaj kėnge.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ligji i Pėrtėrirė > Jozuehu caktohet pėr udhėheqės