Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 33. Bekimet e Moisiut

33

1 Dhe ja bekimi, me tė cilin Moisiu, njeriu i Hyjit, i bekoi bijtė e Izraelit para se vdiq.

2 Ai tha:

“Erdhi Zoti prej Sinait,

iu duk atyre prej Seirit,

u dėftua prej malit Faran

e mbėrriti nė Meribatkades

prej jugut tė tij nė Azedot.

3 Me tė vėrtetė i do Ai popujt;

tė gjithė shenjtėrit janė nė dorė tė tij

e kush tė shkojė te kėmbėt e tija

e mėson fjalėn e tij.

4 Moisiu neve njė Ligj na dha,

pronė breznive t’tubimit t’Jakobit.

5 U bė mbret tek i dashuri i vet

pasi u mblodhėn prijėsit e popullit

njėkohėsisht me fiset e Izraelit.

6 Le tė jetojė Rubeni dhe mos u shoftė,

porse tepėr mos u shtoftė!”

7 Ky ėshtė bekimi i Judės:

“Dėgjoji, o Zot, Judės zėrin

e bashkoje me popullin e vet.

Duart e tija le tė luftojnė pėr tė,

mbroje, o Zot, prej armiqve tė tij!”

8 E pėr Levin kėshtu foli:

“Jepi Levit Tumim‑in e Urim‑in tėnd,

i pėrkasin njeriut tė shuguruar.

Ti nė Masė e ke sprovuar

me tė u grinde te ujėt e Meribės.

9 Ky babait e nėnės i tha:

“Nuk ju njoh”;

vėllezėrit s’i njohu,

s’deshi pėr tė bijtė tė dijė!

Kėta e ruajtėn fjalėn tėnde,

kėta e mbajtėn besėlidhjen tėnde.

10 Jakobit do t’ia mėsojnė urdhėrimet e tua,

Ligjin tėnd Izraelit.

Pėr hundė tė tua kem do tė djegin,

fli shkrumbimi mbi lterin tėnd.

11 Bekoje, o Zot, forcėn e tij,

pranoji veprat e duarve tė tija.

Kėputi nė kryq armiqtė e tij,

urrejtėsit e tij kokėn tė mos e ngrenė!”

12 Pėr Beniaminin tha:

“I dashur pa masė prej Zotit, Beniamin,

bano i qetė pranė Tij!

Zoti e mbron gjithmonė

e do tė banojė nėn krahėt e tij.”

13 Edhe pėr Jozefin tha:

“Bekuar qoftė prej Zotit toka e tij:

me dhurata qė sjell vesa e qiellit,

me dhurata qė sjell uji i nėntokės;

14 me fryte qė dielli sjell

me mė tė mirat fryte qė sjell ndėrrimi i hėnės,

15 me mė tė mirat fryte tė bjeshkėve tė lashta,

me dhurata tė brigjeve tė amshueshme;

16 me ē’ėshtė mė e mira nga toka e nga tė gjitha

qė ajo pėrmban.

Bekimi i Atij qė u duk nė kaēubė

rėntė mbi kokė tė Jozefit,

mbi ballin e tė shuguruarit ndėr vėllezėr.

17 Si e tė parėlindurit tė mėzatit, hijeshia e tij;

bri bualli brirėt e tij:

me ta i ther e i hedh nė erė popujt

deri nė skajet e dheut!

Tė tillė janė shumica e Efraimit,

tė tilla janė mijėrat e Manaseut!”

18 Pėr Zabulonin tha:

“Fatbardhė qofsh, Zabulon, nė ēetime,

e ti, o Isahar, brenda tendave tė tua!

19 Do t’i ftojnė popujt nė bjeshkė

ku do tė kushtojnė fli tė ligjshme;

sepse thithin pasuritė e detit

dhe visaret nėn rėrė tė fshehura.”

20 Pėr Gadin tha:

“Lum ai qė Gadin e zgjeron!

Pushon madhėshtor porsi luani

qė ia ka shpulpuar krahun e thėrrmuar kokėn presė.

21 Pėr vete i zgjodhi frytet e para:

pjesė ajo qė prijėsit i takon.

Nė krye tė popullit ia doli tė arrijė,

e ēoi nė vend drejtėsinė e Zotit,

tė tijat synime me Izraelin.”

22 Edhe pėr Danin tha:

“Zog luani ėshtė Dani

qė kėrcen majė mė majė prej Basanit!”

23 Pėr Neftaliun tha:

“Neftaliu i ngopur me hire tė Zotit,

plot do tė jetė me bekimet e tija:

det e jug janė prona e tij!”

24 Po edhe pėr Aserin tha:

“Qoftė bekuar ndėr bij Aseri!

Mė i pėlqyeshmi ndėr vėllezėrit e vet!

Kėmba e tij rėntė nė vaj!

25 Hekuri e bronzi shulat e dyerve tė tua,

sa tė jesh gjallė mos tė mungoftė siguria!”

26 “Paj nuk ka si Hyji Jezurun:

kalėron qiellin pėr tė tė ardhur nė ndihmė,

i madhėrishėm pėrmbi re!

27 Strehim ėshtė Hyji i amshueshėm

ndihmė kėtu poshtė krah i pėrhershėm.

Para teje e dėbon armikun

e urdhėron: ‘Shpartalloje!’

28 Nė paqe jeton Izraeli,

burimi i Jakobit nė vetmi

nė tokė drithi e vere

ku prej qielli rigon vesa.

29 I lumi ti, o Izrael!

Ku mund tė gjendet njė popull tjetėr

qė e shpėton Zoti prosi ty?!

Ai ėshtė shqyti qė tė mbron,

palla qė tė sjell lavdi.

Armiqtė me tė mirė do tė tė marrin,

porse ti do t’i zotėrosh.”

Kapitujt

Kapitujt