Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 34. Vdekja e Moisiut

34

1 Pra Moisiu u ngjit nga stepat e Moabit nė malin Nebo, nė majėn Fazga, pėrballė Jerikut. Dhe Zoti ia dėftoi mbarė tokėn Galaad deri nė Dan, 2 mbarė Neftaliun e tokėn e Efraimit e tė Manaseut, mbarė tokėn e Judės deri te Deti i Perėndimit, 3 Nagebin, rrafshin e luginės sė Jerikut, qytetet e palmave, deri nė Segor.

4 Zoti i tha: “Kjo ėshtė toka pėr tė cilėn iu pėrbetova Abrahamit, Izakut e Jakobit e thashė: ‘Farės sate do t’ia jap.’

E pe me sytė e tu, por kėmba jote s’do tė kalojė nė tė.”

5 Moisiu, shėrbėtori i Zotit, vdiq aty, nė dheun e Moabit, me dashje tė Zotit. 6 E varrosi nė luginė, nė tokėn e Moabit pėrballė Betfegorit. Askush, deri nė ditėn e sotme, nuk mund ia diti varrin e tij.

7 Moisiu kishte njėqind e njėzet vjet kur vdiq. As s’iu errėsua syri, as nuk e la forca.

8 Bijtė e Izraelit i bėnė gjėmė pėr tridhjetė ditė. Atėherė morėn fund ditėt e vajtimit tė Moisiut.

9 Jozuehu, biri i Nunit, ishte pėrplot me shpirtin e urtėsisė, sepse Moisiu i pati vėnė mbi kokė tė tij duart e veta. Izraelitėt e dėgjuan e vepruan ashtu sikurse Zoti i kishte urdhėruar Moisiut.

10 Askurrė mė nė Izrael nuk u ngrit njė profet porsi Moisiu, ‑ atė Zoti e ka njohur faqe‑faqas ‑ 11 pėr nga shenjat e mrekullitė qė Zoti e kishte dėrguar t’i kryente nė Egjipt, kundėr faraonit, zyrtarėve tė tij dhe mbarė tokės sė tij, 12 si dhe pėr dorė tė fortė e pėr mrekulli tė mėdha qė i bėri Moisiu nė sy tė mbarė Izraelit.

Kapitujt

Kapitujt