Kapitujt

Jozuehu: 5. Tmerri i popujve nė perėndim tė Jordanit

5

1 Kur morėn vesh tė gjithė mbretėrit e amorrenjve, qė jetonin pėrtej Jordanit, nė anėn e perėndimit, dhe mbarė mbretėrit e Kanaanit, qė zotėronin vendet e afėrta tė Detit tė Madh, se Zoti e kishte tharė ujin e Jordanit para izraelitėve derisa ta kalonin, i lėshoi krejtėsisht zemra dhe mbetėn pa frymė nga frika e izraelitėve.

Rrethprerja e izraelitėve nė Galgalė

2 Aso kohe Zoti i tha Jozuehut: “Puno thika stralli dhe rrethprej pėrsėri herėn e dytė bijtė e Izraelit!” 3 Jozuehu bėri si i urdhėroi Zoti dhe, nė malin e Zhangave, i rrethpreu bijtė e Izraelit.

4 Ja arsyeja e rrethprerjes sė dytė: i gjithė populli qė kishte dalė prej Egjiptit, sa qenė meshkuj, tė gjithė burrat luftėtarė, vdiqėn gjatė udhėtimit nė shkretėtirė. 5 Tė gjithė kishin qenė tė rrethprerė. Kurse populli qė kishte lindur nė shkretėtirė, ishte i parrethprerė. 6 Pėr dyzet vjet bijtė e Izraelit udhėtonin derisa u zhdukėn tė gjithė burrat luftėtarė, qė nuk e kishin dėgjuar zėrin e Zotit dhe tė cilėve u pėrbetua se nuk do t’ua dėftonte tokėn pėr tė cilėn u ishte betuar etėrve tė tyre se do t’ua jepte tokėn qė rrjedh qumėsht e mjaltė. 7 Nė vendin e tyre erdhėn bijtė e tyre dhe kėta i rrethpreu Jozuehu, sepse ishin siē kishin lindur, tė parrethprerė, pasi askush nuk i kishte rrethprerė gjatė udhėtimit. 8 Pasi qenė rrethprerė tė gjithė, u ndalėn nė zemėrimiė derisa tė shėroheshin.

9 Atėherė Zoti i tha Jozuehut: “Sot jua hoqa ēnderimin e Egjiptit”. Ai vend u quajt deri nė ditėn e sotme: Galgalė.

Kremtimi i Pashkėve

10 Bijtė e Izraelit zunė vend nė Galgalė, nė rrafshin e Jerikut dhe tė katėrmbėdhjetėn ditė tė muajit nė mbrėmje i kremtuan Pashkėt. 11 Prej sė nesėrmes filluan tė ushqehen me prodhimet e atij vendi, me bukė tė pabrumė e pėrvėlak kokrrash elbi tė pėrzhitur po atė ditė. 12 Tė nesėrmėn, pasi hėngrėn prej prodhimeve tė vendit, edhe mana pushoi tė bjerė. Bijtė e Izraelit nuk e pėrdorėn mė atė ushqim, por atė vit u ushqyen me prodhimet e tokės sė Kanaanit.

3. PUSHTIMI I JERIKUT

Zbulesė hyjnore

13 Kur ishte Jozuehu nė rrethinėn e Jerikut, ngriti sytė dhe pa njė njeri qė po i qėndronte pėrballė me shpatė tė nxjerrė prej millit nė dorė. Jezuehu iu afrua dhe e pyeti: “A je yni apo i kundėrshtarėve?”. 14 Ai iu pėrgjigj: “Jo, unė jam Prijėsi i ushtrisė sė Zotit dhe arrita tani... ”. 15 Jozuehu ra me fytyrė pėrdhe, e adhuroi dhe tha: “Ēfarė i urdhėron Imzoti shėrbėtorit tė vet”? 16 Prijėsi i ushtrisė sė Zotit i tha Jozuehut: “Hiqi sandalet prej kėmbėve tė tua; sepse vendi nė tė cilin qėndron, ėshtė i shenjtė”. Jozuehu bėri siē i qe urdhėruar.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jozuehu > Tmerri i popujve nė perėndim tė Jordanit