Kapitujt

Jozuehu: 8. Urdhri dhėnė Jozuehut

8

1 Atėherė Zoti i tha Jozuehut: “Mos u tremb e mos e birr guximin! Merre me vete mbarė ushtrinė e luftėtarėve! Ngrihu e shko kundėr Hajit! Ja, e lėshova nė dorėn tėnde mbretin e tij, popullin, qytetin e tokėn e tij! 2 bėj me qytetin e Hajit dhe me mbretin e tij, siē bėre me Jerikun dhe me mbretin e tij. Porse prenė e tė gjitha kafshėt merrni pėr vete. Vėr pusi prapa qytetit”!

Manovrimi i Jozuehut

3 Jozuehu dhe tė gjithė tė aftit pėr luftė u bėnė gati pėr ta sulmuar Hajin. Jozuehu zgjodhi tridhjetė mijė burra tė fortė dhe i dėrgoi natėn 4 me kėtė urdhėr: “Zini pusinė prapa qytetit, por jo fort larg tij, dhe rrini gati tė gjithė. 5 Kurse unė dhe mbarė populli tjetėr me mua do t’i afrohemi qytetit pėrballė. Kur tė dalin ata kundėr nesh, si herėn tjetėr, do t’ua kthejmė shpinėn e do tė vihemi nė ikje, 6 derisa, duke na ndjekur, tė largohen prej qytetit: do tė mendojnė se ne po ikim si herėn e parė. 7 Kėshtu, ndėrsa ne tė ikim e ata tė na ndjekin, ju dilni prej pusisė dhe pushtojeni qytetin: Zoti, Hyji juaj, do t’jua lėshojė nė dorė. 8 Kur ta keni pushtuar, digjeni: veproni sipas urdhrit tė Zotit! Ky ėshtė urdhri im”! 9 I lėshoi dhe ata shkuan nė vendin e pusisė e zunė vend ndėrmjet Betelit e Hajit, nė krah tė perėndimit tė qytetit Haj. Jozuehu atė natė e kaloi mes popullit.

10 Tė nesėrmen u ngrit herėt nė mėngjes, e numėroi popullin dhe bashkė me krerėt u nis nė krye tė ushtrisė. 11 Me tė u ngjitėn tė gjithė luftėtarėt. Kur iu afruan qytetit, zunė vend nė krahun e veriut tė qytetit. Ndėrmjet kishin njė rrafshinė. 12 Jozuehu zgjodhi rreth pesė mijė burra dhe i vendosi nė pusi ndėrmjet Betelit e Hajit, nė anėn e perėndimit tė qytetit tė Hajit. 13 Populli nguli fushimin nė anėn e veriut tė qytetit dhe prapavija e fundit ishte nė anėn e perėndimit tė tij. Jozuehu atė natė e kaloi nė mes tė fushės.

Beteja e Hajit

14 Kur e pa kėtė mbreti i Hajit, nė mėngjes herėt nxitoi e doli prej qytetit me tėrė ushtrinė e qytetit e i drejtoi aradhet nė drejtim tė Arabės dhe nuk dinte se pas shpine e kishte pusinė. 15 Kurse Jozuehu e mbarė Izraeli e lėshuan vendin dhe, duke u shtirur se po trembeshin, morėn ikjen udhės qė shpie nė shkretėtirė. 16 U bashkua mbarė populli qė ishte nė qytet pėr t’i ndjekur, dhe u vu pėr t’i ndjekur. Kur u larguan prej qytetit 17 e, pasi nuk mbeti asnjė nė qytet, nė Haj, qė nuk iu vu pas Izraelit, dhe, si e lanė qytetin me dyer tė hapura, 18 Zoti i tha Jozuehut: “Ngrije heshtėn qė ke nė dorė, kundėr qytetit tė Hajit, sepse ta lėshova nė dorė”!

19 Kur ngriti Jozuehu heshtėn nė drejtim tė qytetit, pritat qė ishin nė pusi u ngritėn dhe menjėherė vrapuan edhe e pushtuan qytetin e, pa vonuar, i dhanė zjarrin.

20 Njerėzit e qytetit qė po ndiqnin Jozuehun, kur u kthyen panė se tymi i qytetit po ngrihej deri nė qiell. Atėherė s’ditėn nga t’ia mbanin, sidomos atėherė kur ata qė kishin bėrė sikur po zmbrapsen prej frikės e po merrnin nė drejtim tė shkretėtirės, u kthyen kundėr ndjekėsve. 21 Kur Jozuehu e mbarė Izraeli panė se ishte marrė qyteti dhe po ngrihej tymi i tij, u kthyen dhe i sulmuan njerėzit e Hajit. 22 Po ashtu edhe ata qė kishin pushtuar dhe ndezur qytetin, dolėn prej qytetit kundėr tyre nė sulm dhe kėshtu armiqtė i shtinė nė mes. E kėshtu tė rrethuar nga tė dy anėt, i vranė tė gjithė dhe s’shpėtoi asnjė as duke ikur prej tėrė asaj shumice. 23 Mbretin e qytetit tė Hajit e zunė gjallė dhe ia sollėn Jozuehut.

24 Kėshtu, pra, pasi u vranė tė gjithė banorėt e Hajit, qė e kishin ndjekur Izraelin qė po ikte nė drejtim tė shkretėtirės, dhe pasi aty i prenė me shpatė, atėherė bijtė e Izraelit u kthyen nė qytet dhe me tehun e shpatės i prenė tė gjithė ata qė ndodheshin nė qytet.

25 Tė vrarėt e asaj dite, burra e gra, ishin dymbėdhjetė mijė njerėz ‑ tė gjithė prej qytetit tė Hajit.

Shfarosja dhe rrėnimi

26 Jozuehu nuk e uli dorėn, tė cilėn e pat ngritur duke shtrėnguar heshtėn, derisa u vranė tė gjithė banorėt e Hajit. 27 Vetėm bagėtitė dhe prenė e kėtij qyteti bijtė e Izraelit i ndanė ndėr vete sikurse Zoti i kishte dhėnė urdhėr Jozuehut. 28 Atėherė Jozuehu e dogji qytetin dhe e bėri rrėnojė tė pėrhershme, vend tė shkretėruar deri nė ditėn e sotme. 29 Mbretin e Hajit e vari nė njė lis deri nė mbrėmje. Nė perėndim tė diellit, Jozuehu dha urdhėr tė zbritet kufoma e tij prej lisit. Kufomėn ia hodhėn nė hyrje tė derės sė qytetit, mbi tė qitėn njė grumbull tė madh gurėsh, qė ėshtė edhe sot e kėsaj dite.

5. FLIA DHE LEXIMI I LIGJIT MBI MALIN HEBAL

Lteri me gurė tė palatuar

30 Me kėtė rast Jozuehu pėr nder tė Zotit, Hyjit tė Izraelit, ndėrtoi njė lter mbi malin Hebal, 31 ashtu si u kishte urdhėruar Moisiu, shėrbėtori i Zotit, bijve tė Izraelit dhe sikur ėshtė shkruar nė Librin e Ligjit tė Moisiut: lter prej gurėsh tė palatuar, tė paprekur me hekur. Mbi tė i kushtuan Zotit fli shkrumbimi dhe therore paqeje.

Leximi i Ligjit

32 Aty Jozuehu shkroi mbi gurė njė dysheritje tė Ligjit tė Moisiut, qė ai e kishte pasė shkruar nė praninė e bijve tė Izraelit.

33 Mbarė populli, tė parėt e tyre, udhėheqės e gjykatės, tė ardhur e vendės, qėndruan nė kėmbė nė tė dy anėt e Arkės nė praninė e priftėrinjve levitė, qė e mbartnin Arkėn e Besėlidhjes sė Zotit: njėra gjysmė pėrballė malit Garizim, e tjetra pėrballė malit Hebal, siē kishte urdhėruar Moisiu, shėrbėtori i Zotit, pėr ta bekuar sė pari popullin e Izraelit. 34 Atėherė Jozuehu i lexoi tė gjitha fjalėt e Ligjit ‑ bekimin e mallkimin ‑ krejt ashtu siē ishin tė shkruara nė librin e Ligjit. 35 Jozuehu s’la pa lexuar asnjė prej fjalėve qė kishte urdhėruar Moisiu, por i lexoi tė gjitha nė kuvendin e dheut tė mbarė Izraelit, ku ishin gratė e fėmijėt e tė ardhurit qė banonin ndėr ta.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jozuehu > Urdhri dhėnė Jozuehut