Kapitujt

Jozuehu: 11. Lidhja e mbretėrve tė Veriut kundėr Izraelit

11

1 Kur mori vesh pėr kėto gjėra Jabini, mbreti i Asorit, dėrgoi kasnecė tek Jobabi, mbreti i Madonit, te mbreti i Semeronit, te mbreti i Aksafit, 2 po ashtu edhe te mbretėrit e Veriut, qė banonin nė Malėsi dhe nė Arabė, nė jug tė Keneretit, edhe nė Sefelė dhe nė krahinat Dor, nė bregun e detit; 3 te kananenjtė nė lindje e nė perėndim, tek amorrenjtė, hetenjtė, ferezenjtė e jebusenjtė nė Malėsi, po ashtu edhe te hevenjtė qė banojnė nė rrėzė tė Hermonit, nė tokėn e Masfės.

4 Atėherė ata dolėn tė gjithė me mbarė ushtritė e tyre: njė mori e madhe pa masė si rėra qė ėshtė nė bregun e detit, me njė shumicė tė madhe kuajsh e karrocash.

Fitorja nė Merom

5 U bashkuan, pra, tė gjithė kėta mbretėr dhe sė bashku e ngulėn fushimin tek ujėrat Merom pėr tė luftuar kundėr Izraelit.

6 Atėherė Zoti i tha Jozuehut: “Mos i druaj! Sepse nesėr, mu nė kėtė orė, do t’i dėftoj tė gjithė kėta tė vrarė para Izraelit. Preju kuajve tė tyre dizgoret e karrocat digji me zjarr”.

7 Jozuehu me mbarė ushtrinė e vet u lėshua ja kundėr tyre papritmas tek ujėrat e Meromit dhe u sulėn nė ta. 8 E Zoti i lėshoi nė duar tė izraelitėve. Kėta i vranė e i ndoqėn deri nė Sidonin e Madh, nė Maserefot nė perėndim dhe deri nė fushėn e Masfės nė lindje, Dhe aq shumė i vranė, saqė s’e lanė gjallė asnjė pėr be. 9 Bėri sikurse Zoti i kishte urdhėruar: kuajve tė tyre ua preu dizgoret e karrocat i dogji.

Pushtimi i Azorit dhe i qyteteve tė tjera tė Veriut

10 Asokohe Jozuehu u kthye dhe e pushtoi Azorin. Mbretin e tij e preu me shpatė. Azori dikur kishte qenė kryeqyteti i tė gjitha kėtyre mbretėrive.

11 Vrau gjithēka ishte gjallė nė tė: asnjė s’e la gjallė as pėr be, por zhduki gjithēka deri nė shfarosje e vet qytetin e shkatėrroi me zjarr.

12 Jozuehu i pushtoi tė gjitha qytetet pėrreth e i zuri mbretėrit e tyre, i preu dhe i shkatėrroi siē kishte urdhėruar Moisiu, shėrbėtori i Zotit. 13 Megjithatė, Izraeli nuk i dogji qytetet qė ishin tė ndėrtuara mbi kodra; tė vetmin Azorin Jozuehu e dogji me zjarr. 14 Izraelitėt prenė qė kapėn nė kėto qytete, dhe gjėnė e gjallė e ndanė ndėr vete, kurse tė gjithė njerėzit i vranė, pa lėnė gjallė asnjė.

Jozuehu zbaton urdhrin qė ia kishte dhėnė Moisiu

15 Siē i kishte urdhėruar Zoti Moisiut, shėrbėtorit tė vet, po ashtu Moisiu i urdhėroi Jozuehut. Jozuehu bėri ashtu. Nuk la pa kryer asgjė prej atyre qė Zoti i kishte urdhėruar Moisiut.

16 E kėshtu Jozuehu e pushtoi mbarė kėtė vend: Malėsinė, Nagebin, mbarė tokėn Gosen, Sefelėn e Arabėn, Malėsinė e Izraelit me vėrrinė e saj. 17 Prej malit tė Shogėt qė ngrihet nė drejtim tė Seirit, deri nė Baalgad, nė fushėn e Libanit nėn bjeshkėn e Hermonit; i zuri robėr tė gjithė mbretėrit e tyre, i vrau e ua treti farėn. 18 Jozuehu luftoi njė kohė tė gjatė kundėr kėtyre mbretėrve. 19 Nuk pati asnjė qytet qė tė lidhte paqe me bijtė e Izraelit, me pėrjashtim tė Heveut qė banonte nė Gabaon: tė gjitha i pushtoi me luftė. 20 E kishte thėnė Zoti qė tė ngurtėsoheshin zemrat e tyre e tė luftonin kundėr Izraelit, qė tė binin tė vrarė e tė mos meritonin kurrfarė mėshire e tė shfaroseshin sikurse Zoti i kishte urdhėruar Moisiut.

Shfarosja e enacimėve

21 Nė atė kohė erdhi Jozuehu dhe i shfarosi enacimėt prej malit Hebron, Dabir, Anab e prej tė gjitha maleve tė Judės e tė Izraelit dhe rrafshoi qytetet e tyre. 22 Nuk la asnjė enacim nė tokėn e bijve tė Izraelit. Mbetėn vetėm nė Gazė, nė Get e nė Azoto. 23 Kėshtu pra, Jozuehu e pushtoi mbarė dheun, sikurse Zoti i kishte thėnė Moisiut, dhe ua dha pėr pronė bijve tė Izraelit, sipas fiseve tė tyre. Dhe vendi pushoi nga luftėrat.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jozuehu > Lidhja e mbretėrve tė Veriut kundėr Izra...