Kapitujt

Jozuehu: 12. Mbretėrit e mundur nė lindje tė Jordanit

12

1 Kėta janė mbretėrit qė bijtė e Izraelit i mundėn dhe ua pushtuan tokėn pėrtej Jordanit, nė lindje tė diellit, qė nga pėrroi Arnon deri nė malin Hermon dhe mbarė krahinėn lindore tė Arabės.

2 Sehoni, mbreti i amorrenjve qė banonte nė Hesebon. Ai sundonte prej Aroerit, qė ėshtė i ndėrtuar nė bregun e pėrroit Arnon, pėrmes fushės deri nė gjysmėn e Galaadit deri nė pėrroin Jabok, i cili ėshtė kufi me bijtė e Amonit; 3 nė lindje ishte Araba deri nė detin e Keneretit e deri nė Detin e Kripur nė rrugė pėr krahinėn e lindjes qė shpie nė Betiesimot e pėrtej nė jug deri nė rrėzė tė Fazgės.

4 Me tė kufizohej edhe Ogu, mbreti i Basanit, njėri prej rafaimėve tė fundit. Banonte nė Astarot e nė Edrai. Sundonte malet e Hermonit, nė Salekė e mbarė Basanin deri nė kufijtė 5 e Gesurit e tė Mahatit dhe gjysmėn e Galaadit deri nė kufi me Sehonin, mbretin e Hesebonit. 6 Moisiu, shėrbėtori i Zotit, dhe izraelitėt i kishin mundur. Tokėn e tyre Moisiu ua dha pėr pronė rubenajve, gadajve dhe gjysmės sė fisit tė Manaseut.

Mbretėrit e mundur nė perėndim tė Jordanit

7 Kėta janė mbretėrit e vendit qė i mundi Jozuehu e bijtė e Izraelit, pėrtej Jordanit, nė anėn e perėndimit, prej Baalgadit nė fushėn e Libanit deri nė Malin e Shogėt qė ngrihet drejt Seirit; kėtė Jozuehu ua dha pėr pronė fiseve tė Izraelit, secilit pjesėn e vet, 8 nė Malėsi, nė Sefelė, nė Arabė, nė rrafshnaltė, nė shkretėtirė e nė Nageb: Heteun, Amorreun, Kananeun, Ferezeun, Heveun e Jebuzeun:         9 mbreti i Jerikut, njė;     mbreti i Hajit, afėr Betelit, njė,

10 mbreti i Jerusalemit, njė;          mbreti i Hebronit, njė;    

11 mbreti i Jerimotit, njė;  mbreti i Lakisit, njė;       

12 mbreti i Eglonit, njė;                mbreti i Gazerit, njė;

13 mbreti i Dabirit, njė;                 mbreti i Gaderit, njė;

14 mbreti i Hermės, njė;               mbreti i Heredit, njė;

15 mbreti i Lebnės, njė;                mbreti i Odulamit, njė;

16 mbreti i Macedės, njė;             mbreti i Betelit, njė;

17 mbreti i Tapfuasė, njė; mbreti i Oferit, njė;        

18 mbreti i Afekut, njė;                 mbreti i Saronit, njė;

19 mbreti i Madonit, njė;               mbreti i Azorit, njė;        

20 mbreti i Semeronit, njė;           mbreti i Aksafit, njė;      

21 mbreti i Tenakut, njė;               mbreti i Magedos, njė;

22 mbreti i Kadesit, njė;               mbreti i Jeknaamit nė Karmel, njė;          

23 mbreti i Dorit nė krahinėn e Dorit, njė; mbreti i popujve tė Galgalės, njė;  

24 mbreti i Tersės, njė;

gjithsej mbretėr: tridhjetė e njė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jozuehu > Mbretėrit e mundur nė lindje tė Jordanit