Kapitujt

Jozuehu: 15. Fisi i Judės

15

1 Shorti i fisit tė bijve tė Judės sipas vėllazėrive, qe ky: nė anėn e kufirit tė Edomit drejt shkretėtirės Sin, pėrballė Nagebit, deri nė skajin e fundit tė jugut. 2 Kufiri i tyre i jugut shkonte nga maja e Detit tė Kripur e prej gjiut tė tij qė ka nė jug. 3 Del pastaj pėrballė pėrpjetės Akrabim, kalon nė Sin dhe nė mesditė ngjitet nė Kadesbarne, mbėrrin nė Esron, ngjitet nė Adas e kthen nė Karkė. 4 Prej kėndej duke pėrshkuar Asemonėn, mbėrrin te pėrroi i Egjiptit e del sė fundi nė Detin e Madh: ky ėshtė kufiri juaj i jugut. 5 Nė lindje kufi ėshtė Deti i Kripur deri ku derdhet Jordani. Kufiri i veriut fillon nga gjiri i detit e derdhja e Jordanit. 6 Prej kėtu kufiri ngjitej drejt Betaglės, vazhdon nė veri tė Betarabės, kapej te Guri Boen, tė birit tė Rubenit, 7 ngjitej nė Dabir nga lugina Akor dhe bėnte bėrryl kundėr veriut te Galiloti ‑ domethėnė rrethet ‑, qė janė pėrballė pėrpjetės Adomim, qė ėshtė nė jug tė pėrroit, kalon ujėrat qė quhen Burimi i Diellit dhe mbaron te burimi Rogel. 8 Prej kėndej ngjitej nėpėr luginėn Benenom, nė anė tė Jebuseut ‑ qė ėshtė Jerusalemi ‑ nė jug. Nga kėtu ngjitej drejt e nė majė tė malit qė ėshtė pėrballė luginės Enon nė anėn e perėndimit e nė skajin e fundit tė veriut tė luginės sė Rafaimit. 9 Kalon prej majės sė malit deri te burimi i ujit Neftoja e mbėrrin deri te fshatrat e malit Efron e zbret nė Baalė, qė ėshtė Kariatiarimi. 10 Prej Baalės kthen kundėr perėndimit deri te mali Seir, kah veriu kalon pėrbri krahut tė malit Jarim ‑ d. m. th. Keslonit ‑ dhe zbret nė Betsames, kalon nė Tamnė 11 dhe mbėrrin nė anėn veriore tė Akaronit, zbret nė Sekron dhe e kalon malin Baalė, mbėrrin nė Jebneel e merr fund nė det. Kufiri perėndimor ėshtė Deti i Madh.

12 Kėta janė kufijtė rreth tokės sė bijvet tė Judės sipas vėllazėrive tė tija.

Bijtė e Kalebit e pushtojnė Hebronin

13 Kalebit, tė birit Jefoneut i dha pjesė nė mes tė bijve tė Judės, siē i urdhėroi Zoti Jozuehut nė Kariatarbe /d. m. th. qyteti i Arbeut/, trungut tė Enakut, e ky ėshtė Hebroni. 14 Kalebi i zhduku tre bijtė e Enakut: Sesain, Ahimanin e Tolmain, pasardhėsit e Enakut. 15 Prej andej u ngjit kundėr banorėve tė Dabirit, qė mė parė quhej Kariatsefer /d. m. th. Qyteti i Letrarėve/. 16 Kalebi tha: “Kush ta godasė Kariatseferin e ta pushtojė, unė do t’i jap time bijė, Aksėn, pėr grua.” 17 E pushtoi Otonieli, djali i Cenezit, tė vėllait tė Kalebit. Edhe Kalebi i dha vajzėn e vet Aksėn pėr grua. 18 Kjo, kur u martua, ia mbushi mendjen burrit tė vet, t’i kėrkojė t’et njė arė. Ajo zbriti nga gomari e Kalebi e pyeti: “Ēfarė ke”? 19 Atėherė ajo iu pėrgjigj: “Mė beko! Ti mė dhe Negebin e thatė, ma shto ndonjė tokė me ujė”. Atėherė Kalebi i dha Burimet e sipėrme e tė poshtme.

20 Kjo qe toka e fisit tė bijve tė Judės sipas vėllazėrive tė tija.

Toponimet e vendbanimit tė fisit tė Judės

21 Qytetet nė pronat skajore tė bijve tė Judės gjatė kufirit tė Edomit nė Nageb, ishin:

Kapseeli, Ederi e Jaguri, 22 Cina, Dimona e Adada, 23 Kadesi, Asori, Jetnani, 24 Zifi, Telemi, Baloti, 25 Asorhadata, Karioti, Hesroni ‑ d. m. th. Asori ‑ 26 Amami, Sama, Molada, 27 Asergada, Hasemoni, Betfeleti, 28 Asersuali, Bersabeeja, Baziotia, 29 Baala, Jimi, Esemi, 30 Eltoladi, Cezili e Harma, 31 Sicelegu, Medemena, Sensena, 32 Lebaoti, Selimi dhe Enremoni: gjithsej: njėzet e nėntė qytete me fshatrat e tyre.

33 Kurse nė Vėrri:

Estaoli, Saraa, Asena, 34 Zanoeja, Enganimi, Tapfua, Enaimi, 35 Jerimoti, Adulami, Sokoja, Azeka, 36 Saraimi, Aditaimi, Gedera, Gedero‑ taimi: katėrmbėdhjetė qytete me fshatrat e tyre.

37 Sanani, Hadasa, Magdalgadi, 38 Deleani, Masfa, Jeceteli, 39 Lakisi, Baskati, Egloni, 40 Keboni, Lehemasi, Cetlisi, 41 Gideroti, Betdagoni, Naama, Maceda: gjashtėmbėdhjetė qytete me fshatrat e tyre:

42 Labana, Eteri, Asani, 43 Jefta, Esna, Nesibi, 44 Cejla, Akzibi, Maresa; nėntė qytete me fshatrat e tyre.

45 Akaroni me qyteza e fshatra tė tij. 46 Prej Akaronit deri nė det, gjithēka gjendet pėrbri Azotit me fshatrat e tij. 47 Azoti me qyteza e me fshatra tė tij, Gaza me qyteza e fshatra tė saj deri nė pėrroin e Egjiptit e nė Detin e Madh, qė ėshtė kufiri.

48 Nė Malėsi:

Samiri, Jeteri, Sokoja, 49 Dana, Kariatsena ‑ d. m. th. Dabiri, 50 Anabi, Estemoja, Animi, 51 Goseni, Oloni, Giloja: njėmbėdhjetė qytete me fshatrat e tyre.

52 Arabi, Duma, Esaani, 53 Janumi, Bettafua, Afeka, 54 Amata, Kariatarbeja ‑d. m. th. Hebroni‑, Siori: nėntė qytete me fshatrat e tyre.

55 Maoni, Karmeli, Zifi, Jota, 56 Jezraeli, Jukadami, Zanoeja, 57 Akaini, Gabaa, Tamna: dhjetė qytete me fshatrat e tyre.

58 Halhuli, Betsuri, Gedori, 59 Mareti, Betanoti, Eltekoni: gjashtė qytete me fshatrat e tyre.

Tekueja, Efrata, ‑d. m. th. Betlehemi‑, Fegori, Etami, Kuloni, Tatami, Soresi, Karemi, Galimi, Beteri, Manahati: njėmbėdhjetė qytete me fshatrat e tyre.

60 Kariatbaali ‑ d. m. th. Kariatiarimi /Qyteti i Pyjeve/ ‑ dhe Areba: dy qytete me fshatrat e tyre.

61 Nė Shkretėtirė:

Betaraba, Medini, Sakaka, 62 Nebsani, Qyteti Salis e Engadi: gjashtė qytete dhe fshatrat e tyre.

63 Bijtė e Judės nuk mund i dėbuan jebusenjtė qė jetonin nė Jerusalem. Kėshtu jebusenjtė banojnė sė bashku me bijtė e Judės nė Jerusalem deri nė ditėn e sotme.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jozuehu > Fisi i Judės