Kapitujt

Jozuehu: 16. Fisi i Efraimit

16

1 Me short u ra bijve tė Jozefit toka

prej Jordanit pėrballė Jerikut, tek ujėrat e tij nė lindje, shkretėtira qė ngjitet prej Jerikut nė malin e Betelit 2 dhe del nga Betel Luzi e kalon nėpėr kufi tė arakitėve nė Atarot 3 dhe zbret nė perėndim nė kufi tė Jefletit deri nė kufi tė Betoronit tė Poshtėm dhe tė Gazerit. Tokat e tyre marrin fund me Detin e Madh. 4 Bijtė e Jozefit, Manaseu dhe Efraimi, i morėn kėto pėr trashėgimin e vet.

5 Pjesa e trashėgimit tė bijve tė Efraimit, sipas vėllazėrive tė tyre, ishte: kufiri i pronės sė tyre nė krahun e lindjes shkonte prej Atarotadarit deri nė Betoronin e Sipėrm. 6 Prej kėndej shtrihej deri nė det, prej Makmetatit merrte nė veri e pastaj sillej nė lindje nė Tanatselon e pėrshkon prej lindjes nė Janoe. 7 Prej Janoesė zbret nė Atarot e nė Naaratė dhe arrin nė Jerik dhe prek nė Jordan. 8 Prej Tapfuasė kufiri kalonte nė perėndim nė pėrruan Kana e dilte nė det: kjo ėshtė prona e fisit tė bijve tė Efraimit sipas vėllazėrive tė tija. 9 Bijtė e Efraimit i kishin tė gjitha kėto qytete me fshatrat e tyre si edhe disa qytete tė ndara nė mes tė pronės sė bijve tė Manaseut.

10 Bijtė e Efraimit nuk i vranė kananenjtė qė banonin nė Gazer. Kananenjtė banuan nė mes tė Efraimajve deri nė ditėn e sotme si robėr pune.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jozuehu > Fisi i Efraimit