Kapitujt

Jozuehu: 24. Kuvendi i Dheut nė Sikėm

24

1 Jozuehu i bashkoi tė gjitha fiset e Izraelit nė Sikem dhe i grishi pleqtė, prijėsit, gjyqtarėt dhe udhėheqėsit. Kėta qėndruan nė praninė e Hyjit. 2 Atėherė Jozuehu iu drejtua mbarė popullit kėshtu:

“Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: ‘Dikur, moti, etėrit tuaj, Tarehu, baba i Abrahamit e i Nakorit, jetonin pėrtej Lumit dhe u shėrbenin hyjnive tė huaja. 3 Prandaj unė e mora Abrahamin, babain tuaj, prej tokės sė Mesopotamisė, e shpura nėpėr mbarė tokėn e Kanaanit dhe e shumova farėn e tij. 4 Ia dhurova Izakun. Izakut pastaj i fala Jakobin dhe Ezaun. Prej tyre, Ezaut i dhashė pėr pronė bjeshkėt e Seirit, kurse Jakobi e bijtė e tij zbritėn nė Egjipt.

5 Atėherė dėrgova Moisiun e Aronin dhe e godita Egjiptin me shenja tė mrekullueshme qė i bėra nė mesin e tij e pastaj ju nxora prej andej. 6 Unė i nxora etėrit tuaj prej Egjiptit dhe arritėt deri te deti. Egjiptianėt i ndoqėn etėrit tuaj me karroca e me kalorėsi deri te Deti i Kuq. 7 Ata kėrkuan ndoren e Zotit dhe Ai lėshoi terrin ndėrmjet jush dhe egjiptianėve dhe shtyri mbi ta detin qė i mbuloi. Patė me sytė tuaj ēfarė bėra nė Egjipt. Pastaj jetuat nė shkretėtirė pėr njė kohė tė gjatė.

8 Pastaj ju priva e ju prura nė tokėn e Amorreut, qė banonte pėrtej Jordanit. Ata luftuan kundėr jush, por unė i lėshova nė duar tuaja, jua pushtuat tokėn dhe ata i vratė. 9 U ngrit Balaku, biri i Seforit, mbreti i Moabit, dhe luftoi kundėr Izraelit. Ēoi e thirri Balaamin, birin e Beorit, qė t’ju mallkonte. 10 Por unė nuk desha t’ia vija veshin atij, por pėrkundrazi, iu desh t’ju bekojė dhe ju shpėtova prej duarve tė tija.

11 E kaluat Jordanin dhe mbėrritėt tek Jeriku. Kundėr jush luftuan trimat e atij qyteti ‑ Amorreu. Ferezeu, Kananeu, Heteu, Gergezeu, Heveu e Jebuzeu dhe unė qeshė ai qė jua lėshova nė dorė. 12 I lėshova para jush grethat dhe i bėnė tė dalin para jush ‑ dy mbretėrit e amorrenjve ‑ jo nė saje tė shpatės e tė harkut tėnd! 13 Unė jua dhashė tokėn qė nuk e keni punuar, qytetet qė nuk i keni ndėrtuar e banoni nė to; ju dhashė vreshta e ullishta qė nuk i mbollėt, e po hani prej tyre”!

Izraeli zgjedh Zotin

14 “Tani, pra, druani Zotin e shėrbejini Atij me zemėr tė pėrsosur e plotėsisht besnike! Flakni tej zotat tė cilėve u shėrbyen etėrit tuaj nė Mesopotami e nė Egjipt dhe shėrbejini Zotit! 15 Por, nė qoftė se u duket punė e ligė qė t’i shėrbeni Zotit, zgjidhni ju sot se kujt doni t’i shėrbeni: zotave tė cilėve u shėrbyen tė parėt tuaj nė Mesopotami, apo zotave tė amorrenjve, nė tokėn e tė cilėve banoni. Sa pėr mua e pėr shtėpinė time, ne do t’i shėrbejmė Zotit”!

16 Populli u pėrgjigj:

“Zoti mos e thėntė qė ta lėmė Atė e t’u shėrbejmė zotave tė huaj! 17 Zoti, Hyji ynė, Ai na nxori ne dhe etėrit tanė nga toka e Egjiptit, prej shtėpisė sė skllavėrimit. Ndėr sy tanė bėri shenja mrekullisht tė mėdha dhe na ruajti nė ēdo udhė ngado kaluam dhe nė mes tė gjithė popujve, ndėr tė cilėt kaluam. 18 Pastaj, Zoti i dėboi para nesh tė gjithė kėta popuj, posaēerisht amorrenjtė, banorėt e kėtij vendi, nė tė cilin hymė ne. Pra, edhe ne do t’i shėrbejmė Zotit, sepse Ai ėshtė Hyji ynė”!

19 Atėherė Jozuehu i tha popullit:

“Ju nuk do tė mund t’i shėrbeni Zotit. Ai ėshtė Hyj i shenjtė, Hyj ziliqar qė s’mund t’i durojė dot paudhėsitė e mėkatet. 20 Nėse do ta lini Zotin e do t’u shėrbeni zotave tė huaj, Ai do tė kthehet kundėr jush, do t’ju ndėshkojė e do t’ju shpartallojė, pasi ju ka bėrė gjithė ato tė mira”.

21 Populli i tha Jozuehut: “Assesi! Ne do t’i shėrbejmė Zotit”!

22 Atėherė Jozuehu i tha popullit: “Pra, ju vetė jeni dėshmitarė kundėr vetvetes, se ju vetė e zgjodhėt Zotin pėr t’i shėrbyer”.

U pėrgjigjėn: “Jemi dėshmitarė”!

23 Jozuehu shtoi: “Hiqni pra, tani, zotat e huaj qė janė ndėr ju, dhe ktheni zemrat tuaja te Zoti, Hyji i Izraelit!

24 E populli iu pėrgjigj Jozuehut: “Do t’i shėrbejmė Zotit, Hyjit tonė, dhe do t’i dėgjojmė urdhėrimet e tija”.

Besėlidhja e Sikemit

25 Kėshtu, pra, Jozuehu nė kėtė ditė lidhi me popull Besėlidhjen nė Sikem. Caktoi ligje dhe rregullore. 26 Atėherė kėto fjalė i shėnoi nė Librin e Ligjit tė Hyjit. Pastaj mori njė gur tejet tė madh dhe e vendosi aty nėn qarr, qė ishte nė Shenjtėroren e Zotit, 27 dhe i tha mbarė popullit: “Ja, ky gur le tė jetė dėshmitar kundėr jush, sepse i dėgjoi tė gjitha fjalėt e Zotit qė i tha ndėr ne, qė mė vonė tė mos keni se si ta mohoni e tė gėnjeni Zotin, Hyjin tuaj”.

28 Atėherė e la popullin tė shkojė secili nė pronėn e vet.

4. SHTOJCĖ

Vdekja e Jozuehut

29 Pas kėtyre ngjarjeve vdiq Jozuehu, i biri i Nunit, shėrbėtori i Zotit, njėqind e dhjetė vjetėsh. 30 E varrosėn nė pronėn e tij nė Tamnatsare, qė ėshtė nė malet e Efraimit, nė anėn veriore tė malit Gaas.

31 Izraeli i shėrbeu Zotit gjatė gjithė ditėve tė jetės sė Jozuehut dhe tė pleqve, tė cilėt jetuan njė kohė tė gjatė pas Jozuehut dhe tė cilėt i njohėn tė gjitha veprat e Zotit, qė i bėri Izraelit.

Eshtrat e Jozefit. Vdekja e Eleazarit

32 I varrosėn edhe eshtrat e Jozefit, qė i sollėn bijtė e Izraelit prej Egjiptit nė Sikem, nė pjesėn e arės qė e kishte blerė Jakobi prej bijve tė Hemorit, babait tė Sikemit, pėr njėqind para argjendi dhe ishte pjesė e pronės sė bijve tė Jozefit.

33 Vdiq po ashtu edhe Eleazari, biri i Aronit. E varrosėn nė Gabaanė e Fineesit, birit tė tij, qė i qe dhėnė atij nė malin e Efraimit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jozuehu > Kuvendi i Dheut nė Sikėm