Kapitujt

Gjyqtarėt: 2. Engjėlli i Zotit u paralajmėron izraelitėve tė vėshtira

2

1 Engjėlli i Zotit erdhi prej Galgalės nė Bokim e tha: “Ju nxora prej Egjiptit dhe ju solla nė tokėn pėr tė cilėn iu pėrbetova etėrve tuaj se do t’ua jap. Kam pasė premtuar se nuk do ta prish besėlidhjen time me ju pėr amshim, 2 por me kusht qė tė mos lidhni marrėveshje me banorėt e kėtij vendi, por t’ua rrėnoni lterėt e tyre. Po ju nuk deshėt tė dėgjonit zėrin tim. Pse vepruat kėshtu? 3 Pėr kėtė arsye nuk desha t’i dėboj para fytyrės suaj qė tė jenė pėr ju lak e zotat e tyre shkatėrrim”.

4 Ndėrsa engjėlli i Zotit po i fliste kėto fjalė para tė gjithė bijve tė Izraelit, ata e lartėsuan zėrin e vet dhe qanė. 5 Ai vend u quajt Bokim /d. m. th. Vendi i Vajtuesve/. Aty i kushtuan Zotit therore.

HYRJA E DYTĖ

VĖSHTRIM I PĖRGJITHSHĖM LIDHUR ME PERIUDHĖN E GJYQTARĖVE

Fundi i jetės sė Jozuehut

6 Atėherė Jouzehu e nisi popullin tė shkojė dhe bijtė e Izraelit shkuan secili nė pronėn e vet pėr ta marrė nė trashėgim tokėn. 7 I shėrbyen Zotit gjatė gjithė jetės sė Jozuehut e tė pleqve qė jetuan njė kohė tė gjatė pas tij e qė i kishin parė tė gjitha veprat e mėdha tė Zotit, qė i kishte bėrė pėr Izraelin. 8 Vdiq Jozuehu, biri i Nunit, shėrbėtori i Zotit, njėqind e dhjetė vjeē, 9 dhe e varrosėn nė pronėn e tij nė Tamnatares, nė malin e Efraimit, nė anėn veriore tė malit Gaas.

10 Po edhe mbarė ajo brezni u bashkua me etėrit e vet dhe lindėn tė tjerė pas tyre qė nuk e njihnin Zotin as veprėn qė kishte bėrė pėr Izraelin.

Pabesnikėria dhe ndėshkimi i brezave tė pastajmė

11 Atėherė bijtė e Izraelit bėnė ē’ėshtė e keqe para syve tė Zotit e u shėrbyen baalėve 12 dhe e lanė Zotin, Hyjin e etėrve tė vet, qė i kishte nxjerrė prej tokės sė Egjiptit. Shkuan pas zotėve tė huaj, pas zotėve tė popujve qė banojnė pėrreth tyre, i adhuruan ata dhe bėnė tė hidhėrohet Zoti 13 duke e lėnė atė e duke i shėrbyer Baalit e Astarotit. 14 Zoti u hidhėrua dhe i lėshoi nė duart e cubave qė i plaēkitėn. Ua shiti armiqve tė tyre qė banonin pėrreth dhe nuk qenė tė zotėt t’u qėndrojnė pėrballė armiqve tė vet. 15 Ngado donin t’ia mbanin, dora e Zotit ishte mbi ta pėr tė zezėn e tyre, siē u kishte thėnė dhe u ishte pėrbetuar. Ishin s’ka si mė zi.

Gjyqtarėt. Nuk ka kthim tė qėndrueshėm

16 Atėherė Zoti u ngriti gjyqtarėt qė t’i shpėtonin nga dora e atyre qė i plaēkitnin. 17 Por izraelitėt nuk donin t’i dėgjonin as ata, lavirėsonin me hyjni tė huaja dhe i adhuronin ato. Shpejt e lanė rrugėn nėpėr tė cilėn ecėn etėrit e tyre qė i mbanin urdhėrimet e Zotit. Kėta bėnė gjithēka nė kundėrshtim. 18 Kur Zoti u ngrinte gjyqtarėt, Zoti ishte me gjyqtarin dhe i ēlironte prej dorės sė armiqėve tė tyre gjatė tėrė kohės sė gjyqtarit, sepse Zoti prekej nė zemėr dhe i dėgjonte rėnkimet e tė ndrydhurve. 19 Por, porsa vdiste gjyqtari, ata pėsėri binin nė paudhėsi edhe mė tė liga e bėnin edhe mė keq seē kishin bėrė etėrit e tyre, duke i ndjekur hyjnitė e huaja, duke u shėrbyer atyre e duke i adhuruar: nuk iu shmangėn veprave tė veta as udhės sė vet tė mbrapshtė, nėpėr tė cilėn e kishin bėrė zakon tė ecnin.

Arsyet pse qėndruan ndėr ta disa kombėsi tė huaja

20 Flakė atėherė u ndez hidhėrimi i Zotit kundėr Izraelit e tha: “Pasi ky popull e shkeli Besėlidhjen time, qė e kisha lidhur me etėrit e tyre, dhe pėrbuzėn ta dėgjojnė zėrin tim, 21 as unė nuk do t’i shpėrngul popujt qė i la Jozuehu pasi vdiq 22 me qėllim qė t’i vė nė provė izraelitėt me anė tė tyre nėse do ta ruajnė udhėn e Zotit e do tė ecin nėpėr tė, siē e ruajtėn etėrit e tyre, ose jo”.

23 Kjo pra, ishte arsyeja qė Zoti i la kėta popuj e nuk i dėboi me tė shpejtė, as nuk i lėshoi nė duar tė Jozuehut.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Gjyqtarėt > Engjėlli i Zotit u paralajmėron izraelit...