Kapitujt

Gjyqtarėt: 3. Popujt qė mbijetuan

3

1 Kėta janė popujt qė Zoti la pa i zhdukur pėr tė mėsuar izraelitėt, tė gjithė ata qė nuk i sprovuan luftėrat e kanaanėve. 2 Qėllimi ishte qė tė mėsonin tė luftonin me armiq bijtė e Izraelit ‑ brezat qė nuk e kishin sprovuar mjeshtėrinė e luftės ‑:

3 mbetėn pesė princa filistenj, tė gjithė kananenjtė, sidonasit, e hevenjtė, qė banonin nė malet e Libanit prej malit Baalhermon deri nė hyrje tė Ematit. 4 Bėri kėshtu pėr t’i vėnė nė provė izraelitėt nėse do t’i dėgjojnė urdhėrimet e Zotit qė u kishte urdhėruar etėrve tė tyre me anė tė Moisiut apo s’do t’i dėgjojnė. 5 Kėshtu bijtė e Izraelit jetuan sė bashku me kananenj, hetenj, amorrenj, ferezenj, hevenj e jebusenj, 6 i morėn pėr gra bijat e tyre, po edhe ata u dhanė pėr gra atyre bijat e veta dhe u shėrbyen zotėve tė tyre.

HISTORIA E GJYQTARĖVE

1. OTONIELI

7 Izraelitėt bėnė tė keqen ndėr sy tė Zotit: e harruan Zotin, Hyjin e vet, e i shėrbyen Baalit dhe Astarotit. 8 Zoti u hidhėrua nė Izraelin dhe i lėshoi nė dorė tė Kusanrasataimit, mbretit tė Mesopotamisė, dhe i shėrbyen atij pėr tetė vjet.

9 Izraelitėt i lėshuan kushtrimin Zotit dhe Ai u ngriti shpėtimtarin qė i ēliroi, Otonielin, d. m. th. birin e Cenezit, vėllanė e vogėl tė Kalebit. 10 Shpirti i Zotit qe nė tė dhe u bė gjyqtar i Izraelit. Ai nisi luftėn dhe Zoti nė dorėn e tij lėshoi Kusanrasataimin, mbretin e Mesopotamisė, dhe ngadhė -njeu mbi tė.

11 Vendi pati paqe pėr dyzet vjet.

2. AODI

Pasi vdiq Otonieli, biri i Cerezit, 12 izraelitėt filluan pėrsėri tė bėjnė tė keqen ndėr sy tė Zotit. Zoti i dha fuqi kundėr tyre Eglonit, mbretit tė Moabit, sepse bėnė tė keqen para syve tė Zotit. 13 Egloni u bashkua me bijtė e Amonit e tė Amalekut, e sulmoi dhe e mundi Izraelin dhe e pushtoi qytetin e Palmave. 14 Bijtė e Izraelit i shėrbyen Eglonit, mbretit tė Moabit, tetėmbėdhjėtė vjet.

15 Atėherė izraelitėt i lėshuan kushtrimin Zotit e Zoti u ngriti shpėtimtarin, Aodin, birin e Gerės, prej Beniaminit, qė pėrdoronte tė majtėn nė vend tė sė djathtės. Izraelitėt e dėrguan atė t’ia ēonte tatimet Eglonit, mbretit tė Moabit. 16 Aodi punoi pėr vete njė thikė me dy tehe, tė gjatė njė pėllėmbė dore dhe e ngjeshi nėn petka, nė ijė tė djathtė 17 dhe ia ēoi tatimet Eglonit, mbretit tė Moabit. Egloni ishte shumė i majmė. 18 Pasi ia dorėzoi tatimet, i nisi tė shkojnė shokėt qė i kishin mbartur 19 dhe u kthye prej Galgalės, ku ishin idhujt, e i tha mbretit: “Kam pėr tė tė thėnė njė fjalė nė vesh, o mbret”. Mbreti urdhėroi heshtjen. Ata qė ishin pėrreth, shkuan. 20 Aodi kishte hyrė tek ai i cili po rrinte nė dhomėn e freskėt verore qė ishte vetėm pėr tė, dhe i tha: “Kam pėr tė tė thėnė fjalėn e Hyjit”. Ky u ngrit vrik prej fronit. 21 Atėherė Aodi e shtriu dorėn e majtė dhe nxori thikėn prej ijės sė djathtė tė vet dhe ia nguli nė bark 22 aq rreptė, saqė edhe dorėza u fut krejtėsisht nė plagė dhe e shtrėngoi dhjami i majmė. Dhe as qė e nxorri thikėn, por, ashtu siē e goditi, ia la nė trup. Vrik prej varrės i doli uti. 23 Aodi doli nė ja, mbylli pas vetes derėn e dhomės, i vuri shulin. 24 Pasi doli Aodi, erdhėn shėrbėtorėt e mbretit dhe, pasi panė se dyert e dhomės ishin tė mbyllura, thanė: “Me siguri do tė ketė dalė pėr vehte nė dhomėn e freskėt”. 25 Pritėn gjatė derisa filluan tė shqetėsohen e, kur panė se nuk po e hapte derėn, morėn ēelėsin dhe, kur e hapėn, patėn ē’tė shihnin: zotėriu i shtrirė pėrtokė i vdekur!

26 E, ndėrsa ata po prisnin, Aodi kishte ikur, i kaloi Idhujt, nga ishte kthyer, dhe arriti nė Seirė. 27 Posa arriti, doli nė malin e Efraimit e i ra borisė. Bashkė me tė zbritėn izraelitėt. Ai u shkonte gjithkund nė ballė. 28 Ai u tha: “Ejani pas meje, sepse Zoti jua lėshoi armiqtė tuaj moabitėt nė duart tuaja!” Zbritėn bashkė me tė dhe i zunė vatė e kalimit tė Jordanit pėr nė Moab dhe nuk lanė tė kalojė askush. 29 Me atė rast i vranė rreth dhjetė mijė moabitė, njėri mė burrė i fortė se tjetri. Asnjė prej tyre nuk mundi t’u shpėtojė. 30 Qe pėrulur atė ditė Moabi nėn dorėn e Izraelit dhe vendi pati qetėsi pėr tetėdhjetė vjet.

3. SAMGARI

31 Pas kėtij qe Samgari, biri i Anatit, i cili me njė hosten qesh i vrau gjashtėqind burra filistenj. Kėshtu edhe ky i shpėtoi izraelitėt.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Gjyqtarėt > Popujt qė mbijetuan