Kapitujt

Gjyqtarėt: 4. Debora e baraku

4

1 Rifilluan, pra, bijtė e Izrealit tė bėjnė tė keqen para syve tė Zotit pas vdekjes sė Aodit. 2 Zoti i lėshoi nė duar tė Jabinit, mbretit tė Kanaanit, qė mbretėronte nė Asor. Pėr prijės tė ushtrisė sė vet kishte Sisarėn i cili jetonte nė Harosetin Pagan.

3 Izraelitėt i lėshuan kushtrimin Zotit. E Jabini kishte nėntėqind karroca hekuri dhe pėr njėzet vjet i ndrydhte pa mėshirė izraelitėt.

Debora

4 Asokohe ishte nė Izrael gjyqtare njė grua, profetesha Deborė, gruaja e Lapidotit. 5 Ajo rrinte nėn Palmėn e Deborės ndėrmjet Ramės e Betelit, nė Malėsinė e Efraimit. Tek ajo shkonin izraelitėt pėr ēėshtje pleqėrie. 6 Ajo ēoi tė thėrrasė Barakun, birin e Abinoemit prej Cedesit tė Neftaliut, dhe i tha: “Tė ka urdhėruar Zoti, Hyji i Izraelit: Shko e sille ushtrinė nė malin e Taborit. Merri me vete dhjetė mijė luftėtarė prej bijve tė Neftaliut e bijve tė Zabulonit. 7 Unė do ta dėrgoj kundėr teje, nė vendin e pėrroit Cison, Sisarėn, prijėsin e ushtrisė sė Jabinit, karrocat e tija dhe mbarė aradhet e tija dhe do ta lėshoj nė duart tua.” 8 Baraku iu pėrgjigj: “Nėse vjen ti me mua, shkoj; po s’erdhe ti me mua, unė nuk do tė nisem”.

9 Ajo i tha: “Do tė vij, po, me ty; por kėsaj here nderi nuk do tė mbesė ty! Sepse Zoti do t’a lėshojė Sisarėn nė dorėn e njė gruaje”.

U ngrit, pra, Debora dhe shkoi me Barakun nė Cedes. 10 Baraku i thirri Zabulonajt e Neftaliajt nė Cedes dhe u nis me dhjetė mijė luftėtarė. Me tė ishte edhe Debora.

Haberi Cineas

11 Haberi cineas ishte ndarė prej cineasish tė tjerė vėllezėr, bijtė e Hobabit, kunatit tė Moisiut dhe e kishte ngulur tendėn tek Qarri i Saananimit, pėrbri Cedesit.

Shpartallimi i Sisarės

12 Edhe Sisarėn e lajmėruan se kishte dalė nė malin Tabor Baraku, i biri Abinoemit.

13 Sisara i bashkoi tė gjitha nėntėqind karrocat e hekurta dhe mbarė ushtrinė qė ishte me tė qė prej Harosetit Pagan deri nė pėrruan Cison.

14 Debora i tha Barakut: “Ngrihu: erdhi dita kur Zoti po ta lėshon nė dorė Sisarėn! Ja, vetė Zoti po tė prin”!

Zbriti, pra, Baraku prej malit tė Taborit e me tė edhe dhjetė mijė luftėtarėt. 15 E Zoti ia futi frikėn Sisarės, mbarė karrocave dhe ushtrisė sė tij prej shpatės sė Barakut, aq sa Sisara zbriti prej karroce e iku kėmbė, 16 e Baraku i ndoqi karrocat e mbarė ushtrinė deri nė Harosetin Pagan dhe mbarė ushtria qe prerė deri nė shfarosje.

Vdekja e Sisarės

17 Duke ikur Sisara arriti nė ēadrat e Jahelės, gruas sė Haberit cineas; Jabini, mbreti i Asorit, ishte nė paqe me shtėpinė e Haberit cineas. 18 Jahela i doli para Sisarės e i tha: “Hyr tek unė, imzot! Hyr e mos u tremb”! Ai hyri nė ēadėr dhe ajo i qiti sipėr njė mbulojė. 19 Sisara i tha: “Tė lutem, mė jep pak ujė se jam etshėm”. Ajo e ēeli rrėshiqin dhe i dha tė pijė qumėsht, pastaj e mbuloi. 20 Sisara i tha: “Qėndro para derės sė tendės e, nėse vjen ndokush e tė pyet e tė thotė: ‘A mos ėshtė kush kėtu?’ pėrgjigjju: ‘Askush’”.

21 Jahela, gruaja e Haberit, mori njė kunj ēadre po ashtu edhe njė ēekiē, hyri brenda fshehtas e nė heshtje, ia vuri kunjin nė tėmthin e kresė sė tij, i solli me ēekiē dhe ia nguli tejpėrtej nė tru, saqė kunji u ngul nė dhe. Sisara duke e shoqėruar gjumin me vdekje, vdiq. 22 Dhe, ja, po vinte Baraku duke ndjekur Sisarėn. Jahela i doli pėrpara e i tha: “Eja e do tė ta tregoj njeriun qė kėrkon”. Baraku, kur hyri, e pa Sisarėn tė shtrirė vdekur me kunj tė ngulur nė tėmth.

Ēlirimi i Izraelit

23 E pėruli, pra, Hyji atė ditė Jabinin, mbretin e Kanaanit, para bijve tė Izraelit.

24 Izraelitėt forcoheshin dita‑ditės dhe dora e tyre gjithnjė e mė fort rėndonte mbi Jabinin, mbretin e Kanaanit, derisa ia humbėn farėn.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Gjyqtarėt > Debora e baraku