Kapitujt

Gjyqtarėt: 7. Zoti zvogėlon numrin e ushtrisė sė Gjedeonit

7

1 Jerobaali, d. m. th. Gjedeoni mėrgoi dhe me tė mbarė populli dhe e nguli fushimin te burimi qė quhet Harad. Taborret e Madianit ishin nė luginė, nė krahun verior tė kodrės Moreh.

2 Zoti i tha Gjedeonit: “Ke tepėr shumė popull me ty qė tė mund tė lėshoj Madianin nė duart e tija, sepse Izraeli mund tė lėvdohet e tė thotė: ‘Me forcat e mia u ēlirova!’ 3 Fol me popullin dhe shpall aty ku mund tė tė dėgjojnė tė gjithė: ‘Kush trembet dhe ėshtė frikacak, le tė kthehet e le tė kalojė nėpėr malin Gjelboé’. Prej popullit u kthyen njėzet e dy mijė burra. Mbetėn vetėm dhjetė mijė vetė.

4 Por Zoti i tha Gjedeonit: “Prapė ka shumė popull. Ēoji tek uji dhe aty do t’i vė nė provė. Ai pėr tė cilin do tė tė them unė tė vijė me ty, le tė vijė; atij qė t’ia ndaloj tė vijė, le tė kthehet”. 5 Gjedeoni e ēoi popullin tek uji, e Zoti i tha: “Cilindo qė tė llapė ujin me gjuhė, siē e kanė zakon tė llapin qentė, ndaje veēmas; kurse ata qė tė pinė duke u ulur nė gjunjė, qiti nė anėn tjetėr. 6 Ata qė me dorė e afruan te goja ujin dhe e llapėn, qenė treqind vetė, kurse mbarė populli tjetėr u ul nė gjunjė dhe piu.

7 Atėherė Zoti i tha Gjedeonit: “Me treqind vetėt qė llapėn ujin, do t’ju ēliroj dhe do ta lėshoj Madianin nė dorėn tėnde. Mbarė njerėzit e tjerė le tė kthehet nė vendin e vet”.

8 Pasi mori, sipas numrit tė njerėzve, ushqimet dhe boritė, mbarė pjesės tjetėr tė popullit i urdhėroi tė kthehej nė ēadrat e veta. Me vete ndali vetėm ata treqind vetė.

Fushimi i madianėve ishte nėn tė, nė luginė.

Parashenja e fitores

9 Po kėtė natė Zoti i tha Gjedeonit: “Ēohu e zbrit nė fushim, sepse i kam lėshuar nė duart e tua. 10 Nėse ke ndopak frikė, le tė zbresė me ty Fara, shėrbėtori yt. 11 Kur tė dėgjosh ēfarė flasin, atėherė do tė marrėsh guxim dhe do tė zbresėsh mė me siguri nė fushimin e armiqve”. Zbriti pra, me Farėn, shėrbėtorin e vet, deri nė pararojėn e fushimit, ku ishin rojet e ushtrisė. 12 Madianėt, amalekasit dhe tė gjithė popujt e Lindjes ishin pėrhapur nė luginė dhe e kishin mbuluar atė si turmė karkalecash; po ashtu edhe devetė ishin tė panumėrta si rėra brigjeve tė detit.

13 Kur arriti Gjedeoni, njė ushtar po i tregonte shokut ėndrrėn. Ai thoshte: “Ja, pashė njė ėndėrr. Mė dukej se njė bukė elbi e pjekur nė hi po rrokollisej e po zbriste nė fushimin e madianėve. Kur arriti te tenda, e goditi, e rrėzoi dhe e bėri rrafsh me tokė”. 14 Ai, tė cilit po i fliste, iu pėrgjigj: “Kjo s’ėshtė tjetėr veēse shpata e Gjedeonit, birit tė Joasit, trimit izraelas. Hyji i dorėzoi nė duart e tija madianėt e mbarė fushimin e tyre”.

15 Kur e dėgjoi Gjedeoni ėndrrėn dhe shtjellimin e saj, ra me fytyrė pėrdhe nė adhurim dhe, me tė kthyer nė fushimin e Izraelit, urdhėroi: “Ēohuni, se Zoti e lėshoi nė duart tuaja fushimin e madianėve”.

Sulmi i papritur

16 Gjedeoni i ndau treqind luftėtarėt nė tri grupe. Secilit i dha nė dorė borinė, poēin e zbrazėt dhe nė poē dritėzėn 17 e u tha: “Ēfarė tė shihni se bėj unė, bėni edhe ju. Unė do t’i afrohem brezit tė fushimit dhe, ēfarė tė bėj unė ashtu bėni edhe ju. 18 Kur tė bjerė boria nė dorėn time e tė tė gjithėve qė janė me mua, atėherė edhe ju rreth e rreth fushimit bjeruni borive dhe lėshoni kushtrimin e luftės: “Pėr Zotin e pėr Gjedeonin”!

19 Gjedeoni e treqind burrat qė ishin me tė, arritėn buzė rrethit tė fushimit atėherė kur po ndėrrohej roja e mesnatės.

Porsa i ndėrruan rojet, ata u ranė borive e i thyen poēet qė i kishin nė dorė. 20 Kur jehuan boritė e tri togave dhe, pasi i thyen poēet e i morėn nė dorėn e majtė dritėzat e nė dorėn e djathtė boritė, bėrtitėn: “Shpata pėr Zotin e pėr Gjedeonin”! 21 dhe secili qėndroi nė vendin e vet rreth fushimit tė armikut. Mbarė taborri u pėshtjellua dhe madianėt, duke uluritur, u vunė nė tė ikur.

22 Ndėrsa treqind vetėt vazhdonin t’u binin borive, Zoti bėri qė tė gjithė madianėt tė ngrinin shpatėn kundėr njėri‑tjetrit e tė vrisnin njėri‑tjetrin 23 dhe iu dhanė ikjes deri nė Betsetė, nė Saredė, deri nė bregun e Abelmehulės nė Tebat.

Ndjekja

Atėherė u thirrėn burrat e Izraelit, tė fisit tė Neftaliut, tė Aserit e tė mbarė Manaseut dhe, tė bashkuar, i ndoqėn madianėt. 24 Gjedeoni dėrgoi kasnecė nė mbarė malėsinė e Efraimit me kėtė porosi: “Zbritni kundėr madianėve e zini kalimet qė prej Betberės deri nė Jordan. Tė gjithė efraimasit zbritėn para tyre dhe i zunė kalimet e Jordanit deri nė Betberė. 25 I zunė edhe dy princa tė Madianit: Orebin e Zebin. Orebin e prenė nė Qetėn Oreb, ndėrsa Zebin nė Shtrydhėsin Zeb. Madianėt i ndoqėn, kurse krerėt e Orebit e tė Zebit ia sollėn Gjedeonit pėrtej Jordanit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Gjyqtarėt > Zoti zvogėlon numrin e ushtrisė sė Gjede...