Kapitujt

Gjyqtarėt: 8. Smira e efraimėve

8

1 Burrat e fisit tė Efraimit i thanė Gjedeonit: “Ēka pate me ne qė nuk na thirre kur u nise nė luftė kundėr madianėve?”, duke u grindur me tė pėr t’u ngatėrruar. 2 Gjedeoni u pėrgjigj: “Po ē’bėra unė po ta krahasojmė me sa keni bėrė ju? Pse a nuk ėshtė bubėrrimi i efraimasve mė i mirė sesa vjelja e Abiezerit? 3 Zoti i lėshoi nė duar tuaja princat e Madianit, Orebin e Zebin. Po ē’kam mundur tė bėj unė qė tė krahasohet me sa bėtė ju”? Posa i tha kėto fjalė, u qetėsua zemra e tyre e fryrė qė ngufaste kundėr tij.

C. Fushata e Gjedeonit nė Transjordani dhe mbarimi i Gjedeonit

Gjedeoni e ndjek armikun pėrtej Jordanit

4 Kur arriti Gjedeoni nė Jordan, e kaloi atė me treqind luftėtarėt qė ishin me tė, por nga lodhja mezi mundi t’i ndjekė tė ikurit. 5

Atėherė u tha njerėzve tė Sukotit: “Jepuni njerėzve qė janė me mua, ju lutem, bukė, se janė lodhur e kėputur, e unė po ndjek Zebeun e Salmanėn, mbretėrit e Madianit”. 6 Krerėt e Sukotit iu pėrgjigjėn: “Pse mos i ke ndoshta tė lidhur pėr litari nė dorėn tėnde Zebeun e Salmanėn qė t’u japim bukė ushtarėve tė tu?!” 7 Atėherė ai u tha: “Pra, kur tė m’i lėshojė Zoti nė duart e mia Zebeun e Salmanėn, do t’jua shprish mishin tuaj me murriz e ferra tė shkretėtirės!” 8 Prej andej shkoi nė Fanuel e u tha kėshtu edhe njerėzve tė atij vendi. Por edhe ata iu pėrgjigjėn siē i ishin pėrgjigjur ata tė Sukotit. 9 Prandaj edhe atyre u tha: “Kėtė kullė do ta rrėnoj kur tė kthehem shėndoshė e mirė!”.

Shpartallimi i Zebeut e i Salmanės

10 Zebeu e Salmana ishin ndalur pėr tė pushuar nė Karkar me mbarė ushtrinė e tyre. Kishin rreth pesėmbėdhjetė mijė njerėz qė u kishin mbetur prej tė gjitha ushtrive tė popujve tė Lindjes. Ishin vrarė njėqind e njėzet mijė luftėtarė. 11 Gjedeoni u ngjit udhės sė endacakėve nė anėn e lindjes tė Nobesė e tė Jegbasė dhe i sulmoi llogoret e armikut papritmas ndėrsa ata e mbanin veten tė sigurtė e s’prisnin kurrfarė rreziku. 12 Zebeu e Salmana u vunė nė ikje. Gjedeoni iu vu nė shpinė, i kapi dy mbretėrit e Madianit, Zebeun e Salmanėn, dhe ua shpartalloi mbarė ushtrinė.

Hakmarrja e Gjedeonit

13 Ndėrsa Gjedeoni, biri i Joasit, po kthehej prej luftės pėrpjetės sė Haresit, 14 e kapi njė djalosh prej njerėzve tė Sukotit dhe ia kėrkoi emrat e princave e tė pleqve tė Sukotit. Ai ia dha me shkrim emrat e shtatėdhjetė e shtatė vetėve.

15 Gjedeoni erdhi te sukotasit dhe u tha: “Ja, pra, Zebeu e Salmana, pėr tė cilėt mė keni vėnė nė lojė kur mė thatė: ‘Pse, a mos i ke ndoshta tė lidhur pėr litari nė dorėn tėnde Zebeun e Salmanėn, qė t’u japim bukė ushtarėve tė tu tė lodhur?’”. 16 I kapi krerėt e Sukotit e mori edhe ferra e murriza tė shkretėtirės dhe i shprishi me ta burrat e Sukotit. 17 Po ashtu rrėnoi kullėn e Fanuelit e i vrau qytetarėt.

18 Atėherė u tha Zebeut e Salmanės: “Si ishin njerėzit qė i vratė nė Tabor?” Ata iu pėrgjigjėn: “Ishin tė ngjashėm me ty: secili prej tyre si tė ishte djalė mbreti”. 19 U tha: “Kanė qenė vėllezėrit e mi: bijtė e nėnės sime. Pasha Zotin e gjallė, po t’i kishit kursyer, tani nuk do t’ju vrisja”! 20 Atėherė i tha tė parėlindurit tė vet, Jeterit: “Ēohu e preji!”. Por ai nuk e nxori shpatėn; trembej, sepse ende ishte fėmijė. 21 Zebeu e Salmana i thanė: “Ēohu ti e sulu mbi ne, sepse sipas moshės ėshtė edhe trimėria e njeriut.” U ngrit Gjedeoni e i preu Zebeun e Salmanėn dhe mori hėnėzat qė stolisnin qafat e deveve tė tyre.

Gjedeoni. Fundi i jetės sė tij

22 Atėherė izraelitėt i thanė Gjedeonit: “Ji sundimtari ynė ti, djali yt e djali i djalit tėnd, sepse na ēlirove prej dorės sė Madianit”. 23 Ai iu pėrgjigj: “Unė nuk do tė jem sundimtari juaj, as nuk do tė jetė sundimtari juaj im bir, por Zoti do tė jetė sundimtar”. 24 E vazhdoi: “Prej jush kėrkoj vetėm njė gjė: tė mė japė secili nga njė unazė prej presė sė vet”. Sepse ismaelitėt e kishin zakon tė mbanin unaza ari. 25 Ata iu pėrgjigjėn: “Po t’i japim me gjithė qejf”! E shtrinė mbi tokė leshnikun dhe qitėn mbi tė secili nga njė unazė prej presė sė vet. 26 Pesha e unazave tė kėrkuara ishte njė mijė e shtatėqind sikla ari, pa llogaritur hėnėzat, vathėt dhe veshjet e purpurta qė i mbanin mbretėrit e Madianit e pa numėruar vargjet e deveve.

27 Prej tyre Gjedeoni punoi njė efod dhe e vendosi nė qytetin e vet Efėr. Mbarė Izraeli ra nė lavirėsi pėr shkak tė tij dhe u bė shkak rrėnimi pėr Gjedeonin dhe pėr mbarė shtėpinė e tij.

28 Kėshtu madianėt qenė pėrulur para bijve tė Izraelit, dhe mė nuk mund tė ngrinin zverkun e vendi ra nė paqe pėr dyzet vjet gjatė jetės sė Gjedeonit.

29 Kėshtu Jerobbaali, biri i Joasit, shkoi e jetoi nė shtėpinė e vet. 30 Gjedeoni pati shtatėdhjetė djem, qė dolėn prej ijes sė tij, sepse pati shumė gra. 31 Po edhe shemra e tij qė jetonte nė Sikem, i lindi njė djalė, tė cilit ai vetė ia ngjiti emrin Abimelek.

32 Gjedeoni, biri i Joasit, vdiq nė pleqėri tė thellė dhe qe varrosur nė varrin e t’et, Joasit nė Efrėn e bijve tė Abiezerit.

Rėnia e sėrishme e izraelitėve nė idhujtari

33 Pasi vdiq Gjedeoni, izraelitėt filluan tė lavirėsojnė me Baalė dhe pėr hyj tė tyre caktuan Baalberitin. 34 As nuk u ra ndėr mend pėr Zotin, Hyjin e tyre, qė i shpėtoi nga duart e tė gjithė armiqve tė tyre qė kishin pėrreth. 35 Nuk u treguan as mirėnjohės ndaj shtėpisė sė Jerobbaalit Gjedeon pėr tė gjitha tė mirat qė i kishte bėrė Izraelit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Gjyqtarėt > Smira e efraimėve