Kapitujt

Gjyqtarėt: 9. Ē. Mbretėria e Abimelekut

9

1 U ēua Abimeleku, biri i Jerobbaalit, e shkoi nė Sikem te vėllezėrit e s’ėmės dhe u tha atyre e mbarė farefisit tė nėnės sė vet: 2 ”Bisedoni me tė gjithė burrat e Sikemit e u thoni: Ē’ėshtė mė mirė pėr ju: t’ju sundojnė shtatėdhjetė burra ‑ tė gjithė tė bijtė e Jerobbaalit, apo tė sundojė mbi ju njė njeri i vetėm? E mos harroni se unė jam ashti juaj e mishi juaj.” 3 Vėllezėrit e nėnės sė tij biseduan me tė gjithė njerėzit e Sikemit pėr tė e u treguan tė gjitha fjalėt e tija dhe ua mbushėn mendjen pėr ta pėrkrahur Abimelekun. Sepse thoshin: “Ėshtė vėllai ynė”. 4 I dhanė edhe shtatėdhjetė sikla tė argjendtė prej faltores sė Baalberitit e me to pagoi disa njerėz tė poshtėr e rrugaēė qė e pėrcillnin. 5 Shkoi nė shtėpinė e t’et nė Efėr dhe i vrau vėllezėrit e vet, bijtė e Jerobbaalit, shtatėdhjetė vetė mbi tė njėjtin gur. Shpėtoi vetėm Joatami, mė i vogli djalė i Jerobbaalit, sepse u fsheh. 6 U bashkuan, pra, tė gjithė burrat e Sikemit e tė shtėpisė sė Melos e shkuan dhe e bėnė mbret Abimelekun te qarri qė gjendej nė Sikem.

Pėrrallėza e Joatamit

7 E njoftuan pėr kėtė Joatamin. Ky shkoi e zuri vend nė majė tė malit Garizim, bėrtiti me sa zė pati e tha:

“Mė dėgjoni, zotėrinj tė Sikemit, dhe Hyji ju dėgjoftė ju.

8 Qėmoti u nisėn pėr rrugė lėndėt

pėr tė shuguruar njė mbret mbi vete

e i thanė ullirit:

‘Mbretėro mbi ne!’

9 Por ulliri u pėrgjigj:

‘A tė heq dorė nga vaji im,

me tė cilin nderohen zotėt dhe njerėzit,

e tė vij tė luhatem pėrmbi lėndė?!’

10 I thanė pra, lėndėt edhe drurit tė fikut:

‘Eja e mbretėro mbi ne.’

11 Edhe fiku u pėrgjigj:

‘A tė heq dorė nga ėmbėlsia ime

e nga frutat e mi tė shijshėm

qė tė luhatem pėrmbi lėndėt e tjera?!’

12 Atėherė lėndėt i thanė hardhisė:

‘Eja ti e na sundo!’

13 E hardhia u pėrgjigj:

‘A tė heq dorė nga vera ime

qė gėzon zotė e njerėz

e tė vij qė tė bashkėluhatem mbi lėndėt e tjera?!’

14 Tė gjitha lėndėt atėherė i thanė ferrėmanzės:

‘Eja e mbretėro mbi ne!’

15 Ferrėmanza u pėrgjigj:

‘Nėse vėrtet po mė bėni mbret tuajin,

ejani e pushoni nėn hijen time.

Por nė qoftė se nuk ėshtė ashtu

daltė zjarri prej ferrėmanzės

e i pėrpiftė cedrat e Libanit!’

16 E tani, dėgjoni: nėse keni vepruar drejt e pa tė keq duke e vėnė mbret mbi ju Abimelekun, nėse vepruat mirė ndaj Jerobbaalit e shtėpisė sė tij dhe ia shpėrblyet tė mirat e tija, 17 i cili luftoi pėr ju dhe vuri jetėn e vet nė rrezik qė t’ju shpėtonte prej dorės sė Madianit, 18 qė tani u ngritėt kundėr shtėpisė sė tim eti e i vratė bijtė e tij ‑ shtatėdhjetė burra mbi njė shkėmb dhe vutė pėr mbret Abimelekun, birin e shėrbėtores sė tij, pėrmbi banorėt e Sikemit pėr arsye se ėshtė vėllai juaj; 19 nė qoftė, pra, se vepruat drejt e pa tė keq ndaj Jerobbaalit e shtėpisė sė tij sot, atėherė e gėzofshi Abimelekun e Abimeleku ju gėzoftė ju. 20 Por, nė qoftė se s’ėshtė ashtu: daltė zjarri prej Abimelekut e i pėrpiftė banorėt e Sikemit e Shtėpinė Melo; daltė zjarri prej njerėzve tė Sikemit e Shtėpisė sė Melos dhe e pėrpiftė Abimelekun”!

21 Joatami, si foli kėshtu, iku e shkoi nė Berė dhe atje jetoi, sepse kishte frikė nga Abimeleku, i vėllai.

Kryengritja e sikemasve kundėr Abimelekut

22 Kėshtu pra, Abimeleku mbretėroi mbi Izraelin pėr tri vjet. 23 Atėherė Zoti ēoi njė shpirt ndarje ndėrmjet Abimelekut e banorėve tė Sikemit. Kėta u ēuan nė kryengritje kundėr tij, 24 qė krimi i vrasjes sė shėmtuar tė shtatėdhjetė bijve tė Jerobbaalit dhe gjaku i derdhur i tyre tė binte mbi Abimelekun, vėllanė e tyre, dhe mbi burrat e Sikemit qė i ndihmuan. 25 Vunė, pra, pritat kundėr tij majave tė maleve e cubnonin tė gjithė ata qė kalonin rrugės. E njoftuan Abimelekun.

26 Tani Gaali, biri i Obedit, erdhi me vėllezėrit e vet nė kalim nė Sikem. Banorėt e Sikemit i vunė shpresat nė tė. 27 Dolėn nė fushė, volėn vreshtat e veta, shtrydhėn rrushin, dhe, duke kėnduar sė bashku, hynė nė faltoren e zotit tė tyre dhe, ha, pi e fol keq pėr Abimelekun, 28 kur me zė tė lartė foli Gaal Obedi: “Po kush ėshtė Abimeleku pėrballė Sikemit qė t’i shėrbejmė!? Po a nuk ėshtė biri i Jerobbaalit e Zebuli zėvendėsi i tij?! Shėrbejuni burrave tė Emorit, babait tė Sikemit! Pėrse t’i shėrbejmė atij! 29 Ah! Sikur tė kishte besim nė mua ky popull, do ta dėboja Abimelekun e do t’i thosha: Mblidh sa mė shumė ushtri dhe dil tė ndeshemi nė luftė!”

30 Kur Zebuli, kryetari i qytetit, dėgjoi fjalėt e Gaalit, birit tė Obedit, u zemėrua fort 31 dhe dėrgoi fshehurazi lajmėtarė tek Abimeleku e i tha: “Ja, Gaali, biri i Obedit, erdhi nė Sikem me vėllezėrit e vet dhe po nxit qytetin kundėr teje. 32 Ēohu, pra, natėn me popullin qė ke me vete, dhe vėr prita nė fushė. 33 Nė mėngjesin e parė, porsa tė lindė dielli, sulmoje qytetin dhe, kur tė dalė Gaali me popullin kundėr teje: bėji gjithēka qė tė mundesh”!

34 U ēua, pra, Abimeleku me mbarė ushtrinė e vet natėn e i vuri pritat pėrbri Sikemit nė katėr vende. 35 U ēua edhe Gaali, biri i Obedit, dhe qėndroi nė hyrje tė derės sė qytetit. U ngrit edhe Abimeleku dhe mbarė ushtria qė ishte me tė, dhe lėshoi vendin e pritave. 36 Kur e pa Gaali ushtrinė, i tha Zebulit: “Ja po zbret prej maleve njė shumicė njerėzish”. Por ai iu pėrgjigj: “Sheh hijen e maleve e tė duken njerėz”! 37 Por Gaali pėrsėri foli: “Ja, populli po ulet prej Kėrthizės sė Tokės edhe njė ēetė po zbret udhės sė Qarrit tė Dijetarve”. 38 Zebuli i tha: “Ku janė tani fjalėt e tua tė mėdha qė i thoshe: ‘Kush ėshtė Abimeleku qė t’i shėrbejmė?’ A nuk ėshtė ky populli qė e pėrbuzje? Dil e lufto kundėr tij!”.

39 Shkoi, pra, Gaali para popullit tė Sikemit e luftoi kundėr Abimelekut. 40 Abimeleku e theu dhe e ndoqi ndėrsa ikte. Shumė prej njerėzve tė tij mbetėn tė vrarė derisa arritėn te dera e qytetit. 41 Atėherė Abimeleku u kthye nė Arumė. Zebuli dėboi Gaalin dhe vėllezėrit e tij prej qytetit dhe nuk i duroi tė qėndronin mė nė qytet.

Rrėnimi i Sikemit dhe pushtimi i kullės sė Sikemit

42 Tė nesėrmen populli doli nė fushė. E lajmėruan Abimelekun. 43 Ky mori ushtrinė e vet, e ndau nė tri ēeta duke vėnė pusi nė fushė. Kur pa se populli po dilte prej qytetit, i sulmoi dhe i vrau. 44 U sul me ēetėn e vet dhe rrethoi derėn e hyrjes sė qytetit, kurse ato dy ēetat qė fshiheshin nė fushė, i goditėn ata qė ishin jashtė. 45 Abimeleku e sulmoi qytetin gjithė ditėn, e mori, i vrau banorėt, e rrafshoi atė dhe hodhi kripė nėpėr tė. 46 Kur morėn vesh banorėt e kullės sė Sikemit, ikėn e u futėn nė kriptėn e faltores sė Elberitit /d. m. th. tė Besėlidhjes sė hyjit/. 47 Por mori vesh edhe Abimeleku se tė gjithė burrat e kullės sė Sikemit ishin grumbulluar aty, 48 doli nė malin Selmon me mbarė ushtrinė e vet, mori sopatėn, preu njė degė lisi, e vuri nė krah dhe, duke e mbartur, u tha shokėve: “Ē’po shihni se po bėj unė, bėni shpejt edhe ju”. 49 Edhe ata, si nė garė, prenė degė lisash dhe ndiqnin prijėsin. I hodhėn degėt nė kriptė dhe i dhanė zjarr. Kėshtu mbaruan prej tymit e zjarrit tė gjithė njerėzit: rreth njė mijė vetė burra e gra banorė tė kullės sė Sikemit.

Rrethimi i Tebesit dhe vdekja e Abimelekut

50 Atėherė Abimeleku shkoi nė qytezėn e Tebesit, e rrethoi dhe e pushtoi. 51 Por nė mes tė qytetit ishte njė kullė e fortė. Nė tė ishin strehuar burra e gra, tė gjithė banorėt e qytetit. Derėn e kishin mbyllur mirė e kishin dalė nė tarracė tė kullės. 52 Abimeleku iu afrua kullės, e sulmoi rreptė dhe po i afrohej derės pėr t’i dhėnė zjarrin.

53 Njė grua mori gurin e sipėrm tė mokrės, ia pėrplasi Abimelekut nė kokė dhe ia ēau rrashtėn. 54 Abimeleku e thirri menjėherė armėmbajtėsin e vet e i tha: “Nxirre shpatėn tėnde dhe mė godit qė tė mos thuhet se mė vrau njė grua”. Armėmbajtėsi e shporoi me shpatė. 55 Kur panė se vdiq Abimeleku, izraelitėt u kthyen nė shtėpitė e veta.

56 Dhe kėshtu Hyji ia ktheu tė keqen Abimelekut qė e kishte bėrė kundėr t’et duke i vrarė shtatėdhjetė vėllezėrit e vet. 57 Po kėshtu edhe sikemasit i shpaguan tė kėqijat qė kishin bėrė, dhe mbi ta ra nėma e Joatamit, birit tė Jerobbaalit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Gjyqtarėt > Ē. Mbretėria e Abimelekut