Kapitujt

Gjyqtarėt: 10. Jefteu dhe gjyqtarėt e vegjėl

10

1 Pas Abimelekut u ngrit si prijės pėr tė shpėtuar Izraelin Tola, biri i Fua Dodos, burrė prej fisit tė Isaharit, i cili jetonte nė Samir, nė Malėsinė e Efraimit. 2 Pėr njėzet e tri vjet qe gjyqtar i Izraelit, pastaj vdiq e qe varrosur nė Samir.

7. JAIRI

3 Pas tij u ngrit Jairi Galaadaj. Ky qe gjyqtar nė Izrael pėr njėzet e dy vjet. 4 Kishte tridhjetė djem, tė cilėt kalėronin mbi tridhjetė gomarė. Kishin tridhjetė qytete qė u quajtėn Havot Jair /d. m. th. Stanet e Jairit/ e qė deri nė ditėn e sotme janė nė tokėn e Galaadit. 5 Vdiq edhe Jairi dhe u varros nė Kamon.

8. JEFTEU

Amonitėt ndrydhin Izraelin

6 Por bijtė e Izraelit, mėkateve tė vjetra u shtuan edhe mėkate tė reja dhe bėnė tė keqen ndėr sy tė Zotit. U shėrbyen Baalėve dhe Astarotėve, hyjnive tė Sirisė, Sidonit, Moabit e tė bijve tė Amonit e tė filistenjve. E lanė Zotin dhe nuk e nderonin atė. 7 Zoti u hidhėrua kundėr tyre dhe i lėshoi nė duar tė filistenjve e tė bijve tė Amonit. 8 Dhe qenė poshtėruar e munduar tmerrėsisht pėr tetėmbėdhjetė vjet tė gjithė bijtė e Izraelit qė jetonin pėrtej Jordanit nė tokėn e amorrenjve nė Galaad. 9 Aq sa bijtė e Amonit e kalonin Jordanin pėr tė luftuar edhe kundėr Judės, Beniaminit e shtėpisė sė Efraimit: Izraeli hiqte vuajtjet e gjarprit nėn gur.

10 Atėherė bėrtitėn bijtė e Izraelit drejt Zotit e thanė: “Mėkatuam kundrejt teje, sepse e lamė Zotin tonė e u shėrbyem Baalėve”. 11 E Zoti u tha: “Po a nuk ju patėn ndrydhur egjiptianėt, amorrenjtė, bijtė e Amonit e tė Filisteut, 12 sidonėt, amalekėt dhe madianėt; mė lėshuat kushtrimin dhe a nuk ju shpėtova unė prej dorės sė tyre?! 13E prapėseprapė mė latė mua e u shėrbyet zotėve tė huaj, prandaj nuk do t’ju ēliroj mė! 14 Shkoni e jepuni kushtrimin zotėve qė i zgjodhėt: ata le t’ju ēlirojnė nė ditėn e vėshtirė”! 15 Por bijtė e Izraelit vijuan tė luten: “Mėkatuam! Bėj me ne gjithė si tė tė pėlqejė ty, por na shpėto edhe kėsaj here”! 16Si thanė kėshtu, hodhėn jashtė kufinjve tė vet tė gjithė idhujt e zotėve tė huaj e i shėrbyen Zotit. Zoti pati dhembshuri pėr shkak tė mjerimeve tė Izraelit.

17 U bashkuan bijtė e Amonit dhe ngulėn fushimin nė Galaad. U bashkuan kundėr tyre edhe bijtė e Izraelit dhe u fushuan nė Masfė. 18 Atėherė populli dhe prijėsit e Galaadit i thanė njėri ‑ tjetrit: “Kush ėshtė burrė qė prin nė luftė kundėr bijve tė Amonit? Ai le tė jetė prijėsi i tė gjithė banorėve tė Galaadit”!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Gjyqtarėt > Jefteu dhe gjyqtarėt e vegjėl