Kapitujt

Zanafilla: 18. Tė dukurit nė Mambre

18

1 Zoti iu duk Abrahamit te Qarret e Mambres, ndėrsa po rrinte nė derė tė tendės. Ishte pika e zhegut. 2 Si i ēoi sytė pėrpjetė, i pa tre burra nė kėmbė pranė tij. Si i shikoi, vrapoi t’u dalė para prej derės sė tendės dhe u pėrkul nė nderim 3 e tha: “Imzot, nėse kam ndonjė farė rėndėsie para syve tė tu, mos kalo pa hyrė te shėrbėtori yt. 4 Do t’ju sillet pak ujė dhe lani kėmbėt tuaja e pushoni nėn hije tė lėndės. 5 Po ju sjell njė kafshore bukė qė ta merrni veten para se tė vazhdoni udhėn. Po ju po i bini kah dera shėrbėtorit tuaj”! Ata i thanė: “Bėj, pra, si the”!

6 Abrahami shpejtoi nė tendė te Sara e i tha: “Shpejto e pėrziej tri masė tė miellit mė tė mirė dhe na i bėj do kuleē”. 7 Ai vetė vrapoi nė vathė dhe prej andej e nxori njė viē tė ri e tė majmė dhe ia dha shėrbėtorit. Ai e pėrgatiti me tė shpejtė. 8 Mori edhe mazė, qumėsht dhe viēin qė e kishte pjekur dhe ua shtroi pėrpara, ndėrsa ai vetė, derisa ata hanin, rrinte pranė tyre nė kėmbė nėn lėndė.

9 Ata i thanė: “Ku ėshtė Sara, gruaja jote”? Ai u pėrgjigj: “Ja, ėshtė nė tendė”! 10 Ai i tha: “Do tė kthehem dhe do tė vij te ti po nė kėtė kohė, dhe Sara, gruaja jote, do tė ketė djalė”. Si e dėgjoi Sara, qė ishte pas tij, te dera e tendės, u qesh. 11 Ishin tė dy tė moēėm dhe nė moshė tė shkuar, dhe Sarės i ishin ndalur ato tė grave. 12 Ajo u qesh me vete dhe tha: “Pasi u vyshka dhe zotėria im u plak, a thua do tė mundem ta kem dėshirimin”? 13 Zoti i tha Abrahamit: “Pse u qesh Sara dhe tha: ‘Po a thua njėmend do tė lind unė plakusha’”? 14 Sepse, a ka gjė tė pamundshme pėr Zotin? Do tė kthehem, po nė kėtė kohė, te ti, dhe Sara do tė ketė djalė. 15 Sara mohoi, e foli: “Nuk qesha!”, sepse u tremb. Ai ia priti: “Po, po qeshe”!

Ndėrmjetėsimi i Abrahamit

16 Njerėzit u ēuan prej aty dhe e drejtuan shikimin kah Sodoma. Edhe Abrahami u nis me ta pėr t’i pėrcjellė. 17 E Zoti tha: “A thua duhet tė fsheh nga Abrahami ēka do tė bėj? 18 Abrahami duhet tė bėhet njė popull i madh dhe i fuqishėm nė tė cilin do tė jenė tė bekuar tė gjithė popujt e tokės”! 19 Unė e zgjodha Abrahamin qė t’i mėsojė bijtė e vet pas tij si dhe shtėpinė e vet ta ndjekin udhėn e Zotit, tė bėjnė gjithė ē’ėshtė e mirė, e drejtė dhe drejtėsi; kėshtu qė Zoti tė bėjė gjithēka premtoi tė bėjė pėr Abrahamin.

20 Kėndej edhe Zoti shtoi: “Ankimi kundėr Sodomės e Gomorrės ėshtė i madh dhe mėkati i tyre ėshtė tepėr i rėndė. 21 Unė duhet tė zbres e tė shoh a po veprojnė njėmend ashtu si po arrin ankimi deri tek unė. Do ta di a po a jo”!

22 Njerėzit u nisėn prej andej drejt Sodomės, ndėrsa Abrahami po qėndronte ende para Zotit. 23 Iu afrua dhe tha. “Vėrtet se bashkė me fajtorin do ta shfarosėsh edhe tė drejtin? 24 Nėse nė qytet do tė jenė rastėsisht pesėdhjetė tė drejtė, vėrtet do ta shfarosėsh atė vend dhe nuk do ta falėsh pėr shkak tė atyre pesėdhjetė tė drejtėve qė do tė jenė nė tė? 25 Larg qoftė prej teje qė ta shfarosėsh tė drejtin bashkė me tė mbrapshtin? A do tė barazosh tė drejtin me fajtorin? Larg teje! A thua se Gjykatėsi i mbarė botės nuk do ta shtjerė nė veprim drejtėsinė”,

26 Zoti u pėrgjigj: “Nėse do t’i gjej nė Sodomė pesėdhjetė tė drejtė, brenda nė qytet, pėr shkak tė tyre do ta fal tėrė qytetin”.

27 Abrahami e mori pėrsėri fjalėn: “Ja, unė po marr guxim tė flas me Zotin tim, unė qė jam hi e pluhur: 28 po e zėmė se ndėr ata pesėdhjetė tė drejtė, do tė jenė pesė mė pak. A thua pėr shkak tė atyre tė pesėve do ta shfarosėsh tėrė qytetin”? Ai tha: “Nuk do ta shfaros nėse i gjej dyzet e pesė tė drejtė”.

29 Abrahami s’u durua e i tha: “Po qe se atje do tė jenė vetėm dyzet”? ‑ Hyji u pėrgjigj: “Nuk do ta ndėshkoj pėr shkak tė atyre dyzet tė drejtėve”.

30 Pėrsėri tha: “Nuk mė hidhėrohet Zoti im nėse flas: e po qe se, atje janė vetėm tridhjetė”. Ai tha: “Nuk do ta shfaros as nėse i gjej tridhjetė”.

31 “Ja, prapė, po marr guxim ‑ tha ‑ tė flas me Zotin tim: po nėse, ndoshta, atje do tė jenė vetėm njėzet”! Hyji i tha: “Nuk do ta shfaros pėr shkak tė atyre tė njėzetėve”. 32 “Po tė lutem ‑ vazhdoi ‑ Imzoti nuk do tė mė hidhėrohet, nėse flas vetėm edhe njė herė: po qe se atje janė, ndoshta, vetėm dhjetė”! ‑ Zoti tha: “Unė nuk do ta shfaros pėr shkak tė atyre tė dhjetėve”.

33 Zoti u largua pasi e kreu bisedėn me Abrahamin. Abrahami u kthye nė vend tė vet.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Tė dukurit nė Mambre