Kapitujt

Gjyqtarėt: 11. Jefteu vė kushtet

11

1 Jefteu Galaadaj ishte burrė i fortė. Ishte biri i njė gruaje tė pėrdalė qė ia lindi Galaadit. 2 Por Galaadi kishte gruan e vet, me tė cilėn i lindėn fėmijė. Kėta, kur u rritėn, e dėbuan Jefteun pėrjashta me kėto fjalė: “Ti s’do tė kesh pjesė nė pronėn e babait tonė, sepse je prej njė gruaje tė huaj”. 3 Prandaj Jefteu iku larg vėllezėrve dhe banoi nė tokėn Tob. Rreth tij u bashkuan disa njerėz pa plėng e ēetonin me tė.

4 Diku asokohe amonasit po bėnin luftė kundėr Izraelit. 5 Kur ata ashpėrsuan luftėn, krerėt e Izraelit u nisėn prej Galaadit pėr ta marrė pėr ndihmė nė anėn e vet prej tokės sė Tobit Jefteun. 6 I thanė: “Eja e bėju kapedani ynė e tė luftojmė kundėr amonasve”. 7 Por ai iu pėrgjigj: “Po a nuk jeni ju ata qė mė urreni e mė keni dėbuar prej shtėpisė sė tim eti? Tani vini tek unė qė paskeni rėnė ngushtė”! 8 Krerėt e Galaadit i thanė Jefteut: “Pikėrisht pėr kėtė arsye kemi ardhur tani tek ti: eja me ne e lufto kundėr amonasve dhe do tė bėhesh kapedani i tė gjithėve ne qė jetojmė nė Galaad”. 9 E Jefteu u tha: “Nėse po mė ktheni atje pėr tė luftuar si prijės juaji kundėr bijve tė Amonit dhe nėse Zoti i lėshon ata nė duart e mia, unė do tė jem kryetari juaj”. 10 Ata iu pėrgjigjėn: “Zotin, qė i dėgjon kėto fjalė, e vėmė ndėrmjetės e dėshmitar se do tė bėjmė siē thua ti”.

11 Jefteu shkoi me krerėt e Galaadit. Mbarė populli e bėri prijės tė vetin. Jefteu i pėrsėriti fjalėt e veta para Zotit nė Masfė.

Jefteu pėrpiqet tė bėjė marrėveshje

12 Jefteu dėrgoi pėrfaqėsues te mbreti i bijve tė Amonit, qė t’i thonė prej anės sė tij: “Ē’kemi kundėr njėri‑tjetrit qė erdhe kundėr meje pėr tė mė pushtuar tokėn time”? 13 Mbreti iu pėrgjigj: “Sepse Izraeli e mori tokėn time kur erdhi nga Egjipti, prej kufijve tė Arnonit deri nė Jabok e nė Jordan. Tani ma kthe me paqe”. 14 Jefteu pėrsėri dėrgoi lajmėtarė dhe u urdhėroi t’i thonė mbretit tė Amonit: 15”Kėshtu thotė Jefteu: Izraeli nuk e mori tokėn e Moabit as tokėn e bijve tė Amonit. 16 Por, kur dolėn prej Egjiptit, Izraeli udhėtoi nėpėr shkretėtirė deri nė Detin e Kuq dhe erdhi nė Kades. 17 Atėherė dėrgoi lajmėtarė te mbreti i Edomit me kėtė lutje: ‘Mė lejo, tė lutem, tė kaloj nėpėr tokėn tėnde.’ Por ai nuk deshi t’ia dėgjojė lutjen. Ai i dėrgoi gjithashtu edhe te mbreti i Moabit, por edhe ai nuk deshi t’i lejojė kalimin. Kėshtu, pra, Izraelitėt mbetėn nė Kades. 18 Atėherė pėrshkoi shkretėtirėn, duke iu shmangur tokės sė Edomit e tokės sė Moabit, dhe arriti nė lindje tė tokės sė Moabit. E nguli ja pėrtej Arnonit dhe nuk deshi tė hyjė brenda kufijve tė Moabit. E Arnoni ėshtė kufiri i tokės sė Moabit. 19 Pastaj Izraeli dėrgoi lajmėtarė te Sehoni, mbreti i amorrenjve, mbreti i Hesebonit, e i tha: ‘Mė lejo tė kaloj nėpėr tokėn tėnde deri nė vendin tim’. 20 Por as ky nuk u dha rėndėsi fjalėve tė Izraelit e nuk e la tė kalonte nėpėr tokėn e tij, por, madje, bashkoi mbarė popullin e vet dhe i doli para nė Jasė e nisi luftėn me Izraelin. 21 Por Zoti e lėshoi nė dorė tė Izraelit me tė gjithė ushtrinė e tij. Izraeli e goditi dhe pushtoi mbarė tokėn e Amorreut, banuesit tė atij vendi, 22 mbarė territorin e tij prej Arnonit e deri nė Jabok dhe prej shkretėtirės e deri nė Jordan. 23 Pra, Zoti, Hyji i Izraelit, qe ai qė e shpartalloi Amorreun nė praninė e popullit tė vet Izraelit! E ti tani na dashke ta bėsh pronė tokėn e tij? 24 Pse a nuk tė takon me tė drejtė edhe ty prona qė ta jep Kamosi, zoti yt? Ta dish veēse edhe se ē’e fitoi Zoti, Hyji ynė, si ngadhėnjyes, ėshtė prona jonė! 25 Pse, a mos je mė i mirė se Balaku, biri i Seforit, mbreti i Moabit? A bėri ai ankesė kundėr Izraelit ose a i shpalli ndoshta luftė? 26 tani e treqind vjet Izraeli banon nė Hesebon e nė fshatrat e tij, nė Aroer e nė terrenin e tij edhe nė tė gjitha qytetet pėrbri Arnonit, pėrse gjatė tėrė kėsaj kohe s’ndėrmorėt asgjė deri tani? 27 Kėshtu, pra, unė s’tė kam kurrfarė faji, por je ti qė po mė mbetesh nė qafė duke mė shpallur luftė jo tė drejtė! Gjykoftė sot Zoti, Gjykatės, ndėrmjet bijve tė Izraelit e bijve tė Amonit”.

28 Por mbreti i amonasve s’deshi t’i dėgjonte fjalėt e Jefteut qė i kishte dėrguar me anė tė kasnecėve.

Kushti i Jefteut dhe fitorja

29 Dhe shpirti i Zotit e pushtoi Jefteun. E pėrshkoi Galaadin e Manaseun e erdhi nė Masfė tė Galaadit, e prej kėndej te bijtė e Amonit. 30 Por Jefteu i bėri Zotit njė kusht. Tha: “Nėse do t’i lėshosh bijtė e Amonit nė duar tė mia, 31 tė parin qė do tė dalė nga dera e shtėpisė sime pėr tė mė takuar kur tė kthehem si ngadhėnjyes mbi amonasit, do t’ia kushtoj Zotit fli shkrumbimi”.

32 U ra pra Jefteu bijve tė Amonit pėr t’i luftuar dhe Zoti ia lėshoi nė dorė. 33 Dhe i shkallmoi prej Aroerit e derisa tė mbėrrish nė Menit, njėzet qytete, e deri nė Abelharmim: njė humbje tmerrėsisht e madhe.

Bijtė e Amonit qenė mposhtur prej bijve tė Izraelit.

34 Ndėrsa Jefteu po kthente nė Masfė nė shtėpinė e vet, kur ja, duke vallėzuar e duke i rėnė dajres, i doli para vajza e vetme! S’kishte tjetėr as djalė as vajzė!

35 Posa e pa, i shqeu petkat e veta e dėnesi: “Heu, bija ime! Ti mė shtive nė dhe! Qenke edhe ti ndėr ata qė mė sjellin fatkeqėsinė! Ju kushtova Zotit e s’mund tė bėj ndryshe”!

36 Ajo iu pėrgjigj: “Nėse iu kushtove Zotit, bėj me mua gjithė si tė jesh kushtuar, mjaft qė Zoti ka bėrė qė t’u hakmerresh armiqėve tė tu, bijve tė Amonit, e tė ngadhėnjesh mbi ta”! 37 Pastaj i tha t’et: “Po tė lutem mė bėj vetėm kėtė nderė: Mė lėr tė lirė vetėm dy muaj tė endem maleve me shoqet e mia e ta vajtoj virgjėrinė time”. 38 Ai iu pėrgjigj: “Shko!” ‑ dhe e la tė shkonte pėr dy muaj. Ajo shkoi me shoqet e veta dhe maleve vajtonte virgjėrinė e vet. 39 Si u kryen dy muaj, u kthye tek i ati. Ai e kreu mbi tė kushtin qė kishte bėrė. Ajo kurrė nuk njohu burrė. Qė atėherė u bė zakon nė Izrael, dhe ky zakon u mbajt, 40 vit pėr vit tė bashkohen vajzat e Izraelit dhe tė vajtojnė bijėn e Jefteut tė Galaadit pėr katėr ditė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Gjyqtarėt > Jefteu vė kushtet