Kapitujt

Gjyqtarėt: 12. Lufta ndėrmjet Efraimit e Galaadit. Vdekja e Jefteut

12

1 Tani njerėzit e fisit tė Efraimit u bashkuan, kaluan nė veri e i thanė Jefteut: “Pėrse ke shkuar nė luftė kundėr bijve tė Amonit e nuk ke dashur tė na ftosh tė vinim edhe ne me ty? Prandaj do ta ndezim shtėpinė tėnde mbi ty”. 2 Ai iu pėrgjigj: “Ishim ngatėrruar keq unė dhe populli im me bijtė e Amonit. Ju thirra tė vinit nė ndihmė, por ju nuk deshėt. 3 Kur e pashė kėtė, e vura jetėn time nė rrezik dhe i sulmova bijtė e Amonit e Zoti m’i lėshoi nė dorė. Me ēfarė u bėra shkak qė ju tė ngriheni sot nė luftė kundėr meje”?

4 Jefteu i bashkoi rreth vetes tė gjithė burrat e Galaadit e nisi luftėn me Efraimin. Galaadajt i mundėn efraimėt, sepse kėta u kishin thėnė: “Ju jeni tė ikur prej Efraimit; Galaadi banon ndėrmjet Efraimit e Manaseut”. 5 Galaadajt i zunė kalimet e Jordanit, nėpėr tė cilėt do tė kalonin efraimėt. Kur vinte ndonjė i ikur efraimas e thoshte: “Tė lutem, mė lėr tė kaloj.” Galaadajt i thoshin: “A mos je efraimas”? E ai thoshte: “Nuk jam”, 6 i thoshin: “Thuaj pra: Shibolet” /qė do tė thotė: Kallėz/ e ai pėrgjigjej: “Sibolet”, sepse nuk mund ta shqiptonte drejt. E kapnin vrik dhe e vrisnin nė Jordan. Asokohe u vranė efraimas dyzet e dy mijė vetė.

7 Jefte Galaadaj qe gjyqtar nė Izrael pėr gjashtė vjet. Pastaj vdiq e qe varrosur nė qytetin e vet nė Galaad.

9. ABESANI

8 Pas tij gjyqtar nė Izrael qe Abesani prej Betlehemit. 9 Ky pati tridhjetė djem e tridhjetė vajza, tė cilat i martoi jashtė fisit, dhe po aq vajza jashtė fisit u solli tė bijve pėr gra. Pėr shtatė vjet qe gjyqtar nė Izrael. 10 Vdiq dhe qe varrosur nė Betlehem.

10. AHIALONI

11 Pas tij qe gjyqtar nė Izrael pėr dhjetė vjet Ahialon Zabulonasi. 12 Vdiq e qe rrėmuar nė Ahialon, nė tokėn e Zabulonit.

11. ABDONI

13 Pas tij gjyqtar nė Izrael qe Abdoni, biri i Ilel Faratonasit. 14 Ky pati dyzet djem dhe prej tyre tridhjetė nipa qė kalėronin shtatėdhjetė gomarė. Pėr tetė vjet qe gjyqtar nė Izrael. 15 Vdiq dhe qe varrosur nė Faraton nė tokėn e Efraimit, nė malin Amalek.

12. SAMSONI

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Gjyqtarėt > Lufta ndėrmjet Efraimit e Galaadit. Vdek...