Kapitujt

Gjyqtarėt: 14. Martesa e Samsonit

14

1 Samsoni zbriti nė Tamnė dhe atje ndėr vajzat e filistenjve pa njė grua. 2 Ktheu nė shtėpi e u tha babait e nėnės sė vet: “Pashė njė vajzė ndėr bijat e filistenjve dhe po ju bėj lutje tė ma merrni pėr grua”. 3 I ati dhe e ėma i thanė: “Po a thua nuk ka gra ndėr vajzat e vėllezėrve tė tu e nė mbarė popullin tim qė do tė marrėsh pėr grua njė bijė filistenjsh qė janė parrethprerė”? Por Samsoni iu pėrgjigj t’et: “Ma merr atė, se ajo mė pėlqen”. 4 Prindėrit e tij nuk e dinin se kjo gjė bėhej prej Zotit, i cili kėrkonte shkas ngatėrrese me filistenj. Asokohe filistenjtė zotėronin mbi Izraelin.

5 Kėshtu, pra, Samsoni po zbriste nė Tamnė bashkė me t’atin e t’emėn. Kur mbėrritėn te vreshtat e qytetit, u doli para zogu i luanit duke ulėritur dhe e sulmoi atė. 6 Por shpirti i Zotit e pushtoi Samsonin dhe e copėtoi luanin si tė shqyente nė copa njė edh. E pra, asgjė s’pati nė dorė. Pėr kėtė gjė s’deshi t’u tregojė babait e nėnės. 7 Zbriti dhe bisedoi me gruan qė kishte pėlqyer. 8 Pas disa ditėsh u kthye pėr ta marrė. Zbriti nėn rrugė pėr tė parė kufomėn e luanit, kur ja, shema e bletės nė trupin e luanit dhe fasholli me mjaltė! 9 E mori nė dorė dhe po hante rrugės. Kur erdhi tek i ati e tek e ėma, u dha edhe atyre dhe hėngrėn. Por nuk deshi t’u tregojė se mjaltin e kishte marrė nga kufoma e luanit.

10 Zbriti pra, i ati tek gruaja, e Samsoni bėri aty njė gosti. Kėshtu e kishin zakon tė bėnin tė rinjtė. 11 Kur e panė banorėt e atij qyteti, i dhanė pėr shokė tridhjetė vetė qė tė qėndronin me tė.

Gjėegjėza e Samsonit

12 Samsoni u tha: “Po ju tregoj njė gjėegjėzė dhe, nėse ma zbėrtheni brenda shtatė ditėve tė gostisė do t’ju jap tridhjetė zhguna dhe tridhjetė petka ndėrrimi; 13 por nė qoftė se nuk do tė mund ta shtjelloni, atėherė do tė mė jepni ju tridhjetė zhguna e po aq petka ndėrrimi”. Ata iu pėrgjigjėn: “Tregoje gjėzėn ta dėgjojmė”. 14 E ai u tha:

“Prej atij qė ha, doli ē’hahet; prej tė fortit doli ėmbėlsira” .

Pėr tri ditė nuk ia dolėn ta zbėrthenin gjėzėn. 15 Tė katėrtėn ditė i thanė gruas sė Samsonit: “Ngashnjeje tėnd shoq dhe mbushja mendjen tė ta kallėzojė ty gjėzėn: e nė qoftė se s’do tė bėsh kėshtu, do tė tė djegim ty dhe shtėpinė e babait tėnd. Pse, a na keni ftuar nė dasėm pėr tė na plaēkitur” ? 16 Atėherė gruaja po derdhte lot para Samsonit dhe ankohej duke thėnė: “Ti mė urren e nuk mė do, prandaj as qė do tė ma shpjegosh gjėegjėzėn qė ua parashtrove bijve tė popullit tim”. Por ai iu pėrgjigj: “Unė nuk ua dėftova as babait as nėnės sime, e si mund tė ta shpjegoj ty” ? 17 Kėshtu pra, pėr shtatė ditėt e dasmės ajo qau para tij. Nė fund, tė shtatėn ditė, pasi e mėrziti, ia shtjelloi. Ajo ua dėftoi menjėherė qytetarėve tė vet. 18 Ata tė shtatėn ditė para perėndimit tė diellit, i thanė:

“Ē’ ėshtė mė e ėmbėl se mjalti

e ē’ ėshtė mė i fortė se luani”?

Ai atėherė u tha:

“Po tė mos kishit lėvruar me mėshqerrėn time,

gjėegjėzėn time nuk do ta kishit gjetur”.

19 Shpirti i Zotit e pushtoi, zbriti nė Askalon, i vrau tridhjetė burra aty, ua hoqi petkat dhe ua dha atyre qė zbėrthyen gjėzėn. I hidhėruar shumė shkoi nė shtėpinė e t’et.

20 Gruaja e tij mori pėr burrė njėrin prej djelmoshave qė e shoqėroi pėr ta nderuar nė dasėm.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Gjyqtarėt > Martesa e Samsonit