Kapitujt

Gjyqtarėt: 16. Ngjarja me derėn e Gazės

16

1 Pastaj Samsoni shkoi nė Gazė. Aty pa njė grua lavire dhe hyri tek ajo. 2 Gazasėt i lajmėruan se Samsoni kishte hyrė nė qytet. E rrethuan dhe i vunė pritėn nė derėn e qytetit. Gjithė natėn ndenjėn qetė e prisnin qė, pasi tė zbardhte drita, ta vrisnin duke dalė prej qytetit. 3 Samsoni fjeti deri nė mesnatė e atėherė u ngrit prej andej, e kapi derėn e qytetit me gjithė shtatka e shula, i hodhi nė krah dhe i ēoi nė majė tė malit qė ėshtė pėrballė Hebronit.

Samsoni tradhtohet prej Dalilės

4 Pastaj Samsoni zuri mikeshė njė grua qė jetonte nė luginėn e Sorekut. Ajo quhej Dalilė. 5 Erdhėn tek ajo krerėt e filistenjėve e i thanė: “Tradhtoje dhe nxirrja nėse ka gjithė atė fuqi, zbuloje si do tė mund ta zotėrojmė, ta lidhim e ta mposhtim. Nėse na e bėn kėtė, do tė tė japim secili nga njė mijė e njėqind para argjendi.”

6 Kėndej edhe Dalila i tha Samsonit: “Po tė lutem, mė trego ku tė qėndron gjithė ajo fuqi dhe si do tė mund tė lidhesh e tė zotėrohesh”? 7 Samsoni iu pėrgjigj: “Po tė mė lidhnin me shtatė kordha harku tė freskėta qė nuk janė tharė ende, do tė mė mungonte fuqia e do tė bėhesha si njerėzit e tjerė”.

8 Atėherė princat e filistenjėve ia sollėn shtatė litarėt siē kishte thėnė: Me ta e lidhi Samsonin, 9 kurse prita rrinte fshehur nė dhomėn e saj. Ajo e thirri: “Samson, tė sulmuan filistenjt”! Por ai i kėputi litarėt, siē e kėput kushdo fijen e perit tė dredhur tė lirit pasi ta ketė djegur zjarri. Dhe nuk mund e hetuan se ku qėndron fuqia e tij.

10 Por Dalila i tha: “Ja, mė gėnjeve e nuk ma tregove tė vėrtetėn. Sė paku tani mė trego me se duhet tė lidhesh”. 11 Ai iu pėrgjigj: “Po qe se do tė mė lidhnin me litarė tė rinj qė nuk janė pėrdorur kurrė, do tė bėhesha i ligėsht dhe i ngjashėm me njerėzit e tjerė”. 12 Dalila e lidhi pėrsėri me ta dhe e thirri: “Samson, t’u sulėn filistenjt!”, e nė dhomė i kishte bėrė gati pritarėt. Por ai i kėputi litarėt aq lehtė si tė kishin qenė fije peri.

13 Dalila i tha pėrsėri: “Deri kur do tė mė gėnjesh e do tė mė rresh? Mė trego me se duhet tė lidhesh. “Nė qoftė se tė shtatė bishtalecat e gėrshetuar tė kokės sime i kalon nėpėr liq dhe i rreh me shpatė tė tezgjahut, do tė humb forcėn e do tė bėhem si njerėzit e tjerė”. 14 Ajo e vuri tė flejė, kaloi shtatė bishtalecat e gėrshetuar tė kresė sė tij nėpėr liq, i rrahu me shpatėz dhe i thirri: “Samson tė kapėn filistenjt”! Ai u zgjua, dhe i nxori shpatė, bėrdilė e liq!

15 Atėherė Dalila i tha: “Pse thua se mė dashuron, kur zemra jote s’ėshtė me mua? Tri herė rresht mė gėnjeve e nuk deshe tė mė kallėzosh ku qėndron fuqia jote e madhe”.

16 Pasi u mėrzit dhe pėr shumė ditė rrinte duke e ngacmuar vazhdimisht dhe duke mos ia ndarė tė keqen, ia kėputi shpirtin dhe e molisi pėr vdekje. 17 Atėherė ia zbuloi krejtėsisht zemrėn e vet. I tha: “Brisk rroje askurrė nuk ka kaluar mbi kokėn time, sepse jam “nazaré” ‑ i shuguruar Hyjit qė nė kraharorin e nėnės sime. Po tė rruhej koka ime, do tė largohej prej meje fuqia ime e do tė bėhesha i ligėsht si ēdo njeri tjetėr”.

18 Kur pa Dalila se ia kishte hapur krejtėsisht zemrėn e tij, ēoi t’i thėrrisnin krerėt e filistinėve e u tha: “Ejani vetėm edhe kėsaj here, se tani ma ka zbuluar krejt zemrėn e vet”. Ata erdhėn e me vete i morėn paratė, qė ia kishin premtuar. 19 Ajo e vuri nė gjumė mbi gjunjėt e vet, thirri njė berber dhe ia rroi shtatė bishtalecat e tij e zuri ta vėrė nė lojė: sepse forca u largua menjėherė prej tij. 20 Atėherė bėrtiti: “Samson, tė kapėn filistenjt”! Kur i doli gjumi tha vetė me vete: “Do t’ia dal si bėra mė parė e do tė ēlirohem”, sepse nuk e dinte qė Zoti ishte larguar prej tij. 21 E kapėn filistenjtė, ia nxorėn sytė dhe e ēuan nė Gazė. E lidhėn me dy palė hekura tė bronzta dhe e mbyllėn nė burg. Aty sillte gurin e mullirit.

Hakmarrja dhe vdekja e Samsonit

22 Ndėrkaq flokėt qė ia kishin rruar, filluan t’i rriten. 23 Prijėsit filistenj ishin mbledhur sė bashku pėr t’i kushtuar fli tė madhėrueshme Dagonit, zotit tė tyre, dhe pėr t’u gostitur. Thoshin:

“Zoti ynė na lėshoi nė dorė

armikun tonė, Samsonin”!

24 Po edhe populli, kur e pa, lėvdonte zotin e vet dhe i thoshte po ato fjalė:

“Zoti ynė na e dorėzoi

kundėrshtarin tonė

qė shkretoi tokėn tonė

dhe vrau shumė prej tanėve”.

25 Tashti, pasi u bėnė nė qejf, kėrkuan tė sillej Samsoni e tė bėnte lojėra para tyre. E prunė prej burgut dhe ai po luante para tyre. E bėnė tė zėrė vend ndėrmjet dy shtyllave. 26 Ky i tha djaloshit qė e merrte pėr dore: “Mė lėr t’i prek shtyllat, nė tė cilat pushon shtėpia, tė mbėshtetem e tė pushoj pak”. 27 E shtėpia ishte plot me trima e me gra; ishin aty tė gjithė paria e filistenjve, po edhe nga pullazi rreth tri mijė vetė, burra e gra, e shikonin Samsonin tek po luante. 28 Samsoni iu lut Zotit e tha: “O Zot, Hyj, tė tė bjerė ndėr mend pėr mua! Ma kthe vetėm edhe kėsaj here forcėn e mėparshme, o Hyj, qė t’u hakmerrem filistenjve njėherė pėr tė dy sytė e mi”! 29 I kapi dy shtyllat e mesme, mbi tė cilat mbėshtetej shtėpia, njėrės i vuri dorėn e djathtė e tjetrės tė majtėn, e 30 tha: “Le tė mbarojė jeta ime me filistenj”! Dhe i tundi pėr sė forti shtyllat, shtėpia ra pėrmbi tė gjithė prijėsit e mbi mbarė popullin qė ishte brenda. Duke vdekur vrau mė shumė sesa kishte vrarė mė parė sa ishte gjallė.

31 Atėherė zbritėn vėllezėrit e tij e mbarė farefisi, e morėn trupin e tij dhe e varrosėn ndėrmjet Sarasė e Estaholit, nė varrin e t’et, Manuehut.

Pėr njėzet vjet qe gjyqtar i Izraelit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Gjyqtarėt > Ngjarja me derėn e Gazės