Kapitujt

Gjyqtarėt: 20. Izraelitėt marrin mbi vete hakmarrjen pėr krimin e Gabasė

20

1 Dolėn, pra, tė gjithė bijtė e Izraelit e u bashkuan tė gjithė si njė, prej Danit e deri nė Bersabé e nė tokėn e Galaadit, pranė Zotit nė Masfė. 2 Krerėt e mbarė popullit e tė gjitha fiset e Izraelit u mblodhėn nė bashkimin e mbarė bashkėsisė sė popullit tė Hyjit: katėrqind mijė kėmbėsorė tė aftė pėr shpatė. 3 E morėn vesh edhe bijtė e Beniaminit se izraelitėt kishin dalė nė Masfė.

Leviti, burri i gruas sė vrarė, i pyetur, si mund u bė njė krim kaq i madh, 4 u pėrgjigj: “Erdha nė Gaba tė Beniaminit dhe aty po kaloja natėn. 5 Kur ja, njerėzit e atij qyteti e rrethuan shtėpinė ku po buja. Mua deshėn tė mė vrisnin e gruan, tė shtyrė prej furisė sė njė fėlligėshtie tė pabesueshme, e dhunuan derisa vdiq. 6 E mora, e preva pjesė‑pjesė e copat i shpėrndava gjithkund nė krahinat e pronės sė Izraelit, sepse kanė bėrė poshtėrsi e kob nė Izrael. 7 Kėtu jeni tė gjithė, o izraelitė, vendosni ē’duhet tė bėni”!

8 Mbarė populli u ngrit nė kėmbė si njė njeri i vetėm e thanė: “Askush prej nesh s’do tė kthehet nė tenda, askush s’do tė hyjė nė shtėpi! 9 Dhe ja, ēfarė do t’i bėjmė Gabasė: do tė hedhim short: 10 le tė zgjidhen dhjetė vetė ndėr njėqind vetė nga secili fis i Izraelit, njėqind ndėr njė mijė dhe njė mijė ndėr dhjetė mijė qė t’i sjellin ushtrisė ushqime, atyre qė do tė shkojnė pėr ta ndėshkuar Gabanė e Beniaminit siē e meriton pėr kobin qė ka bėrė”. 11 Mbarė Izraeli u bashkua si njė trup i vetėm kundėr qytetit, tė gjithė tė njė mendimi.

Kundėrshtimi i Beniaminėve

12 Atėherė dėrguan kasnecė nė mbarė fisin e Beniaminit me kėto fjalė: “Ēfarė kobėsie u gjend ndėr ju! 13 Dorėzoni njerėzit e poshtėr tė Gabasė qė e bėnė kėtė emnesė e t’i vrasim: tė zhduket e keqja prej Izraelit!”

Por ata s’deshėn tė dėgjojnė urdhrin e vėllezėrve tė vet, tė bijve tė Izraelit.

Luftimet e para

14 Beniaminėt u bashkuan prej tė gjitha qyteteve tė veta nė Gaba pėr t’u ndihmuar atyre e pėr tė luftuar kundėr mbarė popullit tė Izraelit. 15 U shkruan atė ditė njėzet e gjashtė mijė burra tė aftė pėr shpatė prej qyteteve tė Beniaminit pa numėruar burrat e Gabasė qė ishin shtatėqind burra tė zgjedhur pėr luftė. 16 Nė mbarė kėtė popull ishin shtatėqind burra tė zgjedhur, qė pėrdornin tė majtėn pėr tė djathtėn dhe gjuanin aq hollė me bahe, saqė mund tė qėllonin qimen dhe gjuajtja me gur nuk u shkonte kot kurrsesi.

17 U numėruan edhe burrat e Izraelit, pa numėruar bijtė e Beniaminit, dhe dolėn katėrqind mijė burra tė aftė pėr shpatė, tė zotė pėr luftė. 18 U ngritėn dhe erdhėn nė Betel, e kėshilluan Hyjin dhe thanė: “Kush do tė jetė nė ushtrinė tonė prijėsi i luftimit kundėr Beniaminit”. Zoti iu pėrgjigj: “Juda le tė niset i pari”.

19 Bijtė e Izraelit u ēuan herėt e ngulėn fushimin pėrballė Gabasė. 20 Izraelitėt dolėn pėr tė luftuar kundėr Beniaminit dhe u vunė nė rresht luftimi kundėr qytetit. 21 Bijtė e Beniaminit dolėn prej Gabasė dhe atė ditė i vranė prej bijve tė Izraelit njėzet e dy mijė vetė. 22 Pėrsėri bijtė e Izraelit i pėrtėrinė fuqitė po nė atė vend, ku luftuan mė parė, dhe u vunė nė rresht luftimi, 23 porse mė parė ishin ngjitur e ishin qarė para Zotit deri nė mbrėmje dhe e kėshilluan Zotin e thanė: “A duhet tė vazhdoj gjithnjė luftėn kundėr bijve tė Beniaminit, vėllezėrve tė mi, apo jo”? E ai iu pėrgjigj: “Sulmoni”!

24 Kur tė nesėrmen bijtė e Izraelit dolėn nė luftim kundėr bijve tė Beniaminit, 25 bijtė e Beniaminit shpėrthyen nga Gabaja dhe, kur u ndeshėn, lanė rrah pėrdhe edhe tetėmbėdhjetė mijė burra, mjeshtėr tė shpatės.

26 Pėr kėtė arsye tė gjithė bijtė e Izraelit, populli mbarė, erdhėn nė Betel dhe aty ndenjur para Zotit qanin. Agjėruan atė ditė deri nė mbrėmje dhe i kushtuan fli shkrumbimi e fli paqeje dhe 27 pyetėn pėr gjendjen e vet. Aty asokohe ishte Arka e Besėlidhjes sė Hyjit, 28 e Fineesi, biri i Eleazarit, bir i Aronit, qėndronte pranė saj. U kėshilluan, pra, me Zotin e thanė: “A na duhet tė dalim prapė nė luftė kundėr bijve tė Beniaminit, vėllezėrve tanė, apo tė mos dalim?” Zoti u pėrgjigj: “Sulmoni, se nesėr do t’jua lėshoj nė duart tuaja”.

Humbjet dhe shfarosja e Beniaminit

29 Atėherė Izraeli vuri pritat gjithkund pėrreth Gabasė 30 dhe pėr tė tretėn herė, si herėn e parė e herėn e dytė, e rreshtuan ushtrinė kundėr Beniaminit e Gabasė. 31 Por edhe bijtė e Beniaminit u sulėn tė ndeshen me popullin dhe tė shkėputur prej qytetit filluan t’i presin disa prej tyre si ditėn e parė e ditėn e dytė, qė u vunė nė tė ikur nėpėr dy rrugė: njėra ēonte nė Betel e tjetra nė Gaba dhe i shtruan pėrdhe afėrsisht tridhjetė vetė. 32 Kujtuan se po i vrasin si zakonisht; por izraelitėt u shtirėn se po iknin po qėllimi i tyre ishte qė t’i shkėputnin prej qytetit dhe t’i bėnin tė dilnin nė fushė tė larė. 33 Kėshtu tė gjithė bijtė e Izraelit u ngritėn nga vendi i vet dhe formuan rreshtin e luftimit nė vendin qė quhet Baaltamar. Po ashtu edhe pritat e lėshuan vendin e pritės, nė krahun e perėndimit tė Gabasė. 34 U lėshuan kėshtu kundėr Gabasė dhjetė mijė burra tė fortė, tė zgjedhur nė mbarė Izraelin. Lufta erdhi duke u ashpėrsuar kundėr bijve tė Beniaminit, tė cilėve nuk u shkonte ndėr mend se nga ēdo anė i priste vdekja. 35 Edhe Zoti i vrau nė sy tė izraelitėve dhe po atė ditė u vranė njėzet e pesė mijė e njėqind vetė, qė tė gjithė luftėtarė tė aftė pėr shpatė.

36 Bijtė e Beniaminit, kur e panė se po humbnin, filluan tė iknin. Kur i kishin parė izraelitėt, u kishin lėshuar vend tė iknin duke shpresuar nė ēetat e vėna nė pritė pėrreth qytetit. 37 Ata, duke u ngritur papritmas prej pusisė, tė sulmonin Gabanė. Kėta hynė brenda nė qytet menjėherė e i prenė tė gjithė sa ndodheshin nė qytet. 38 Bijtė e Izraelit u kishin dhėnė shenjė atyre qė vunė nė pritė, qė tė ndeznin zjarr nė mėnyrė qė, kur ta shohin tymin lart, ta kuptonin se ishte marrė qyteti. 39 Kėshtu, pra, bijtė e Izraelit, tė vėnė nė rresht pėr luftim, kthyen shpinėn e u vunė nė ikje, e bijtė e Beniaminit, duke kujtuar se i thyen si nė luftimin e parė, ia dolėn t’i vrasin rreth tridhjetė vetė. 40 Porse, kur mbi qytet filloi tė ngrihej shtylla e tymit, po edhe kur beniaminėt u sollėn e panė se flaka po i dilte nė majė qytetit, 41 e kur burri i Izraelit e solli fytyrėn faqe‑faqas me Beniaminin e nisi ta sulmojė, beniaminėt i kapi tmerri se e panė qė i piu e zeza. 42 Filluan tė marrin rrugėn drejt shkretėtirės, por edhe andej i ndiqnin kundėrshtarėt. Por edhe ata qė e dogjėn qytetin, u dolėn pėrpara, 43 dhe kėshtu vriteshin nga tė dyja anėt dhe nuk i linin as tė merrnin frymė. E shtruan truallin me kufoma deri nė anėn e lindjes sė qytetit Gaba. 44 Mbetėn tė vrarė prej fisit tė Beniaminit tetėmbėdhjetė mijė vetė, tė gjithė burra tė zgjedhur pėr luftė. 45 Ata pak qė shpėtuan, ikėn nė shkretėtirė dhe u strehuan nė shkėmbin qė quhet Remon. Si tė kėpusnin vile rrushi, udhės i vranė edhe pesė mijė vetė. E, ndėrsa po i ndiqnin kėmbė pėr kėmbė deri nė Gadaam, i vranė edhe dy mijė tė tjerė.

46 Kėshtu beniaminėt qė mbetėn tė vrarė atė ditė, qenė njėzet e pesė mijė vetė, tė gjithė luftėtarė, tė aftė pėr shpatė. 47 Mbetėn gjallė vetėm gjashtėqind vetė qė mund u shpėtuan e ikėn nė shkretėtirė. Qėndruan nė qetat Remon katėr muaj. 48 T’u ranė, pastaj, izraelitėt beniaminėve nėpėr qytete e t’i prenė tė gjithė burrat, deri edhe bagėtitė, deri edhe ēdo gjė qė hasėn, e prenė shpatė; tė gjitha qytetet dhe fshatrat e beniaminėve i pėrpiu flaka e zjarrit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Gjyqtarėt > Izraelitėt marrin mbi vete hakmarrjen pė...