Kapitujt

1 i Samuelit: 2. Kėnga e Anės

2

1 Atėherė Ana u lut e tha:

“Zemra ime kėrcen nga gėzimi nė saje tė Zotit,

m’u trash krahu nė saje tė Hyjit tim;

hapur e kam gojėn kundėr armiqve tė mi,

sepse mė gėzove me bamirėsinė tėnde.

2 Askush s’ėshtė i shenjtė krahas me Zotin,

sepse pėrveē teje tjetėr s’ka!

Nuk ka tė fortė porsi Hyji ynė!

3 Oh, mos folni fjalė tė mėdha krenarie,

larg gojės suaj fjalėt me madhėshti:

sepse Hyji ėshtė Zoti qė di gjithēka

e prej tij peshohen veprimet!

4 Harku i tė fortėve u thye,

kurse tė ligshtit u ngjeshėn me fuqi!

5 Tė ngopurit rrogėtarė u lidhėn pėr bukė goje,

kurse tė uriturit mė s’sprovojnė skamje.

Beronja lindi fėmijė me shumicė,

kurse ajo qė pati shumė u shua.

6 Zoti bėn qė tė vdiset e tė jetohet,

plandos nė Nėntokė dhe andej nxjerr.

7 Zoti bėn skamnor e tė pasur,

pėrul edhe lartėson;

8 prej pluhurit e ngre varfanjakun,

prej llomit e lartėson skamnorin,

qė tė rrijė me princa,

qė ta zėrė vendin e nderit.

Sepse tė Zotit janė shtyllat e tokės

mbi to e vendosi botėn.

9 Ai i ruan hapat e besnikut tė vet,

nė errėsirė do tė zhduken keqbėrėsit,

s’ėshtė forca qė burrin e bėn burrė!

10 Zoti do t’i ndrydhė kundėrshtarėt e vet,

prej qiellit mbi ta thekshėm do tė bubullijė!

Zoti do ta gjykojė mbarė botėn,

sundimin do t’ia japė mbretit tė vet,

Ai do t’ia ngrejė ballin Mesisė sė vet”!

11 Atėherė Elkana u kthye nė Ramė nė shtėpinė e vet. Fėmija ishte shėrbėtor nė praninė e Zotit nėn mbikėqyrjen e Heliut prift.

Bijtė e Heliut

12 Bijtė e Heliut ishin njerėz tė prishur: nuk ēanin kokėn pėr Zotin 13 dhe s’ishin nė kujdes pėr sjelljen e mirė priftėrore ndaj popullit: kur kushtonte ndokush flinė, vinte shėrbėtori i priftit me tėrfurk tredhėmbėsh dhe, ndėrsa zihej mishi, 14 e ngulte nė mish nė kusi, nė kazan, nė vegėsh ose nė tavė dhe, gjithsa i kapte tėrfurku, e merrte prifti pėr vete. Kėshtu ua bėnin tė gjithė izraelitėve qė vinin nė Silo. 15 Madje, edhe para se tė digjnin dhjamin, vinte shėrbėtori i priftit e i thoshte atij qė kushtonte flinė: “Ma jep mishin qė t’ia pjek priftit, sepse nuk do qė prej teje tė marrė mishin e zier, por tė freskėt ‑ tė pazier”. 16 Flijuesi i thoshte: “Njė herė le tė digjet dhjami, siē ėshtė rregulla, dhe atėherė merr sa tė dėshirosh”, por ky i pėrgjigjej: “Assesi. Mė mirė ma jep Tani se, pėrndryshe, do tė ta marr me dhunė”. 17 Mėkati i djelmoshave ishte shumė i madh para Zotit, sepse ata pėrbuznin flinė e Zotit.

Samueli nė Silo

18 Samueli shėrbente nė praninė e Zotit. Djaloshi ishte i veshur me shpinorin e linjtė. 19 E ėma ia punonte edhe nga njė gunėz ēdo vit e ia sillte kur shkonte bashkė me burrin pėr tė adhuruar e pėr tė kushtuar flinė vjetore. 20 Heliu bekonte Elkanėn dhe gruan e tij e thoshte: “Tė dhėntė Zoti tė tjerė fėmijė prej kėsaj gruaje pėr dhuratėn qė i bėri Zotit”.

Ata u kthyen nė shtėpinė e vet.

21 Zoti e pa me tė mira Anėn, ajo ngjizi dhe lindi tre djem e dy vajza. Ndėrkaq Samueli rritej nė praninė e Zotit.

Pėrsėri pėr bijtė e Heliut

22 Heliu ishte plakur shumė, por kishte dėgjuar gjithēka qė bėnin bijtė e tij kundrejt tė gjithė izraelitėve dhe se ata flinin me gratė qė shėrbenin nė hyrjen e Tendės sė takimit. 23 Ai u tha: “Pse bėni punė tė tilla, pėr tė cilat po dėgjoj prej mbarė popullit, punė tejet tė liga? 24 Mosni, bijtė e mi! Nuk po dėgjoj fjalė tė mira qė po fliten... Po shkandulloni popullin e Zotit.

25 Nėse njeriu mėkaton kundėr njeriut,

ėshtė Zoti ai qė do tė gjykojė;

por, nė qoftė se njeriu mėkaton kundėr Zotit,

kush do tė ndėrmjetėsojė pėr tė”?

Por ata nuk e dėgjuan zėrin e t’et, sepse Zoti kishte vendosur t’i vriste.

26 Ndėrkaq Samueli rritej e pėrparonte dhe i pėlqente Zotit e njerėzve.

Paralajmėrimi i ndėshkimit

27 Njė ditė erdhi njė njeri i Hyjit te Heliu e i tha: “Kėshtu thotė Zoti: A thua nuk i jam zbuluar qartė shtėpisė sė babait tėnd kur ishte nė Egjipt, nė shtėpinė e faraonit? 28 Unė e zgjodha atė qė tė jetė, nė mes tė tė gjitha fiseve tė Izraelit, prifti im, qė tė ngjitet nė lterin tim, tė djegė kemin e tė mbartė shpinorin nė praninė time. Unė ia dhashė shtėpisė sė babait tėnd tė gjitha flitė qė i kushtojnė tė gjithė izraelitėt! 29 Pėrse shqelmoni flinė time, dhuratat e mia qė urdhėrova tė kushtohen nė tempull, e ti mė tepėr i nderove bijtė e tu se mua, pėr t’u ngopur me pjesėt mė tė mira tė flive qė i kushton Izraeli, populli im?

30 Pėr kėtė arsye thotė Zoti, Hyji i Izraelit: ‘Pata folur e pata thėnė: shtėpia jote e shtėpia e babait tėnd do tė shėrbejnė nė praninė time pėr amshim; por tani ‑ ėshtė fjala e Zotit ‑ Kurrė mė, assesi! Sepse unė do t’i nderoj ata qė mė nderojnė, kurse ata qė mė pėrbuzin, do tė jenė tė pėrbuzur. 31Ja, po vijnė ditėt, kur do ta pres krahun tėnd dhe krahun e shtėpisė sė tėt eti, kėshtu qė s’do tė ketė mė plak nė shtėpinė tėnde. 32 Ti do ta shikosh kundėrshtarin tėnd nė tempull tė mbuluar me tė gjitha tė mirat e Izraelit, kurse plak mė kurrė prej shtėpisė sate s’do tė ketė! 33 Megjithatė do tė lė ndonjė mashkull prej shtėpisė sate nė lterin tim, me qėllim qė tė humbin sytė e tu nė rrashtė e tė tė pėlcasė zemra, kurse pjesa mė e madhe e meshkujve tė tu do tė vdesin posa t’ia arrijnė moshės sė burrėrisė. 34 Pėr shenjė do tė kesh atė qė do t’u ndodhė dy bijve tė tu Ofniut e Fineesit: nė njė ditė do tė vdesin tė dy!

35 E unė do tė bėj tė ngrihet pėr vete njė prift besnik. Ai do tė veprojė sipas zemrės sime e sipas dėshirės sime. Unė do t’i ndėrtoj njė shtėpi tė qėndrueshme dhe ai do tė jetojė para tė shuguruarit tim gjatė gjithė jetės. 36 E do tė ndodhė qė edhe ai qė do tė mbesė gjallė prej shtėpisė sate, do tė vijė e do tė pėrkulet para tij pėr njė kacille tė argjendtė e pėr njė qeth bukė e t’i lutet: ‘Mė prano, po tė bėj lutje, nė ēfarėdo shėrbese priftėrore tė kem njė kafshatė bukė’”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Kėnga e Anės