Kapitujt

1 i Samuelit: 4. Humbja e luftės sė izraelitėve dhe grabitja e Arkės

4

1 Ndėr ato ditė u bashkuan filistenjtė pėr tė luftuar. Edhe izraelitėt u dolėn para filistenjve pėr t’u ndeshur nė luftė. E ngulėn fushimin pėrgjatė Abeneserit, kurse filistenjtė nė Afek 2 dhe e renditėn rreshtin e luftės kundėr Izraelit. Por, kur u ndez lufta, izraelitėt u sollėn shpinėn filistenjve. Mbetėn tė vrarė atė ditė nėpėr ara rreth katėr mijė burra.

3 Populli u kthye nė fushim e pleqtė e Izraelit thanė: “Pse na goditi sot Zoti me anė tė filistenjve? Tė shkojmė nė Silo e ta marrim Arkėn e Besėlidhjes sė Zotit dhe ta ēojmė nė mesin tonė qė tė na shpėtojė prej dorės sė armiqve tanė”. 4 Populli dėrgoi disa njerėz nė Silo dhe morėn prej andej Arkėn e Besėlidhjes sė Zotit tė ushtrive qė rri pėrmbi kerubinė. Me Arkėn e Besėlidhjes sė Hyjit ishin tė dy bijtė e Heliut, Ofniu dhe Fineesi.

5 Posa arriti nė fushim Arka e Besėlidhjes sė Zotit, mbarė Izraeli lėshoi njė britmė kushtrimi aq tė fortė, saqė ushtoi toka. 6 Filistenjtė dėgjuan brohoritjen e thanė: “Ē’do tė jetė kjo britmė kushtrimi nė fushimin e hebrenjve”? E morėn vesh se kishte ardhur nė fushim Arka e Zotit. 7 Filistenjtė u trembėn e thanė: “Hyji i erdhi nė fushim!” Dhe britėn e thanė: 8 “Tė mjerėt ne! Nuk kishte njė gėzim tė tillė mė parė! Tė mjerėt ne! Kush do tė na shpėtojė prej duarve tė zotave tė tillė tė madhėrishėm? Kėto janė hyjnitė qė i goditėn egjiptianėt me tė gjitha ato shuplaka nė shkretėtirė! 9 Merrni zemėr e bėhuni trima, o filistenj, qė tė mos u shėrbeni hebrenjve, sikurse ata ju shėrbyen juve. Jini trima e luftoni”!

10 Atėherė filistenjtė e filluan betejėn, izraelitėt u thyen dhe secili u fut nė ēadrėn e vet. Qe kjo njė humbje e madhe fort: ranė nė luftim izraelitėt tridhjetė mijė kėmbėsorė. 11 U zu edhe Arka e Hyjit, po edhe tė dy bijtė e Heliut mbetėn tė vrarė: Ofniu e Fineesi.

Vdekja e Heliut

12 Po atė ditė erdhi me vrap nė Silo njė burrė prej fisit tė Beniaminit nga fronti i luftės me petka tė shqyera e me kokė tė pėrhitur nga pluhuri. 13 Kur arriti ky, Heliu rrinte nė ndenjėsen e vet nė hyrje, me fytyrė nga rruga: e kishte zemrėn tė shqetėsuar lidhur me Arkėn e Hyjit. Ky njeri si arriti e dha lajmin e zi. Mbarė qyteti lėshoi njė britmė tė madhe. 14 Heliu e dėgjoi britmėn e pyeti: “Ē’do tė thotė kjo britmė kryengritjeje”? Ndėrkaq ai njeri vrapoi e i tregoi Heliut. 15 Heliu kishte nėntėdhjetė e tetė vjet, sytė i ishin errėsuar e mė nuk shihte. 16 Ky i tha Heliut: “Jam unė qė po vij nga fronti i luftės dhe sot ika nga lufta”. E ai e pyeti: “Ēfarė ka ndodhur, biri im”? 17 Lajmėtari iu pėrgjigj: “Iku para filistenjve Izraeli e u bė kėrdi e madhe nė popull. Pėr mė tepėr, mbetėn edhe tė dy djemtė e tu, Ofniu dhe Fineesi dhe ata e morėn edhe Arkėn e Hyjit”.

18 Kur dėgjoi tė pėrmendet Arka e Hyjit, u rrėzua pėrmbrapa nga ndenjėsja, ra nė prak tė derės, theu arrēin e qafės e vdiq. Sepse ishte njeri i moēėm e i rėndė.

Qe gjyqtar nė Izrael pėr dyzet vjet.

Vdekja e gruas sė Fineesit

19 Reja e tij, gruaja e Fineesit, ishte shtatzėnė dhe afėr pėr tė lindur. Kur dėgjoi se ėshtė marrė Arka e Hyjit, se i vdiq vjehrri dhe se i kishte mbetur burri, ra e lindi: papritmas e kapėn dhembjet e tė lindurit. 20 Ndėrsa ajo ishte duke dhėnė shpirt, ato qė e rrethonin, i thoshin: “Mos u tremb se ke lindur djalė”. Por ajo nuk u pėrgjigj as qė i dėgjoi. 21 Ajo e quajti djalin Ikabod, d. m. th. “I shkoi nderi Izraelit”, sepse u mor Arka e Hyjit, e vdiq vjehrri dhe iu vra burri. 22 Tha: “Shkoi nderi i Izraelit, pasi u mor Arka e Hyjit”!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Humbja e luftės sė izraelitėve dhe grabi...