Kapitujt

1 i Samuelit: 5. Arka u sjell vėshtirėsi filistenjve

5

1 Filistenjtė e morėn Arkėn e Hyjit dhe e ēuan prej Abenezerit nė Azot. 2 Filistenjtė e morėn Arkėn e Hyjit, e futėn nė tempullin e Dagonit dhe e vendosėn pėrkrah Dagonit.

3 Tė nesėrmen kur u ngritėn azotianėt, kur, ē’tė shohėsh?- ja Dagoni pėrmbys me fytyrė pėrdhe para Arkės sė Zotit! E kapėn Dagonin dhe e vendosėn prapė nė vendin e vet. 4 Por pėrsėri tė nesėrmen nė mėngjes shkuan dhe e gjetėn Dagonin tė shtrirė pėrtokė me fytyrė pėrdhe para Arkės sė Zotit. Por koka e Dagonit dhe tė dy duart e tija, tė prera, ishin nė prak tė derės: 5 nė vend ishte vetėm trupi i Dagonit. Pėr kėtė arsye priftėrinjtė e Dagonit dhe tė gjithė ata qė hyjnė nė tempullin e tij, nuk e shkelin pragun e Dagonit nė Azot atė ditė e sot.

6 Atėherė erdhi e u rėndua dora e Zotit mbi azotianė, i dėrrmoi dhe i goditi me ēibanė Azotin e rrethet e tija. 7 Me tė parė kėtė plagė, azotianėt thanė: “Tė mos qėndrojė ndėr ne Arka e Hyjit tė Izraelit, sepse ėshtė e rėndė dora e tij mbi ne dhe mbi Dagonin, zotin tonė”. 8 Ata ēuan e thirrėn tė gjithė princat filistenj e thanė: “Ēfarė do tė bėjmė me Arkėn e Hyjit tė Izraelit”? Ata u pėrgjigjėn: “Le tė ēohet nė Get Arka e Hyjit tė Izraelit”. Dhe e shpunė Arkėn e Hyjit tė Izraelit.

9 Por, pasi e ēuan Arkėn atje, dora e Zotit u rėndua mbi qytet. Ata i kapi frikė tejet e madhe; i goditi njerėzit e qytetit, prej tė voglit e deri nė tė madhin dhe u mbuluan nga ēibanėt. 10 Kėta e ēuan Arkėn e Hyjit nė Akaron.

Por kur arriti Arka e Hyjit nė Akaron, bėrtitėn akaronasit e thanė: “E sollėn tek ne Arkėn e Hyjit tė Izraelit qė tė na mbysė ne dhe popullin tonė”! 11 Prandaj i bashkuan tė gjithė princat e filistenjve e u thanė: “Lėshojeni Arkėn e Hyjit tė Izraelit e tė shkojė nė vendin e vet qė tė mos na vrasė ne dhe popullin tonė”. 12 Sepse nė mbarė qytetin mbretėronte frika e vdekjes, aq fort ishte rėnduar aty dora e Hyjit. Njerėzit qė ende nuk kishin vdekur, ngarkoheshin me ēibanė dhe dėnesja e ulurima e qytetit arrinte nė qiell.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Arka u sjell vėshtirėsi filistenjve