Kapitujt

1 i Samuelit: 6. Kthimi i Arkės

6

1 Kėshtu Arka e Zotit qėndroi nė tokėn e filistenjve pėr shtatė muaj. 2Filistenjtė i thirrėn priftėrinjtė dhe dijetarėt e u thanė: “Si t’ia bėjmė me Arkėn e Zotit? Na mėsoni si do ta kthejmė nė vendin e vet”.

Ata u pėrgjigjėn: 3 “Nėse e ktheni Arkėn e Hyjit tė Izraelit, mos e ktheni tė zbrazėt, por e keni pėr detyrė ta shpėrbleni pėr mėkat e atėherė do tė shėroheni e do ta kuptoni pse dora e tij nuk u hoq prej jush”. 4 Ata thanė: “E ēfarė na duhet t’i japim pėr shpėrblim tė fajėsisė ndaj tij”? Ata u pėrgjigjėn: 5 “Sipas numrit tė princave filistenj: pesė ēibanė tė artė e pesė minj tė artė, sepse shuplaka qe e njejtė qoftė nė ju qoftė nė princat tuaj. Punoni, pra, trajtat e ēibanėve tuaj e trajtat e minjve qė shkretėruan vendin tuaj dhe jepni lavdi Hyjit tė Izraelit, atėherė ndoshta do ta heqė dorėn e vet prej jush, prej zotave tuaj e prej vendit tuaj. 6 Pėrse i ngurroni zemrat tuaja siē e ngurroi Egjipti dhe faraoni zemrėn e vet? Pasi qė i shuplakoi, a nuk i lanė atėherė tė shkojnė e shkuan?

7 Pra, punoni njė qerre tė re, merrni dy lopė pėlleja qė ende nuk kanė qenė tė zėna nė zgjedhė dhe mbėrtheni nė qerre, kurse viēat e tyre ndryni nė vathė. 8 Merreni Arkėn e Zotit e vėreni nė qerre. Po edhe gjėrat e punuara me ar qė ju ia jepni si shpėrblim, vendosni nė njė arkėz, tė cilėn ta vini pėrgjatė Arkės, e atėherė lėrini tė shkojnė 9 e vėreni. Nėse niset drejt vendit tė vet, nė drejtim tė Betsamesit, Ai jua bėri kėtė tė keqe tė madhe; por nė qoftė se nuk ndodh kėshtu, atėherė do ta dimė se nuk na preku dora e tij, por na ndodhi rastėsisht”.

10 Ata bėnė ashtu. Morėn dy lopė qė i ndėrgonin viēat, i vunė nė qerre e viēat e tyre i ndrynė nė vathė; 11 e vunė Arkėn e Hyjit nė qerre edhe arkėzėn qė mbante minjtė e artė dhe trajtat e ēibanėve. 12 Lopėt ecnin drejt udhės qė shpie nė Betsames dhe ecnin drejt rrugės duke pallur nuk shmangeshin as djathtas as majtas. Edhe princat e filistenjve shkonin pas tyre deri nė kufijtė e Betsamesit.

Arka nė Betsames

13 Po atėherė betsamesasit po korrnin grurin nė luginė. Ngritėn sytė e panė Arkėn. Kur e panė, u gėzuan shumė. 14 Arka mbėrriti tek ara e Jozueh Betsamesasit dhe aty u ndal. Aty ishte njė gur i madh. I prenė drutė e qerres, mbi to i vunė lopėt pėr fli shkrumbimi pėr nder tė Zotit. 15 Levitėt e kishin ulur Arkėn e Hyjit dhe arkėzėn qė ishte pėrgjatė saj, nė tė cilėn ishin trajtat e arta dhe i vunė mbi gurin e madh. Atė ditė njerėzit e Betsamesit i kushtuan Zotit fli shkrumbimi dhe therore. 16 E panė kėtė pesė princat e filistenjve dhe po atė ditė u kthyen nė Akaron.

17 Dhe kėta janė ēibanėt e artė qė i dhuruan Zotit si shpėrblim pėr faj: Azoti njė, Gaza njė, Askaloni njė, Geti njė, Akaroni njė. 18 Minj tė artė qenė aq sa ishin qytetet e filistenjve, tė princave filistenj, prej qytetit tė muruar deri nė fshatin e parrethuar me mure. Ai gur i madh, mbi tė cilin e vendosėn Arkėn e Zotit, ėshtė dėshmitar edhe sot e kėsaj dite nė arėn e Jozuehut tė Betsamesit.

19 Porse bijtė e Jekonisė, tė vetmit ndėr njerėzit e Betsamesit, nuk u gėzuan pse panė Arkėn e Zotit, prandaj Zoti i goditi shtatė‑ dhjetė vetė prej popullit. Pėr kėtė arsye populli bėri gjėmė tė madhe pse Zoti e vuri popullin nė sprovė kaq tė vėshtirė.

Arka nė Kariatiarim

20 Atėherė njerėzit e Betsamesit thanė: “Kush do tė mund tė qėndrojė pranė Zotit, kėtij Hyji tė shenjtė? Te kush do tė shkojė tani prej nesh”? 21 Atėherė dėrguan lajmėtarė te banorėt e Kariatiarimit. Thanė: “Filistenjtė e kthyen Arkėn e Zotit. Ejani e ēojeni tek ju atje lart”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Kthimi i Arkės