Kapitujt

1 i Samuelit: 9. Sauli dhe gomaricat e t’et

9

1 Ishte njė burrė prej fisit tė Beniaminit qė e kishte emrin Cis. Ishte i biri i Abielit, tė birit tė Serorit, tė birit tė Bekoratit, tė birit tė Afiait, njė i beniaminas, burrė i pasur. 2 Kishte njė djalė qė quhej Saul, djalė i zgjedhur e i mirė; s’kishte burrė mė tė mirė se ai ndėr bijtė e Izraelit. Qė prej krahėve e lart ngalliste mbi mbarė popullin.

3 Cisit, babait tė Saulit, i kishin humbur gomaricat. Cisi i tha Saulit, birit tė vet: “Merre me vete njė shėrbėtor, ngrihu e kėrkoji gomaricat”. Kėta, pasi kaluan malin e Efraimit 4 dhe pasi kaluan edhe tokėn e Salisė e nuk i gjetėn, kaluan gjithashtu edhe nėpėr tokėn e Salimit, por nuk ishin as aty. Kaluan edhe tokėn e Jeminit e nuk gjetėn gjė.

5 Kur arritėn nė tokėn e Sufit, Sauli i tha shėrbėtorit tė vet qė ishte me tė: “Eja tė kthehemi, se mos po i harron im atė gomaricat e po bie nė mendime pėr ne”. 6Ai i tha: “Shih, ėshtė nė kėtė qytet njė njeri i Hyjit, burrė shumė bujar. Gjithēka thotė, ndodh pa farė mėdyshjeje. Tė shkojmė, pra, atje, ndoshta na tregon gjė lidhur me udhėtimin tonė qė kemi ndėrmarrė”. 7 Sauli i tha shėrbėtorit tė vet: “Zėre se po shkojmė, po ē’t’i ēojmė atij burri? Buka na u mbarua nė strajcat tona, dhuratė nuk kemi pėr t’i dhėnė njeriut tė Hyjit. Ēka kemi”? 8 Shėrbėtori pėrsėri iu pėrgjigj Saulit e i tha: “Ja, u gjet nė dorėn time e katėrta pjesė e siklit tė argjendtė, po ia japim njeriut tė Hyjit qė tė na tregojė pėr udhėtimin tonė”. ‑ 9 Dikur, qėmoti, kėshtu thoshte secili qė shkonte tė pyeste Hyjin: “Ejani tė shkojmė te vėguesi”, sepse ai qė sot quhet profet, dikur quhej vėgues. ‑10 Atėherė Sauli i tha shėrbėtorit tė vet: “Fare mirė e ke, eja tė shkojmė”. Dhe shkuan nė qytet nė tė cilin ishte njeriu i Hyjit.

Sauli takon Samuelin

11 Ndėrsa po ngjiteshin pėrpjetės sė qytetit, takuan vajzat duke dalė pėr tė nxjerrė ujė. I pyetėn: “A mos ėshtė kėtu vėguesi”? 12 Ato u pėrgjigjėn: “Kėtu ėshtė: ja ku ėshtė para teje, shpejto tani! Sepse sot erdhi nė qytet pasi sot populli bėn fli nė kodėr. 13 Posa tė hyni nė qytet do ta takoni menjėherė, para se tė ngjitet nė kodėr pėr tė ngrėnė. Populli nuk do tė hajė para se tė mbėrrijė ai, sepse ai bekon theroren dhe vetėm pastaj hanė tė ftuarit. Shpejtoni, pra, lart, se menjėherė do ta gjeni”.

14 U ngjitėn nė qytet. Kur ata po hynin nė qytet, ja, Samueli po dilte prej qytetit para tyre pėr tė shkuar lart nė kodėr.

15 Njė ditė para se tė vinte Sauli, Zoti e kishte njoftuar Samuelin e i kishte thėnė: 16 “Shih nė kėtė orė qė ėshtė tani nesėr unė do tė ēoj te ti njė njeri prej tokės sė Beniaminit. Ti atė lyeje pėr Krye tė mbarė popullit tim, Izraelit. Ai do ta shpėtojė popullin tim prej duarve tė filistenjve. E pashė mjerimin e popullit tim dhe gjėma e tij arriti tek unė”.

17 Posa Samuelit i shkuan sytė te Sauli, Zoti i tha: “Ja njeriu pėr tė cilin tė kam thėnė: ky do tė zotėrojė mbi popullin tim”.

18 Samuelit iu afrua Sauli nė mes tė derės e i tha: “Tė lutem, mė trego: ku ėshtė shtėpia e vėguesit”? 19 Samueli iu pėrgjigj Saulit: “Unė jam vėguesi. Ngjitu para meje nė kodėr qė tė hani sot me mua. Nė mėngjes do tė tė nis dhe do tė tė tregoj pėr gjithēka ke nė mend tė pyesėsh. 20 Sa pėr gomaricat qė tė kanė humbur qė pardje, mos ji nė kujdes se janė gjetur. E, kujt do t’i takojė ē’ėshtė mirė e mė mirė nė Izrael? A thua jo ty dhe mbarė shtėpisė sė tėt eti”?

21 E Sauli iu pėrgjigj: “Po a nuk jam unė njė i beniaminas prej mė tė voglit fis tė Izraelit? Po edhe vėllazėria ime a nuk ėshtė mė e fundit ndėr tė gjitha barqet e fisit tė Beniaminit? Pse atėherė po mė thua mua njė fjalė tė tillė”?

22 Samueli i mori me vete Saulin e shėrbėtorin e tij, i futi nė dhomė dhe u dha kryet e vendit ndėr tė gjithė ata qė kishin qenė tė ftuar: ishin rreth tridhjetė vetė. 23 Po edhe gjellėbėrėsit i tha Samueli: “Ma sill pjesėn qė ta dhashė e tė urdhėrova ta ndash veēmas”. 24 Gjellėbėrėsi mori shpatullėn e bishtin dhe i vuri para Saulit. E Samueli tha: “Ja pjesa qė u ruajt. Vėre para vetes dhe haje, sepse ėshtė ruajtur me qėllim pėr ty, kur e thirra popullin”.

Atė ditė Sauli hėngri me Samuelin.

25 Pastaj zbritėn prej kodrės nė qytet. Saulit i shtruan nė tarracė dhe fjeti.

Shugurimi i Saulit

26 Kur u ngritėn nė mėngjes, pasi kishte aguar, Samueli e thirri Saulin qė ishte nė tarracė e i tha: “Ngrihu e do tė nisesh tė shkosh”. Sauli u ēua. Dolėn, pra, tė dy, d. m. th. ai e Samueli. 27 Kur arritėn nė fund tė qytetit, Samueli i tha Saulit: “Thuaj shėrbėtorit qė tė shkojė para nesh ‑ dhe ai kaloi pėrpara ‑ kurse ti ndalu pak qė tė ta tregoj fjalėn e Zotit”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Sauli dhe gomaricat e t’et