Kapitujt

1 i Samuelit: 10. Kthimi i Saulit

10

1 Samueli mori enėn me vaj, e zbrazi mbi kokė tė tij dhe e puthi. I tha: “Ja, Zoti tė shuguroi pėr prijės mbi popullin e vet, mbi Izrael. Ti do ta sundosh popullin e Zotit dhe do ta ēlirosh prej dorės sė armiqve tė tij qė janė pėrreth. Dhe, ja, shenja se Hyji tė ka shuguruar pėr prijės mbi trashėgimin e vet: 2 pasi tė largohesh sot prej meje, do t’i takosh dy njerėz te varri i Rakelės nė kufirin e tokės sė Beniaminit. Ata do tė thonė: “Gomaricat qė kishe dalė t’i kėrkoje, u gjetėn; yt atė i ka harruar gomaricat e ėshtė bėrė shumė marak pėr ju e thotė: ‘Ēka tė bėj tani pėr djalė’? 3 E kur tė shkosh prej andej pėrtej e tė mbėrrish te Qarri i Taborrit, aty do tė tė takojnė tre burra qė janė nisur tė shkojnė tek Hyji nė Betel: njėri do tė mbartė tre edha, tjetri tri bukė tė rrumbullakėta e i treti njė rrėshiq me verė. 4 Pasi tė tė kenė pėrshėndetur, ata do tė t’i japin dy bukė dhe ti merri prej dorės sė tyre. 5 Pastaj do tė arrish te Gabaa e Hyjit, ku ėshtė roja filistine. Kur tė kesh hyrė nė qytet, aty do tė takosh njė turmė profetėsh qė zbresin prej lartėsisė e para tyre harpa, daulle, fyej e cetra e ata duke profetizuar. 6 Edhe ty do tė tė sulmojė shpirti i Zotit e edhe ti do tė kalosh nė kllapi profetike dhe do tė shndėrrohesh nė njė njeri tjetėr. 7 Kur tė shohėsh se u pėrmbushėn kėto shenja, bėj si tė duash, sepse Zoti ėshtė me ty. 8 Atėherė zbrit para meje nė Galgalė. Sepse edhe vetė do tė zbres tek ti pėr tė paraqitur kushtin dhe pėr tė flijuar flitė e pajtimit. Prit shtatė ditė derisa tė vij tek ti e tė tė kallėzoj se ēfarė duhet tė bėsh”.

Kthimi i Saulit

9 Kėshtu, pra, sa i ktheu shpinėn Sauli Samuelit pėr t’u larguar, Hyji ia shndėrroi zemrėn e tė gjitha shenjat iu vėrtetuan po atė ditė. 10 Prej andej arritėn nė Gabaa, kur ja, turma e profetėve i doli pėrpara. Shpirti i Hyjit e pushtoi atė, dhe edhe ai nisi tė profetizonte mes tyre.

11 Kur panė ata qė e kishin njohur mė parė, se si edhe ai papritmas u pėrzie me profetė e po profetizonte, e pyesnin njėri‑tjetrin: “Ē’i ndodhi djalit tė Cisit? Po a mos ėshtė edhe Sauli profet”? 12 Njė njeri vendės pyeti: “Kush ėshtė babai i tyre”? Kėndej edhe u bė thėnia e popullit: “Pse, edhe Sauli ėshtė njė ndėr profetėt”?

13 Por Sauli pushoi sė profetizuari e erdhi nė Gabaa. 14 Ungji i Saulit i pyeti atė dhe shėrbėtorin e tij: “Ku keni qenė”? Ai iu pėrgjigj: “Pėr tė kėrkuar gomaricat e, pasi nuk i gjetėm, shkuam te Samueli”. 15 Atėherė i tha ungji i tij: “Mė trego ē’tė ka thėnė Samueli”? 16 Sauli i tha tė ungjit: “Na tregoi se ishin gjetur gomaricat”. Por nuk i tregoi asnjė fjalė lidhur me ē’i tha Samueli pėr mbretėri.

Sauli zgjidhet me short pėr mbret

17 Samueli e thirri popullin te Zoti nė Masfė 18 dhe u tha bijve tė Izraelit: “Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: ‘Unė i nxora bijtė e Izraelit prej Egjiptit dhe ju shpėtova prej dorės sė egjiptianėve e prej dorės sė tė gjitha mbretėrive qė ju mundonin. 19 E ju sot e pėrbuzėt Hyjin tuaj qė i vetmi ju shpėtoi prej tė gjitha tė kėqijave dhe vėshtirėsive tuaja e thatė: ‘Assesi, por na cakto njė mbret!’ Tani, vėruni nė rresht sipas fiseve e sipas barqeve tuaja”!

20 Samueli i bėri tė afroheshin tė gjitha fiset e Izraelit. Shorti ra mbi fisin e Beniaminit. 21 Bėri tė afrohej fisi i Beniaminit e vėllazėritė e tija. Shorti ra nė vėllazėrinė e Metriut. Shorti i ra Saulit, birit tė Cisit. E kėrkuan Saulin, por nuk e gjetėn. 22 Atėherė u kėshilluan me Zotin nėse a do tė ketė ardhur ai njeri aty ndopak. Zoti u pėrgjigj: “Ja, ėshtė fshehur ndėr rrobat”! 23 U lėshuan vrap dhe e morėn prej andej. Qėndroi nė mes tė popullit dhe ngalliste pėrmbi mbarė popullin qė prej krahėve e lart.

24 Atėherė Samueli i tha mbarė popullit: “A po shihni kė ka zgjedhur Zoti? S’ka shoq nė mbarė popullin”!

Mbarė populli brohoriti: “Rroftė mbreti”!

25 Atėherė Samueli i kumtoi popullit tė drejtat e mbretit, i shkroi nė libėr dhe e vendosi para Zotit. Pastaj Samueli nisi popullin, secilin nė shtėpinė e vetė.

26 Po ashtu edhe Sauli shkoi nė shtėpinė e tij nė Gaba. Me tė shkuan edhe trimat e fortė, tė cilėve Zoti ua preku zemrėn. 27 Por disa njerėz tė pavlerė, thanė: “A thua ky do tė mund tė na shpėtojė”? E pėrbuzėn dhe nuk i ēuan dhurata. Ai bėri sikur s’dėgjoi.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Kthimi i Saulit