Kapitujt

1 i Samuelit: 13. Kryengritja kundėr filistenjve

13

1 Sauli ishte tridhjetė vjeē kur u bė mbret. Mbretėroi njezet vjet mbi Izraelin.

2 Sauli zgjodhi pėr vete tre mijė izraelitė: me Saulin qėndronin dy mijė vetė nė Makmas e nė malin Betel, kurse njė mijė vetė ishin me Jonatanin nė Gabą tė Beniaminit. Mbarė popullin tjetėr e lėshoi tė shkonte secili nė shtėpinė e vet.

3 Jonatani e vrau rojėn e filistenjve qė ishte nė Gabą. Filistenjtė e morėn vesh. Sauli i ra borisė nė mbarė Izraelin duke kumtuar: “Le ta dinė hebrenjtė”! 4 Nė mbarė Izraelin u hap zėri: “Sauli e vrau rojėn e filistenjve! Izraeli ka rėnė nė armiqėsi me filistenj”. Prandaj populli u mblodh nė Galgalė pas Saulit.

5 Edhe filistenjtė u bashkuan pėr tė luftuar kundėr Izraelit. Ishin tri mijė karroca lufte, gjashtė mijė kalorės, kurse populli tjetėr i shumtė si rėra qė ėshtė nė bregun e detit. U ngjitėn dhe ngulėn fushimin nė Makmas, nė krahun e lindjes tė Betavenit. 6 Kur e panė bijtė e Izraelit se e kishin punėn pisk ‑ sepse populli u ligėshtua pėr sė tepėrmi, disa u fshehėn nėpėr shpella e nėpėr pyje, nėpėr qeta e nėpėr gėrdhata e nėpėr cisterna. 7 Disa hebrenj kaluan edhe pėrtej Jordanit, nė tokėn e Gadit e tė Galaadit.

Kėputja mes Samuelit e Saulit

Sauli ishte ende nė Galgalė dhe popullin qė ishte me tė, e kishte kapluar njė tmerr i madh. 8 Ai priti shtatė ditė, si kishte caktuar Samueli tė vinte nė takim, por Samueli nuk erdhi nė Galgalė. Populli filloi tė shpėrndahet prej tij. 9 Prandaj Sauli tha: “M’i sillni kėtu flitė e shkrumbimit e tė pajtimit”! Dhe ai kushtoi flinė e shkrumbimit.

10 Dhe, ndėrsa po i jepte fund flisė sė shkrumbimit, ja, po vinte Samueli. Sauli i doli pėrpara pėr ta pėrshėndetur.

11 Samueli i tha: “Ē’ke bėrė”? Sauli iu pėrgjigj: “Kur pashė se populli po shpėrndahej prej meje e kur pashė se edhe ti nuk po vije brenda ditėve qė ke caktuar ti vetė e, pastaj, kur pashė se filistenjtė janė bashkuar nė Makmas, 12 thashė: Tani do tė zbresin kundėr meje filistenjtė nė Galgalė dhe unė ende nuk e kam kryer lutjen ndaj Zotit, i shtrėnguar nga nevoja, kushtova flinė e shkrumbimit”.

13 Samueli i tha Saulit: “Ke vepruar marrėzisht! Oh, sikur t’u ishe pėrmbajtur urdhėrimeve tė Zotit, Hyjit tėnd, qė t’i dha! Me siguri tani Zoti do ta kishte pėrforcuar mbretėrinė tėnde pėr amshim mbi Izraelin. 14 Por mjerisht mbretėria jote nuk do tė qėndrojė assesi! Zoti kėrkoi njė tjetėr njeri sipas zemrės sė vet. Zoti atė edhe e vuri prijės mbi popullin e vet. Shkaku ėshtė pse ti nuk i kreve ē’tė ka urdhėruar Zoti”.

15 Samueli u ngrit, e la Galgalėn dhe shkoi nė punė tė vet. Populli tjetėr shkoi pas Saulit pėr t’u ndeshur me ushtrinė nė luftė. Prej Galgalės shkuan nė Gabą tė Beniaminit. Sauli numėroi popullin qė ishte me tė: ishin diku gjashtėqind burra.

Pėrgatitja pėr luftė

16 Sauli e Jonatani, djali i tij, si dhe populli qė ishte me tė, ishin nė Gabą tė Beniaminit, kurse filistenjtė kishin ngulur fushimin nė Makmas. 17 Prej fushimit tė filistenjve dolėn pėr tė plaēkitur tri ēeta: njėra ēetė shkonte drejt Efrės nė tokėn Sual, 18 tjetra drejt Betoronit, ndėrsa ēeta e tretė kishte marrė drejtimin nga lugina Seboim pėrballė shkretėtirės.

19 E nė mbarė dheun e Izraelit nuk kishte farkėtarė, sepse filistinėt ishin kujdesur qė hebrenjtė tė mos punonin shpata e heshta. 20 Kėshtu mbarė Izraelit i duhej tė shkonte te filistenjtė pėr tė mprehur pallėn, o capėn, sakicėn ose draprin. 21 E ēmimi i mprehjes ishte: pėr pallė e pėr capė dy pjesė tė siklit, kurse pėr tė mprehur sakicėn e pėr tė ndrequr strumbullarin e treta pjesė e siklit. 22 Kėshtu, kur erdhi dita e luftės sė Makmasit, nė dorė tė mbarė popullit nuk u gjet as shpatė as heshtė, tė popullit qė ishte me Saulin e me Jonatanin, me pėrjashtim tė Saulit e tė Jonatanit.

23 Ndėrkaq njė njėsit e filistenjve kishte dalė drejt grykės sė Makmasit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Kryengritja kundėr filistenjve