Kapitujt

1 i Samuelit: 14. Jonatani e sulmon rojėn

14

1 Njė ditė Jonatani, biri i Saulit, po i thotė armėmbajtėsit tė vet: “Eja e tė shkojmė te roja e filistenjve qė e kemi kėtu pėrballė”. Tė atit nuk ia tregoi kėtė gjė. 2 Sauli qėndronte nė pjesėn e skajme tė Gabasė nėn shegėn qė ishte nė Magron. Me tė ishin rreth gjashtėqind vetė prej popullit. 3 Akia, biri i Akitobit, i tė vėllait tė Ikabodit, tė birit tė Fineesit, qė kishte lindur prej Heliut, priftit tė Zotit, prej Silos, mbante efodin. Por as populli nuk e dinte se Jonatani kishte shkuar.

4 Pėrpjetės nėpėr tė cilėn Jonatani mendonte tė afrohej pėr ta sulmuar postėn e filistenjve ishte nga njė dhėmb qete nė njėrėn anė dhe nė tjetrėn anė: njėri quhej Boses e tjetri Sene, 5 njėri shkėmb ishte nė anėn e veriut, nė anėn e Makmasit e tjetri nė jug, pėrballė Gabasė. 6 Jonatani i tha djaloshit, armėmbajtėsit tė vet: “Eja tė kalojmė te roja e kėtyre rrethpaprerėve, sepse ndoshta Zoti do tė bėjė ndonjė gjė pėr ne, sepse Zoti nuk e ka tė vėshtirė tė na shpėtojė si nė qofshin shumė, si nė qofshin pak”. 7 Armėmbajtėsi i tij iu pėrgjigj: “Bėj gjithsi tė tė pėlqejė ty. Nisu ngado tė dėshirosh, unė do tė jem me ty gjithkund ku tė duash”. 8 Jonatani i tha: “Ja, ne po kalojmė te kėta njerėz. Nėse kur tė na vėnė re, 9 do tė na thonė:’Prisni atje derisa tė vijmė tek ju’, atėherė do tė ndalemi aty ku do tė ndodhemi e nuk do tė ngjitemi tek ata; 10 e nėse do tė thonė: ‘Ngjituni tek ne’, do tė ngjitemi, sepse Zoti na i ka lėshuar nė duar tona. Kjo do tė jetė shenja jonė”.

11 Tė dy dolėn qė tė shihen nga roja e filistenjve. Filistenjtė thanė: “Ja, hebrenjtė po dalin prej shpellave ku ishin fshehur”. 12 Njerėzit e postės folėn me Jonatanin e me armėmbajtėsin e tij e thanė: “Ngjituni tek ne e do t’ju tregojmė diēka”. Jonatani i tha armėmbajtėsit tė vet: “Tė ngjitemi! Eja pas meje, sepse Zoti i lėshoi nė duar tė Izraelit”!

13 U ngjit, pra, Jonatani duke u kacavarur me duar e me kėmbė dhe armėmbajtėsi i tij pas tij. Filistinėt binin para Jonatanit e armėmbajtėsi i tij i vriste pas duke ndjekur atė. 14 Dhe u bė kėrdia e parė, nė tė cilėn Jonatani e armėmbajtėsi i tij vranė rreth njėzet vetė nė njė vend ‑ njė gjysmė pendė qesh arė.

Lufta e pėrgjithshme

15 Atėherė u hap tmerri nė fushim, nė fushė. Njė frikė e madhe kaploi edhe mbarė popullin nėpėr postat e tyre dhe ēetat qė kishin dalė pėr tė plaēkitur. Po edhe toka u trand dhe ishte njė tmerr hyjnor qė e kaploi vendin. 16 Po edhe vrojtuesit e Saulit qė ishin nė Gabanė e Beniaminit, vunė re se nė fushim ushtria po lėvizte andej ‑ kėndej e po ikte. 17 Atėherė Sauli i tha popullit qė ishte me tė: “Shikoni e hetoni kush ėshtė larguar prej nesh.” Kur shikuan, gjetėn se nuk ishte aty Jonatani dhe armėmbajtėsi i tij. 18 Atėherė Sauli i tha Akisė:”Merre shpinorin!” Sepse ai e mbante shpinorin ato ditė nė praninė e bijve tė Izraelit. 19 Ndėrsa Sauli po bisedonte me priftin, po bėhej njė pėshtjellim i madh nė llogoret e filistenjve; shkonte dalėngadalė duke u rritur edhe zhurma bėhej mė e qartė. Sauli i tha priftit: “Tėrhiqe dorėn”! 20 Atėherė Sauli dhe mbarė populli qė ishte me tė, u ngritėn dhe shpejtuan nė vendin e luftės. Kur, ē’tė shikosh! Tė gjithė kishin ngritur shpatėn kundėr njėri‑tjetrit! Ishte njė pėshtjellim tejet i madh! 21 Madje edhe hebrenjtė, tė cilėt qė mė parė ishin nė shėrbim tė filistenjve e kishin shkuar me ta nė ushtri, edhe ata e lėshuan ushtrinė e u bashkuan me izraelitėt qė ishin me Saulin e me Jonatanin. 22 Gjithashtu edhe tė gjithė izraelitėt qė ishin fshehur nė malet e Efraimit, kur dėgjuan se kishin ikur filistenjtė, edhe ata u bashkuan me tė vetėt nė luftė. 23 Zoti atė ditė e shpėtoi Izraelin. Lufta u shtri deri pėrtej Betavenit.

Njė ndalim i Saulit prishur prej Jonatanit

24 Izraelitėt ishin tė lodhur e tė kėputur atė ditė dhe Sauli kishte lėshuar kėtė mallkim mbi mbarė popullin: “Qoftė mallkuar ai njeri qė tė hajė bukė deri nė mbrėmje, derisa tė hakmerrem kundėr armiqve tė mi”. Mbarė populli nuk hėngri bukė.

25 Mbarė populli arriti nė njė grykė mali pyjor, ku gjithkund nėpėr tokė kishte fashoj mjalti. 26 Hyri, pra, populli nė atė pyll dhe panė se si rridhte mjalti: por askush nuk e ēoi dorėn te goja, sepse populli e druante mallkimin.

27 Porse Jonatani nuk e kishte dėgjuar t’anė kur e kishte pėrberė popullin, shtriu majėn e shkopit qė kishte nė dorė dhe e ngjeu nė fashuall tė mjaltit, atėherė e afroi dorėn te goja dhe sytė e tij u bėnė tė qartė. 28 Atėherė dikush prej popullit i tha: “Me pėrbetim yt atė e shtrėngoi popullin e tha: ‘Qoftė mallkuar kush do tė hajė sot! E pra, populli u mek”.

29 Jonatani tha: “Im atė po i sjell fatkeqėsi vendit! A po shihni si mė ndriēuan sytė pse kėrkova njė pikė kėsi mjalti. 30 Ē’do tė kishte ndodhur po tė kishte ngrėnė populli nga preja qė i mori armikut sot?! A nuk do tė ishte bėrė njė kėrdi edhe mė e madhe mbi filistinėt”?

Kundėrvajtje rituale e popullit

31 Atė ditė i vranė e bėnė njė emnesė mbi filistenj prej Makmasit e deri nė Ajalon, porse populli u lodh e u kėput. 32 Atėherė iu lėshua presė e tė morėn dele, lopė e viēa e t’i prenė ashtu pėr tokė dhe populli e hėngri mishin me gjak. 33 E lajmėruan Saulin e i thanė: “Ku e le, se populli po ha me gjak! Po mėkaton kundėr Zotit”!

Ai tha: “E lėshuat rrugėn! Ma rrokullisni atė gur tė madh kėtu”! 34 E shtoi: “Hyni nė popull e thoniu le tė bjerė secili kaun ose dashin e vet dhe le ta presė kėtu mbi gur e hani dhe mos mėkatoni kundėr Zotit duke ngrėnė mish me gjak”. Atėherė tė gjithė prej popullit sollėn ēka u ishte gjendur pėr doresh atė mbrėmje dhe i prenė aty. 35 Sauli ndėrtoi njė lter pėr nder tė Zotit. Ishte hera e parė qė filloi tė ndėrtojė lter pėr nder tė Zotit.

Jonatani shpallet fajtor, por e shpėton populli

36 Atėherė Sauli tha: “Tė sulemi kundėr filistenjve sonte e tė ēetojmė deri nė mėngjes dhe tė mos lėmė asnjė mashkull gjallė”! Populli iu pėrgjigj: “Bėj gjithsi tė duket se ėshtė mirė”! Prifti tha: “Tė afrohemi kėtu tek Hyji”. 37 Sauli kėrkoi kėshillė prej Hyjit: “A ta ndjek Filisteun? A do t’i lėshosh nė duar tė izraelitėve”? Por atė ditė Hyji nuk iu pėrgjigj. 38 Sauli urdhėroi: “Le tė vijnė kėtu tė gjithė prijėsit e popullit! Le tė shqyrtohet dhe le tė shihet pėr faj tė kujt ndodhi sot ky mėkat. 39 Pasha Zotin e gjallė, Shpėtimtarin e Izraelit, nė qoftė se e ka bėrė edhe Jonatani, im bir, patjetėr do tė vdesė”! Askush prej popullit nuk deshi t’i pėrgjigjej Saulit.

40 Atėherė Sauli i tha mbarė Izraelit: “Dilni ju nė njėrėn anė dhe unė e Jonatani, im bir, nė anėn tjetėr.” Populli iu pėrgjigj Saulit: “Bėj si tė duket se ėshtė mirė”!

41 Sauli iu lut Zotit, Hyjit tė Izraelit: “Pse nuk iu pėrgjigje sot shėrbėtorit tėnd? Nėse faji ėshtė nė mua ose nė Jonatanin, djalin tim, o Zot, Hyji i Izraelit, jep Urim; por, nėse ky faj ėshtė nė popullin tėnd, Izraelin, jep Tummim”. Doli qė faji ishte nė Jonatanin e nė Saulin, kurse populli doli i lirė. 42 Sauli tha: “Qiteni shortin ndėrmjet meje e Jonatanit, djalit tim”. Shorti ra mbi Jonatanin.

43 Atėherė Sauli i tha Jonatanit: “Mė trego ē’ke bėrė”. Jonatani i tregoi e tha: “Me majėn e shkopit qė kisha nė dorė kam kėrkuar ca pika mjaltė. Tani jam gati tė vdes”!

44 E Sauli vazhdoi: “Mua Zoti ma qoftė kėtė tė keqe e shtoftė edhe mė tė mėdha, nėse s’do tė vritesh, o Jonatan”!

45 Populli i tha Saulit: “Pra, u dashka tė vdesė Jonatani qė i solli Izraelit kėtė fitore tė madhe!? Do tė ishte turp e faqe e zezė! Pasha Zotin, fije floku prej kresė sė tij s’do tė bjerė nė tokė, sepse sot Hyji ka vepruar me tė”!

Kėshtu populli e shpėtoi Jonatanin prej vdekjes.

46 Sauli u tėrhoq dhe nuk i ndoqi filistenjtė. Filistenjtė u kthyen nė vendin e vet.

Mbretėrimi i Saulit

47 Sauli, si e pėrforcoi mbretėrinė mbi Izraelin, vazhdoi tė luftonte kundėr tė gjithė armiqve tė tij qė ishin pėrreth. Kundėr Moabit, bijve tė Amonit, tė Edomit, kundėr mbretit tė Sobės e kundėr filistinėve, dhe kundėr kujtdo qė mėsynte, ngadhėnjente. 48 Luftoi si burrat dhe e goditi Amalekun e shpėtoi Izraelin prej duarve tė atyre qė e cubnonin.

49 Sauli kishte djem: Jonatanin, Jesujin e Melkisuėn. Dy vajzat e tij quheshin: e madhja Merobė e vogla Mikolė. 50 Gruaja e Saulit quhej Akinoamė. Ishte e bija e Akimaasit. Emri i prijėsit tė ushtrisė sė tij Abner. Ishte i biri i Nerit, ungjit tė Saulit. 51 Sepse Cisi, babai i Saulit dhe Neri, babai i Abnerit, qenė bijtė e Abielit.

52 Gjatė krejt jetės sė Saulit u bė luftė e ashpėr kundėr filistenjve. Sauli kėdo shihte tė ishte burrė i fortė e luftėtar i zoti, e merrte nė ndjekėsorinė e vet.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Jonatani e sulmon rojėn