Kapitujt

1 i Samuelit: 20. Jonatani i ndihmon Davidit tė ikė

20

1 Davidi iku prej Najotit qė ėshtė nė Ramė, erdhi te Jonatani dhe i tha: “Ē’kam bėrė? Cili ėshtė faji im dhe ē’tė keqe kam bėrė ndaj tėt eti qė kėrkon tė ma marrė jetėn”? 2 Jonatani iu pėrgjigj: “Assesi! Jo, nuk do tė tė vrasė! Shiko: im atė nuk bėn asgjė, as tė madhe as tė vogėl, pa ma pasė treguar mua mė parė. A thua vetėm kėtė gjė tė fshehė im atė para meje? Assesi s’do tė ndodhė kjo!” 3 Por Davidi pėrsėri e mori fjalėn e tha: “Mirė fort e di yt atė se unė e kam pėrkrahjen tėnde e mendon: ‘Mos ta dijė kėtė Jonatani qė tė mos tė trazohet nga trishtimi’. Pasha Zotin e gjallė e pasha jetėn tėnde, vetėm njė hap na ndan mua dhe vdekjen”.

4 Jonatani i tha atėherė Davidit: “Ē’dėshiron tė bėj pėr ty”? 5 Davidi iu pėrgjigj Jonatanit: “ Ja, nesėr ėshtė hėna e re e mua mė duhet tė ulem pėrbri mbretit pėr tė ngrėnė. Mė lejo tė fshihem deri nė mbrėmje tė sė tretės ditė nė fushė. 6 Nėse mė kėrkon yt atė, i thuaj: ‘Davidi mė bėri lutje qė tė shkonte shpejt nė Betlehem, qytetin e tij, sepse atje kanė theroret vjetore njerėzit e fisit tė tij qė tė gjithė’. 7 Nėse thotė: ‘Mirė’, atėherė shėrbėtori yt mund tė jetė i qetė, por nėse do tė zemėrohet, dije se ka vendosur tė mė vrasė. 8 Mė bėj, pra, kėtė nder, sepse vetė e bėre shėrbėtorin tėnd qė tė lidhė besėn e Zotit me ty. Nėse kam ndonjėfarė faji, mė vra ti vetė e mos mė shpjer tek yt atė”.

9 Jonatani i tha: “Larg qoftė! Po ta dija me tė vėrtetė se im atė ka vendosur tė tė vrasė, unė s’do ta lija assesi pa ta treguar”. 10 Davidi iu pėrgjigj Jonatanit: “Kush do tė mė njoftojė nėse yt atė do tė pėrgjigjet me ashpėrsi”?

11 Atėherė Jonatani i tha Davidit: “Eja e tė dalim bashkė nė fushė”. Kur dolėn tė dy nė fushė, 12 Jonatani i tha Davidit: “Pasha Zotin, Hyjin e Izraelit, do tė bėj hetime qė ta di mendimin e tim eti nė kėtė kohė, nesėr ose pasnesėr. Nėse do tė jetė mirė pėr Davidin dhe nėse unė nuk do tė dėrgoj dikė pėr tė tė njoftuar, 13 kėshtu ia bėftė Zoti Jonatanit e madje edhe mė zi! Po edhe nėse do tė zotėrojė mendja e keqe e tim eti kundėr teje, po edhe pėr kėtė do tė tė njoftoj dhe do tė tė lė tė shkosh nė paqe. Dhe Zoti qoftė me ty siē pati qenė me babain tim. 14 Nė qoftė se unė do tė jem gjallė, ti do tė sillesh me mua siē e kėrkon besnikėria e Zotit, e nė qoftė se do tė jem i vdekur, 15 ti s’do t’ia mohosh mėshirėn tėnde familjes sime pėr amshim, as atėherė kur Zoti t’i ērrėnjosė prej dheut njė nga njė tė gjithė armiqtė e Davidit. 16 Sepse Jonatani lidhi besėn me shtėpinė e Davidit kur tha: ‘Zoti ia kėrkoftė Davidit prej duarve tė armiqve tė tij”! 17 Jonatani shtoi pėr ta bėrė Davidin tė pėrbetohet pėr dashurinė e tij qė kishte pėr tė: nė tė vėrtetė e donte porsi jetėn e vet.

18 Atėherė Jonatani i tha: “Nesėr ėshtė hėna e re, e do tė kėrkohesh, 19 sepse vendi yt nė tryezė do tė jetė i zbrazėt. Pasnesėr zbrit ti e eja nė atė vend, ku u fshehe ditėn e asaj ngjarjeje. Ti qėndro pėrbri atij grumbulli. 20 Unė do t’i qes tri shigjeta nė drejtim tė tij dhe do t’i qes sikurse tė ushtroja pėr tė gjuajtur nė shenjė. 21 Do ta dėrgoj edhe djaloshin e do t’i them: ‘Shko e m’i sill shigjetat!’ 22 Nėse do t’i them djaloshit: ‘Ja, shigjetat janė kėtej teje, m’i sill’, ti eja tek unė, sepse puna ėshtė mirė e s’ka, pėr Zotin, farė tė keqeje pėr ty. Por, nė qoftė se do t’i them kėshtu djaloshit: ‘Shiko! Shigjetat janė pėrtej teje!’, atėherė shko, sepse Zoti tė largon prej kėtej. 23 Pėr fjalėn qė kemi folur bashkė, unė e ti, Zoti qoftė dėshmitar ndėrmjet meje e teje pėr amshim”.

24 Kėshtu, pra, u fsheh Davidi nė fushė. Erdhi hėna e re dhe mbreti u ul nė tryezė pėr tė ngrėnė. 25 Mbreti u ul nė vendin e vet tė rėndomtė ‑ pėrbri murit ‑, pėrballė tij u ul Jonatani, nė njėrėn anė tė Saulit ndenji Abneri, kurse vendi i Davidit mbeti i zbrazėt. 26 Sauli atė ditė s’foli kurrgjė; sepse mendonte se ndoshta do t’i ketė ndodhur diēka e nuk ėshtė i pastėr dhe s’ka mundur tė pastrohet.

27 Por, kur erdhi e dyta ditė pas hėnės sė re, prapė qe i zbrazėt vendi i Davidit. Atėherė Sauli i tha Jonatanit, tė birit: “Pse nuk vjen djali i Isait as dje as sot pėr tė ngrėnė bukė”?

28 Jonatani iu pėrgjigj Saulit: “Mė ka bėrė shumė lutje qė tė shkonte nė Betlehem, 29 e mė tha: ‘Mė lejo tė shkoj, se kemi theroren e familjes nė qytet, dhe erdhi vetė vėllai im e mė thirri; Tani pra, nėse kam gjetur hir para syve tė tu, mė lėr tė shkoj pėr pak kohė t’i shoh vėllezėrit e mi’. Kjo ėshtė arsyeja qė nuk ka ardhur nė tryezėn e mbretit”.

30 Sauli u hidhėrua kundėr Jonatanit e i tha: “Zog shake! A kujton se nuk e di qė je miku i birit tė Isait pėr turpin tėnd e pėr turpin e nėnės sate!? 31 Pėr sa kohė tė jetė gjallė mbi tokė biri i Isait, nuk do tė jesh i sigurt as ti as mbretėria jote. Pra, qė tani dėrgo e bjere kėtu tek unė, sepse ai duhet tė vdesė”! 32 Jonatani iu pėrgjigj Saulit, t’et, e i tha: “Pėrse do tė vdesė? Ē’ka bėrė”? 33 Sauli kapi heshtėn pėr ta goditur. E mori vesh Jonatani se Sauli kishte vendosur ta vriste Davidin, 34 u ngrit, pra, Jonatani nga tryeza, plot hidhėrim, e nuk hėngri bukė tė dytėn ditė tė hėnės sė re, sepse ishte shumė i shqetėsuar pėr punė tė Davidit, pse i ati i kishte mbetur nė qafė.

35 Kur zbardhi drita, Jonatani shkoi nė fushė, nė vendin e caktuar prej Davidit dhe me tė ishte njė djalosh i vogėl. 36 Jonatani i tha shėrbėtorit tė vet: “Shko e m’i mblidh shigjetat qė po i hedh”. Djaloshi u lėshua vrap e Jonatani e qiti shigjetėn pėrtej tij. 37 Djaloshi mbėrriti nė vendin ku e kishte hedhur Jonatani, Jonatani bėrtiti pas djaloshit e tha: “Ja, ku ėshtė shigjeta! Shiko pėrtej teje”! 38 Jonatani i thirri djaloshit e tha: “Jepu kėmbėve mė shpejt, e mos ndalo”! Djaloshi e mori shigjetėn e Jonatanit dhe ia solli zotėrisė sė vet 39 e s’mori gjė vesh pėr sa u veprua: vetėm Jonatani e Davidi e dinin se ē’do tė thoshte ajo gjė.

40 Atėherė Jonatani ia dha djaloshit armėt e veta e i tha: “Shko e m’i ēo nė qytet”! 41 Kur u nis djaloshi, u ēua Davidi prej pas grumbullit, ra me fytyrė pėrdhe e u pėrkul tri herė. U pėrqafuan dhe qanė tė dy, Davidi mė shumė. 42 Atėherė Jonatani i tha Davidit: “Shko nė paqe! E pėr sa u lidhėm tė dy me besėn e Zotit: Zoti qoftė dėshmitar ndėrmjet meje e teje, ndėrmjet farės sime e farės sate pėrgjithmonė”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Jonatani i ndihmon Davidit tė ikė