Kapitujt

1 i Samuelit: 22. Davidi fillon jetėn e ēetarit

22

1 U largua, pra, prej andej Davidi dhe u strehua nė shpellėn Odolam. Kur e morėn vesh vėllezėrit e tij dhe mbarė shtėpia e t’et, zbritėn atje, tek ai. 2 U bashkuan tek ai edhe tė gjithė ata qė ndodheshin ngushtė pėr shkak tė detyrimeve, tė shtypjes dhe tė pakėnaqėsive dhe Davidi u bė prijės i tyre. Ishin me tė rreth katėrqind vetė.

3 Prej kėndej Davidi shkoi nė Masfė, qė ėshtė nė tokėn e Moabit. Mbretit tė Moabit i tha: “Po tė lutem, prano tė qėndrojnė me ju im atė dhe nėna ime derisa tė mėsoj se ē’do tė bėjė Hyji pėr mua”. 4 Dhe i la ata te mbreti i Moabit. Ata ndenjėn tek ai pėr tėrė kohėn sa Davidi qėndroi nė strehim.

5 Por profeti Gad i tha Davidit: “Mos rri mė nė strehim. Nisu e shko nė tokėn e Judės”. Davidi u ēua e shkoi nė pyllin e Haretit.

Vrasja e priftėrinjve tė Nobit

6 Sauli e mori vesh se ishin parė Davidi dhe njerėzit qė ishin me tė. Sauli ndodhej nė Gaba. Po rrinte nėn marenėn qė ėshtė nė njė lartėsirė. Nė dorė mbante heshtėn, i rrethuar prej tė gjithė oborrtarėve tė vet. 7 Atėherė u tha oborrtarėve tė vet, qė po i rrinin pranė: “Dėgjoni, beniaminas! A do t’ju japė tė gjithė juve edhe i biri Isait toka e vreshta, a do t’ju bėjė tė gjithė mijėtarė e qindtarė, 8 qė tė gjithė u bėtė tok kundėr meje. Si s’u gjet njė qė tė mė njoftojė se im bir bėri besėlidhje me tė birin e Isait? Si s’u gjet njė qė ta ankojė gjendjen time? Si s’u gjet asnjė qė tė mė vėrė nė dijeni se im bir e nxit shėrbėtorin tim kundėr meje pėr tė mė vėnė prita mua, siē po bėn sot”?

9 Atėherė foli Doegu idumeas qė ishte me oborrtarėt e Saulit, e tha: “E pashė tė birin e Isait nė Nob te prifti Akimelek, biri i Akitobit. 10 Ai e pyeti pėr tė Zotin dhe i dha ushqime. I dha, madje, edhe shpatėn e Goliatit filiste”.

11 Atėherė mbreti dėrgoi pėr ta sjellė Akimelekun prift, bir i Akitobit, dhe mbarė shtėpinė e babait tė tij, priftėrinj qė ishin nė Nob. Tė gjithė erdhėn te mbreti. 12 Sauli tha: “Dėgjo, biri i Akitobit”! Ai u pėrgjigj: “Urdhėro, zotėri”! 13 Sauli vazhdoi: “Pėrse u lidhėt me pėrbetim kundėr meje ti dhe biri i Isait? I dhe bukė e shpatė dhe e pyete pėr tė Hyjin, qė tė ēohet kundėr meje e tė mė vėrė prita siē po bėn sot”? 14 Akimeleku iu pėrgjigj mbretit: “Po kush ėshtė ndėr tė gjithė oborrtarėt e tu besnik si Davidi, dhėndri i mbretit, prijėsi i rojės sate, njė njeri i nderuar nė familjen tėnde? 15 Pse, a sot fillova ta pyes Hyjin pėr tė? Qoftė larg meje kjo qė mbretit t’i shkojė edhe ndėr mend njė gjė e tillė kundėr shėrbėtorit tė vet, kundėr mbarė shtėpisė sė tim eti. Pėr kėtė punė as qė ka ditur gjė shėrbėtori yt, as tė vogėl as tė madhe”.

16 Mbreti iu pėrgjigj: “Dėnohesh me vdekje, Akimelek, ti dhe mbarė shtėpia e babait tėnd”!

17 Mbreti u urdhėroi kasnecėve qė i kishte pėrreth: “Suluni dhe vritini priftėrinjtė e Zotit, sepse edhe ata, pėrkrahin Davidin. E kanė ditur se ka ikur e nuk mė kanė njoftuar”. Por shėrbėtorėt e mbretit nuk deshėn tė ngrinin dorėn pėr t’i vrarė priftėrinjtė e Zotit.

18 Atėherė mbreti i tha Doegut: “Sillu ti e sulu mbi priftėrinjtė”! U soll Doegu dhe i sulmoi priftėrinjtė. I copėtoi atė ditė tetėdhjetė e pesė burra tė veshur me shpinorė tė linjtė. 19 E sulmoi edhe Nobin, qytetin e priftėrinjve dhe i goditi me teh shpate trim e grua, tė vegjėl e foshnja, ka, gomar e dele, tė gjitha i pėrshkoi nė teh tė shpatės.

20 Shpėtoi vetėm njė djalė i Akimelekut, birit tė Akitobit, i cili e ka emrin Abiatar. Ky u strehua te Davidi 21 dhe i tregoi se Sauli i kishte vrarė priftėrinjtė e Zotit. 22 Davidi i tha Abiatarit: “Ma merrte mendja atė ditė se, meqenėse aty ndodhej Doegu idumeas, do t’i lajmėronte patjetėr Saulit. Unė jam fajtor pėr vdekjen e tė gjithė anėtarėve tė familjes sė babait tėnd. 23 Qėndro me mua e mos ki frikė. Ai qė kėrkon tė ma marrė mua jetėn, kėrkon ta marrė edhe ty. Tek unė do tė jesh i ruajtur mirė”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Davidi fillon jetėn e ēetarit