Kapitujt

1 i Samuelit: 24. Davidi i kursen jetėn Saulit

24

1 Prej andej Davidi u ngjit e shkoi tė banojė nė vende tė sigurta tė Engadit. 2 Kur u kthye Sauli prej ndjekjes sė filistenjve, e lajmėruan: “Davidi tani gjendet nė shkretėtirėn e Engadit”. 3 Sauli mori tre mijė burra tė zgjedhur nė mbarė Izraelin dhe u nis pėr tė gjurmuar Davidin e njerėzit e tij nė qetat e dhive tė egra. 4 Arriti te vathat e deleve, qė janė afėr udhės. Aty ishte njė shpellė nė tė cilėn hyri Sauli pėr tė dalė pėr vete. Davidi me njerėzit e vet fshihej nė pjesėn e brendshme tė shpellės. 5 Njerėzit e Davidit i thanė atėherė: “Erdhi dita, pėr tė cilėn tė ka thėnė Zoti: ‘Unė do tė ta lėshoj nė dorė armikun tėnd qė tė bėsh me tė si tė pėlqejė ty’”. Kėshtu, pra, Davidi u ngrit dhe, pa zė, i preu Saulit kindin e leshnikut. 6 Mė vonė e breu ndėrgjegjja Davidin pse i kishte prerė kindin e leshnikut Saulit 7 e u tha njerėzve tė vet: “Mė ruajtė dora e Zotit qė tė mos i bėj kurrė mė njė punė tė tillė imzotit, tė shuguruarit tė Zotit: tė vė mė dorė nė tė, sepse ėshtė i shuguruar i Zotit”. 8 Davidi me fjalė tė ashpra i qortoi njerėzit e vet dhe nuk i la tė suleshin kundėr Saulit.

Atėherė Sauli doli prej shpellės dhe vazhdoi rrugėn qė kishte marrė. 9 U ngrit edhe Davidi pas tij, doli prej shpellės dhe i thirri Saulit. I tha: “Imzot, o mbret”! Sauli u kthye e shikoi prapa. Davidi, duke u pėrkulur kah toka, e nderoi 10 dhe i tha Saulit: “Pėrse i dėgjon ngacmimet e njerėzve qė thonė: ‘Davidi kėrkon tė ta bėjė tė zezėn’? 11 Ja, sot e pe me sytė e tu se Zoti tė ka lėshuar nė dorėn time kur qe nė shpellė. Mua mė thanė qė tė tė vrisja, por unė pata dhimbje pėr ty e thashė: Nuk do ta ngre dorėn time mbi zotėrinė tim, sepse ėshtė i shuguruar i Zotit 12 dhe im atė. Shiko, pra, e njihe kindin e leshnikut tėnd nė dorėn time. Ta preva kindin e leshnikut tėnd e nuk desha tė tė vrisja ty. Pra, kujtohu dhe pranoje se nuk kam mendje tė keqe, paudhėsi as farė faji kundėr teje, kurse ti po mė ndjek pėr tė ma marrė jetėn. 13 Zoti gjykoftė ndėrmjet meje e teje, Zoti u hakmarrtė pėr mua mbi ty! Sa pėr mua, unė nuk do tė ngre dorė mbi ty. 14 Ashtu siē thotė edhe fjala e urtė e vjetėr: “Prej tė padrejtėve rrjedh padrejtėsia”, dora ime nuk do tė ngrihet kundėr teje. 15Kė po ndjek mbreti i Izraelit? Kė po salvon? Njė qen tė ngordhur, njė plesht! 16 Zoti qoftė gjykatės ndėrmjet meje e teje, ai paftė dhe mbroftė ēėshtjen time; ai mė shpėtoftė prej dorės sate”!

17 Kur i kreu Davidi kėto fjalė drejtuar Saulit, Sauli tha: “A mos ėshtė ky zėri yt, o David, biri im”? Dhe Sauli ia filloi tė qajė me zė tė lartė. 18 I tha Davidit: “Je mė i drejtė se unė, sepse ti mė ke bėrė vetėm mirė e unė ta kam kthyer me tė kėqija. 19 Ti sot dėftove mirėsinė tėnde ndaj meje, pasi Zoti mė lėshoi nė dorėn tėnde e ti nuk mė vrave. 20 Cili ėshtė ai burrė qė, kur ta gjejė armikun e vet, e lė tė shkojė nė punė tė vet? Zoti tė shpėrbleftė me tė mira pėr tė mirėn qė ma bėre mua sot! 21 E tani, pasi e di me siguri se do tė mbretėrosh e se do ta kesh nė dorė mbretėrinė e Izraelit, 22 m’u pėrbeto nė Zotin se nuk do ta shuash farėn time pas meje dhe se nuk do ta zhdukėsh emrin tim prej shtėpisė sė tim eti”.

23 Davidi iu pėrbetua Saulit.

Sauli shkoi nė shtėpinė e vet, kurse Davidi e njerėzit e tij u ngjitėn nė strehimin e tyre.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Davidi i kursen jetėn Saulit