Kapitujt

1 i Samuelit: 25. Vdekja e Samuelit. Historia e Nabalit dhe e Abigajlės

25

1 Samueli vdiq. Mbarė Izraeli u bashkua, i bėnė gjėmėn dhe e varrosėn nė vendin e tij nė Ramė.

Davidi u ēua dhe zbriti nė shkretėtirėn Maon.

2 Ndodhej njėfarė burri nė shkretėtirėn Maon. Pronėn e kishte nė Karmel. Ishte njeri shumė i pasur. Kishte tri mijė dele e njė mijė dhi. Ishte nė Karmel pėr qethjen e deleve. 3 Njeriu quhej Nabal e gruaja e tij Abigajlė. Ishte njė grua shumė e urtė dhe e pashme. Burri i saj ishte i vrazhdtė dhe i keq. Ishte prej barkut tė Kalebit.

4 Kur Davidi nė shkretėtirė dėgjoi se Nabali po qethte delet e veta, 5 i dėrgoi dhjetė djelmosha e u tha: “Dilni nė Karmel, shkoni te Nabali e pėrshėndeteni prej anės sime. 6 Thuajini kėshtu vėllait tim: ‘Paqja me ty, paqja me shtėpinė tėnde, paqja qoftė me gjithēka ke! 7 Tani mora vesh se kishe qethtarė. Barinjtė e tu kanė qenė me ne nė shkretėtirė e ne kurrė nuk i kemi trazuar. Asnjėherė nuk u mungoi asnjė kokėrr prej grigjės pėr tėrė kohėn sa qenė me ne nė Karmel. 8 Pyeti shėrbėtorėt e tu dhe ata do tė tė tregojnė. Prandaj, le tė gjejnė pritje tė mirė kėta djelmosha tek ti: tė kemi ardhur nė ditė feste! Ē’tė kesh pėr doresh, jepu shėrbėtorėve tė tu dhe birit tėnd Davidit’”.

9 Djelmoshat e Davidit, kur erdhėn, ia thanė Nabalit tė gjitha kėto fjalė nė emėr tė Davidit dhe heshtėn. 10 Por Nabali iu pėrgjigj djelmoshave tė Davidit e u tha: “Po kush ėshtė Davidi e kush ėshtė biri i Isait?! Sot u shtuan skllevėrit qė u ikin zotėrinjve tė vet! 11 A thua mė duhet, pra, ta marr bukėn time, ujėt tim, mishin e bagėtive qė i preva pėr qethtarėt e mi, e t’ua jap njerėzve qė nuk di nga janė”!?

12 U sollėn, pra, djelmoshat e Davidit dhe u kthyen udhės nga erdhėn dhe i treguan Davidit tė gjitha kėto fjalė. 13 Atėherė Davidi u tha njerėzve tė vet: “Le tė ngjeshė secili shpatėn e vet”! Secili ngjeshi shpatėn e vet, po edhe Davidi ngjeshi shpatėn e vet dhe, rreth katėrqind burra i shkuan pas, kurse dyqind vetė ndenjėn te pajisjet.

14 Por Abigajlėn, gruan e Nabalit, e lajmėroi njė nga shėrbėtorėt e saj e i tha: “Ja, Davidi prej shkretėtirės i dėrgoi lajmėtarėt e vet pėr t’i sjellė urimet e veta zotėrisė sonė, por ai i dėboi me fjalė. 15 Kėta njerėz kanė qenė shumė tė mirė me ne: nuk kanė qenė tė mėrzitshėm; asnjė gjė nuk na humbi gjatė krejt kohės sa jetuam me ta nė shkretėtirė. 16 Mur mburonjės i kemi pasur natė e ditė gjatė krejt kohės sa i kullotėm grigjat ndėr ta. 17 Pėr kėtė arsye mendo e pleqėro ēfarė tė duhet tė bėsh, sepse me siguri do t’i bėjnė ndonjė tė zezė zotėrisė sonė dhe mbarė familjes sė tij. E zotėria ėshtė njeri i keq, kėshtu qė askush s’mund tė flasė me tė”.

18 Abigajla shpejt e shpejt mori dyqind bukė, dy rrėshiqa me verė, pesė desh tė pjekur, pesė masa grurė tė pjekur, njėqind vile rrushi tė thatė, dyqind ėmbėlsira fiqsh dhe i ngarkoi mbi gomarė. 19 Shėrbėrorėve tė vet u tha: “Nisuni para meje, se ja, do t’ju zė”. Burrit tė vet, Nabalit, nuk i tregoi.

20 Ndėrsa ajo, kaluar mbi njė gomar, po zbriste pas njė bėrryli malor, edhe Davidi, me njerėzit e vet, po zbriste pėrballė saj, kėshtu qė ajo u takua me ta. 21 Davidi thoshte: “Vėrtet kot ia ruajta gjėnė e tij qė e kishte nė shkretėtirė, dhe nuk i humbi asnjė kokėrr qė i pėrkiste atij e ky ma ktheu tė mirėn me tė keqe. 22 Kėshtu ua bėftė Hyji armiqve tė Davidit e edhe mė zi nėse do t’i lė gjallė deri nesėr nė mėngjes a ndonjė mashkull tė tij”!

23 Posa e pa Abigajla Davidin, zbriti me tė shpejtė prej gomarit, ra me fytyrė pėrdhe para Davidit e u pėrkul deri nė tokė. 24 Ra para kėmbėve tė Davidit e tha: “Gabimi im, gabimi im, Imzot! Tė lutem, lejo tė tė flasė shėrbėtorja jote e dėgjo fjalėt e shėrbėtores sate. 25 Tė mos shqetėsohet, lutem, Imzoti pėr punė tė atij marroēi ‑ Nabalit, sepse siē i thotė edhe emri i tij: ėshtė i marrė dhe marrėzira ėshtė me tė. Kurse unė, shėrbėtorja jote, nuk i pashė djelmoshat e imzotit qė i kishe nisur. 26 E tani, imzot, pasha Zotin e gjallė e pasha jetėn tėnde, vetė Zoti nuk deshi qė tė derdhje gjak e ta ēoje nė vend drejtėsinė me dorėn tėnde. E tani si Nabali u bėfshin tė gjithė armiqtė e tu e tė gjithė ata qė imzotit ia mendojnė tė keqen! 27 Prandaj pranoje kėtė dhuratė qė ia solli shėrbėtorja jote zotėrisė sim dhe ua jep djelmoshave qė ndjekin imzotin. 28 Falja, po tė lutem, fajin shėrbėtores sate.

E Zoti qė bėn mirė gjithmonė, do t’i bėjė imzotit njė shtėpi tė qėndrueshme, sepse imzoti lufton luftėrat e Zotit: prandaj tė mos gjendet vepėr e keqe nė zotėrinė tim gjatė krejt jetės sate. 29 E nė qoftė se ndonjėherė do tė ngrihet ndonjė njeri pėr tė tė salvuar e pėr tė ta marrė jetėn tėnde, jeta e imzotit do tė jetė e ruajtur nė arkėn e jetės te Zoti, Hyji yt; kurse jetėn e armiqve tė tu Zoti do ta flakė tej vrullshėm me rrotullim tė bahes! 30 E kur Zoti do t’i ēojė nė vend tė gjitha tė mirat qė t’i ka premtuar, ai do tė tė vėrė prijės mbi Izraelin, 31 atėherė zotėria im s’do tė ketė ankth nė shpirt e bremje nė zemėr se ke derdhur gjak mė kot e se je hakmarrė me dorėn tėnde. E kur ta ketė bekuar Zoti imzotin, le tė tė bjerė ndėrmend pėr shėrbėtoren tėnde”.

32 Davidi i tha Abigajlės: “Qoftė bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, qė tė dėrgoi sot ty nė takim me mua! Qoftė bekuar edhe urtėsia jote 33 e qofsh bekuar edhe ti qė mė pengove sot tė mos derdhi gjak e tė mos hakmerrem me dorėn time! 34 Se, pėrndryshe, pasha Zotin, Hyjin e Izraelit, qė mė ndaloi tė mos tė tė bėj keq, po tė mos mė kishe ardhur me kohė nė takim, gjallė s’do t’i kishte mbetur deri nė agimin e mėngjesit Nabalit asnjė mashkull”.

35 Atėherė Davidi pranoi prej dorės sė saj gjithēka i kishte sjellė ajo dhe i tha: “Shko nė paqe nė shtėpinė tėnde. Shiko: ta dėgjova fjalėn: qofsh falur”!

36 Abigajla u kthye te Nabali. Dhe ja, nė shtėpi po bėnte gosti, me tė vėrtetė njė gosti mbretėrish! Ishte shumė i gėzuar e krejtėsisht i dehur. Ajo nuk i tregoi asgjė deri nė mėngjes. 37 Nė mėngjes, kur Nabalit i kishte dalė vera, gruaja e tij ia tregoi tė gjitha. Atėherė e lėshoi zemra pėrbrenda nė parzėm: u bė si gur. 38 Pasi kaluan dhjetė ditė, Zoti e goditi Nabalin e vdiq.

39 Kur e mori vesh Davidi se kishte vdekur Nabali, tha: “Qoftė bekuar Zoti qė e shpagoi fyerjen qė ma bėri Nabali e qė e ruajti shėrbėtorin e vet tė mos hakmerrej vetė dhe qė tė keqen qė bėri Nabali e solli mbi kokėn e tij”.

Atėherė Davidi dėrgoi njerėzit pėr t’i thėnė Abigajlės se kishte qėllim ta merrte pėr grua. 40 Shkuan, pra, djelmoshat e Davidit tek Abigajla nė Karmel dhe i thanė: “Davidi na ka dėrguar tek ti pėr tė tė marrė pėr grua tė tij”. 41 Ajo u ngrit, u pėrkul nė shenjė nderimi e tha: “Ja, shėrbėtorja jote ėshtė e gatshme t’ua lajė kėmbėt shėrbėtorėve tė imzotit”. 42 U ngrit me nxitim Abigajla, hipi nė gomar, pesė shėrbėtoret e saja i shkuan pas. Ajo shkoi pas tė dėrguarve tė Davidit dhe u bė gruaja e tij.

43 Davidi e kishte marrė pėr grua edhe Akinoamėn prej Jezrahelit dhe tė dyja ishin gra tė tija. 44 Kurse Sauli Mikolėn, bijėn e vet, gruan e Davidit, ia kishte dhėnė Faltiut, birit tė Lajisit, qė ishte prej Galimit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Samuelit > Vdekja e Samuelit. Historia e Nabalit dh...