Kapitujt

2 i Samuelit: 3. Djemtė e Davidit tė lindur nė Hebron

3

1 Lufta ndėrmjet shtėpisė sė Saulit dhe shtėpisė sė Davidit qe shumė e gjatė: Davidi vinte e forcohej gjithnjė, kurse shtėpia e Saulit vinte duke rėnė ēdo ditė e mė poshtė.

Djemtė e Davidit tė lindur nė Hebron

2 Davidit i lindėn disa djem nė Hebron. I parėlinduri i tij qe Amnoni qė i leu prej Akinoamės Jezrahelite; 3 pas tij Keleabi prej Abigajles, gruas sė Nabalit prej Karmelit; kurse i treti Absalomi, biri i Maakės, bijės sė Tolmait, mbretit tė Gesurit; 4 i katėrti Adonia, biri i Hagitit; i pesti Safatia, biri i Abitales; 5 kurse i gjashti qe Jetraami, prej Eglės, gruas sė Davidit: kėta djem i lindėn Davidit nė Hebron.

Ndėrprerja e marrėdhėnieve mes Abnerit dhe Isbaalit

6 Ndėrsa po vazhdonte lufta mes shtėpisė sė Saulit e shtėpisė sė Davidit, Abneri, biri i Nerit, po merrte sundimin mbi shtėpinė e Saulit. 7 Sauli kishte pasur njė shemėr me emrin Resfė, qė ishte bija e Ajait. Isbaali i tha Abnerit: 8 “Pse ke hyrė tek shemra e tim eti”? Ky, i hidhėruar pėr sė tepri prej fjalėve tė Isbaalit, iu pėrgjigj: “Pse, a jam unė njė kokė qeni prej Judės? Tani sa kohė dhe sot unė i qėndroj besnik shtėpisė sė Saulit, babait tėnd, dhe vėllezėrve tė tij e tė afėrmve dhe as ty nuk tė lėshova nė duar tė Davidit. E ti u gjete tė mė qortosh pėr faj gruaje! 9 More kėshtu ia bėftė Hyji Abnerit, madje edhe mė zi, nėse nuk do tė bėj ashtu sikurse Zoti i ėshtė pėrbetuar Davidit: 10 se do tė kalohet mbretėria prej shtėpisė sė Saulit dhe do tė forcohet froni i Davidit pėrmbi Izrael e Judė qė prej Danit e deri nė Bersabé”.

11 Isbaali nuk pati guxim t’i pėrgjigjej asnjė fjalė, sepse e druante.

Abneri bėn marrėveshje me Davidin

12 Abneri dėrgoi disa delegatė te Davidi pėr t’i thėnė nė emėr tė tij: “I kujt ėshtė vendi”? e mendonte tė thoshte: “Bėj miqėsi me mua dhe dora ime do tė jetė me ty dhe do tė sjellė me ty mbarė Izraelin”. 13 Davidi iu pėrgjigj: “Mirė fort! Unė do tė lidh besėlidhje me ty, por njė gjė tė kėrkoj si kusht paraprak: mos m’u duk para syve tė mi nėse mė parė nuk ma sjell Mikolėn, bijėn e Saulit. Vetėm atėherė mund tė vish e tė mė dalėsh pėrpara syve”. 14 Ndėrkaq Davidi dėrgoi lajmėtarė tek Isbaali, djali i Saulit, e tha: “Ma kthe gruan time Mikolėn qė e fejova, me njėqind gjymtyrė filistenjsh”. 15 Atėherė Isbaali dėrgoi njerėzit dhe e mori prej burrit tė saj Faltielit, birit tė Laisit. 16 Burri i saj e ndoqi duke qarė deri nė Bahurim. Atėherė Abneri i tha: “Shko! Kthehu prapa”! Ai u kthye.

17 Abneri kishte pasur bisedime me pleqtė e Izraelit e u kishte thėnė: “Ka shumė kohė qė ju dėshironit qė Davidi tė jetė mbret mbi ju. 18 Tani ėshtė koha tė veproni. Sepse Zoti ka thėnė lidhur me Davidin: ‘Me anė tė dorės sė Davidit, shėrbėtorit tim, do ta shpėtoj Izraelin, popullin tim, prej dorės sė filistenjve e tė gjithė armiqve tė tij’”. 19 Abneri u tha kėshtu edhe bijve tė Beniaminit. Atėherė shkoi nė Hebron pėr t’i treguar Davidit gjithēka i kishte pėlqyer Izraelit dhe mbarė Beniaminit.

20 Abneri erdhi te Davidi nė Hebron bashkė me njėzet vetė. Davidi i bėri gosti Abnerit dhe njėzet vetėve qė kishin ardhur me tė. 21 Abneri i tha Davidit: “Po shkoj e po e bashkoj mbarė Izraelin rreth imzotit, mbretit tim, me qėllim qė tė lidhin me ty besėlidhje dhe tė mbretėrosh mbi tė gjithė sipas pėlqimit tėnd”.

Atėherė Davidi e pėrcolli Abnerin dhe ky u nis nė paqe.

Vrasja e Abnerit

22 Kur ja, u kthyen nga ēetimi djelmoshat e Davidit dhe Joabi me pre tė madhe. Por Abneri nuk ishte atėherė mė me Davidin nė Hebron, sepse e kishte pėrcjellė dhe ai kishte shkuar nė paqe, 23 kurse Joabi dhe mbarė ushtria qė kishte qenė me tė, arritėn mė vonė. I treguan disa Joabit e i thanė: “Abneri, biri i Nerit, ka qenė te mbreti. Mbreti e pėrcolli e shkoi nė besė”. 24 Atėherė Joabi hyri te mbreti dhe i tha: “Po ē’bėre ashtu? Paska qenė Abneri tek ti! Po pse e lėshove tė shkojė nė paqe? 25 A nuk e njohe ende Abnerin, birin e Nerit?! Me siguri ka ardhur me qėllim qė tė tradhtojė, t’i mėsojė tė gjitha lėvizjet e tua e tė dijė gjithēka bėn”.

26 Si doli Joabi prej Davidit, dėrgoi kasnecė, qė e kthyen Abnerin prej pusit Sira. Davidi nuk e dinte. 27 Kur u kthye Abneri nė Hebron, e ndau veēmas Joabi te dera, sikur pėr t’i thėnė diēka nė besė, e goditi aty nė baqth dhe Abneri vdiq, gjak pėr gjak me Asaelin, tė vėllanė e Joabit.

28 Kur dėgjoi Davidi pėr ngjarjen e kryer, tha: “Unė dhe mbretėria ime jemi tė pafajshėm para Zotit nė amshim lidhur me gjakun e Abnerit, birit tė Nerit. 29 Gjaku i Abnerit rėntė mbi Joabin dhe mbi mbarė shtėpinė e babait tė tij: mos mungoftė kurrė nė familjen e tij sėmundja e gonorresė, gėrbula; njerėz pėr furka, i preftė shpata e mos u ngopshin me bukė”. 30 Joabi dhe vėllai i tij, Abisai, e vranė Abnerin, sepse e kishte vrarė vėllanė Asaelin nė luftė nė Gabaon.

31 Atėherė Davidi i tha Joabit dhe mbarė ushtrisė qė ishte me tė: “Shqyeni petkat tuaja, veshuni me thasė e vajtoni Abnerin”! Vetė Davidi e ndiqte arkivolin. 32 Kur e varrosėn Abnerin nė Hebron, Davidi ngriti zėrin e vet dhe vajtoi mbi varrin e Abnerit. Qau po ashtu edhe mbarė populli.

33 Mbreti nė vajtim duke qarė Abnerin tha:

“A duhej qė Abneri tė vdiste

me vdekje tė tė pandershmit?

34 Duart e tua nuk ishin tė lidhura,

po as kėmbėt nė pranga nuk i pate:

U vrave siē vritet njė keqbėrės”.

Atėherė populli mbarė ia plasi vajit mbi tė.

35 Mbarė populli iu vu Davidit tė hante bukė sa ishte ende ditė, por Davidi u pėrbetua e tha: “Hyji ma bėftė kėshtu e edhe mė zi, nė qoftė se me gojė do tė kėrkoj bukė ose ēdo gjė tjetėr deri nė perėndimin e diellit”.

36 Mbarė populli e mori vesh kėtė gjė. I pėlqeu sikurse edhe gjithēka qė bėri mbreti ishte e mirė para syve tė mbarė popullit. 37 Mbarė populli si edhe i gjithė Izraeli e mori vesh atė ditė se mbreti nuk kishte gisht nė vrasjen e Abnerit, birit tė Nerit.

38 Mbreti atėherė u tha shėrbėtorėve tė vet: “A thua nuk e dini se ra sot i vrarė njė prijės, madje ndėr mė tė mėdhenjtė nė Izrael? 39 Mjerisht unė ende jam i ligshtė, megjithėse jam i shuguruar mbret, kurse kėta bijtė e Sarvisė janė mė tė fortė se unė. Atij qė e bėn tė keqen, ia ktheftė Zoti sipas keqbėrėsėsisė sė tij”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Djemtė e Davidit tė lindur nė Hebron