Kapitujt

2 i Samuelit: 11. Lufta e dytė e amonėve. Mėkati i Davidit

11

1 Tani, nė kthim tė vitit, nė kohėn kur mbretėrit e kanė zakon tė dalin nė luftė, Davidi e dėrgoi Joabin me shėrbėtorėt e vet e me mbarė Izraelin dhe kėta shkretėruan mbarė vendin e bijve tė Amonit dhe e rrethuan Rabėn. Davidi qėndroi nė Jerusalem.

2 Njė mbrėmje Davidi u ēua prej shtratit e po shėtiste nė tarracė tė shtėpisė mbretėrore. Nga tarraca pa njė grua tek po lahej: e ishte shumė e bukur. 3 Davidi dėrgoi pėr tė marrė hetime se kush ishte ajo grua. I treguan se ajo ishte Betsabeja, e bija e Eliamit, gruaja e Uri Heteut. 4 Atėherė Davidi dėrgoi lajmėtarė pėr ta sjellė. Kur erdhi ajo te Davidi, Davidi ra me tė, qė posa ishte shenjtėruar prej papastrisė sė saj. 5 Pastaj u kthye nė shtėpi tė vet.

Gruaja mbeti shtatzėnė. Dėrgoi pėr ta lajmėruar Davidin e tha: “Ngjiza”!

6 Davidi dėrgoi njerėz te Joabi e i tha: “Dėrgoje tek unė Uri Heteun”. Joabi e dėrgoi te Davidi Urin. 7 Uri erdhi te Davidi. Davidi e pyeti si ishte Joabi e ushtria dhe si shkonin punėt e luftės. 8 Atėherė Davidi i tha Urit: “Zbrit nė shtėpinė tėnde e laji kėmbėt e tua”. Uri doli prej pallatit tė mbretit dhe i qe dėrguar pas tij haje prej tryezės sė mbretit. 9 Porse Uri fjeti para derės sė pallatit mbretėror me shėrbėtorėt e tjerė tė zotėrisė sė vet dhe nuk shkoi nė shtėpi tė vet.

10 Erdhėn dhe e lajmėruan Davidin: “Uri nuk shkoi nė shtėpinė e vet”. Atėherė Davidi i tha Urit: “Ndoshta nuk erdhe prej udhėtimit? Pse nuk shkove nė shtėpinė tėnde?” 11 Uri iu pėrgjigj Davidit: “Arka, Izraeli e Juda banojnė nėn ēadra, Joabi, imzot, dhe shėrbėtorėt e zotėrisė tim kanė pėr dyshek tokėn e unė tė hyj nė shtėpinė time pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė e pėr tė fjetur me gruan time? Pasha jetėn tėnde, pasha shpirtin tėnd, unė nuk do tė bėj njė gjė tė tillė”. 12 Prandaj Davidi i tha Urit: “Qėndro kėtu edhe sot e nesėr do tė tė nis”. Uri qėndroi nė Jerusalem edhe atė ditė e tė nesėrmen. 13 Sepse Davidi e grishi tė hajė e tė pijė me tė dhe e dehu. Ky, pasi doli nė mbrėmje, shkoi e fjeti nė shtratin e vet me shėrbėtorėt e zotėrisė sė vet, por nė shtėpinė e vet nuk dėgjoi tė zbresė.

14 Nė mėngjes Davidi i shkroi njė letėr Joabit dhe ia dėrgoi pėr Urin. 15 Nė letėr shkruante: “Vėreni Urin nė vijėn e parė, kur tė jetė pėrleshja mė e tmerrshme dhe tėrhiquni prej tij qė tė goditet e tė vdesė”. 16 Kėshtu, pra, kur Joabi e rrethoi qytetin e vuri Urin aty ku e dinte se trimat ishin mė tė fortė. 17 Kur qytetarėt dolėn prej qytetit e po pėrlesheshin me Joabin, ranė disa prej popullit, prej ushtarėve tė Davidit dhe mbeti i vrarė edhe Uri Heteu.

18 Atėherė Joabi dėrgoi ta njoftojnė Davidin lidhur me rrethanat e pėrleshjes 19 dhe kasnecit i urdhėroi tė thoshte: “Kur t’i kesh treguar mbretit tė gjitha kėto fjalė lidhur me pėrleshjen, 20 nėse vė re se mbreti hidhėrohet e thotė: ‘Pėrse iu afruat mureve pėr tė luftuar? A nuk e keni ditur se prej murit hidhen shigjetat? 21 Kush e vrau Abimelekun, birin e Jerobaalit? A s’qe njė grua qė ia hodhi prej murit mbi tė gurin qė sillet tė mokrės dhe ai mbeti vdekur nė Tebes? Pse iu afruat murit?’, ti thuaji: Edhe shėrbėtori yt Uri Heteu mbeti i vrarė”.

22 Shkoi, pra, lajmėtari, arriti te Davidi dhe i tregoi gjithēka i kishte urdhėruar Joabi. 23 Lajmėtari i tha Davidit: “Sepse armiqtė patėn njėfarė epėrsie mbi ne, dolėn kundėr nesh nė fushė tė larė, por ne bėmė njė sulm tė furishėm dhe i ndoqėm deri nė dyer tė qytetit. 24 Atėherė shigjetarėt i gjuajtėn me shigjeta shėrbėtorėt e tu nga lart prej murit e mbetėn besa disa prej shėrbėtorėve tė mbretit, madje mbeti i vrarė edhe shėrbėtori i mbretit Uri, ai Heteu”. 25 Atėherė Davidi i tha kasnecit: “Kėshtu i thuaj Joabit: “Mos u prish pėr kėtė punė: lufta ashtu e ka: tani ha shpata kėtė, pastaj atė. Sulmoje qytetin mė rreptėsisht dhe shpartalloje. Edhe ti jepi zemėr”.

26 Kur gruaja e Urit mori lajmin se i kishte vdekur Uri, burri i saj, ia bėri vajin. 27 Pasi kaloi koha e zisė, Davidi ēoi dhe e solli nė shtėpinė e vet dhe ajo u bė gruaja e tij dhe i lindi njė djalė. Por kjo qė bėri Davidi nuk i pėlqeu Zotit kurrsesi.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Lufta e dytė e amonėve. Mėkati i Davidit