Kapitujt

2 i Samuelit: 12. Qortimi i Natanit. Pendimi i Davidit

12

1 Zoti e dėrgoi Natanin te Davidi. Ky erdhi te Davidi dhe i tha: “Nė njė qytet jetonin dy vetė. Njėri ishte pasanik e tjetri skamnor. 2 Pasaniku kishte bagėti tė imėta e tė trasha me shumicė tė madhe. 3 Kurse skamnori nuk kishte asgjė tjetėr pėrveē njė deleje tė vocėrr. E kishte blerė dhe e kishte ushqyer. Ishte rritur tek ai bashkė me fėmijėt e tij duke ngrėnė bukėn e tij e duke pirė prej gotės sė tij dhe duke fjetur nė gjirin e tij. Pėr tė ishte sikur ta kishte pasur bijė. 4 Porse, kur njė shtegtar erdhi te pasaniku, ky, duke kursyer bagėtitė e veta tė imėta e tė trasha pėr t’i bėrė gosti atij shtegtari qė kishte ardhur tek ai, shkoi e mori delen e skamnorit dhe i bėri gati bukėn njeriut qė kishte ardhur tek ai”.

5 Davidi u hidhėrua pa masė kundėr kėtij njeriu e i tha Natanit: “Pasha jetėn e Zotit, njeriu qė ka bėrė kėtė punė, meriton vdekjen! 6 Katėrfish do ta paguajė delen pėr arsye se ka bėrė njė punė tė tillė dhe ėshtė dėftuar njeri i pashpirt”.

7 Atėherė Natani i tha Davidit: “Ti je ai njeri! Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: Unė tė shugurova mbret pėrmbi Izraelin. Unė tė shpėtova prej dorės sė Saulit. 8 Nė dorė tėnde e lėshova familjen e zotėrisė tėnd edhe gratė e zotėrisė tėnd i lėshova nė gjirin tėnd, nė dorėn tėnde e lėshova edhe mbarė Izraelin dhe Judėn e, nėse kėto janė pak, unė do tė tė shtoj shumė mė tepėr. 9 Pse atėherė e pėrbuze fjalėn e Zotit duke vepruar ēka ėshtė e keqe para syve tė tij? Ti e preve me shpatė Uri Heteun e ia more gruan e tij. Ti atė e vrave me shpatėn e bijve tė Amonit! 10 Pėr kėtė arsye kurrėn e kurrės nuk do tė hiqet shpata prej familjes sate, pasi mė pėrbuze mua dhe e more gruan e Uri Heteut pėr tė qenė gruaja jote. 11 Prandaj kėshtu thotė Zoti: ‘Ja, unė do tė bėj qė e keqja jote tė vijė mu prej familjes sate! Ndėr sy tė tu do t’i marr gratė e tua e do t’ua jap tė afėrmve tė tu e do tė flenė me gratė e tua nė dritėn e kėtij dielli. 12 Ti, vėrtet, e bėre kėtė fshehtazi, por unė do ta bėj ballafaqas nė sy tė mbarė Izraelit, ditėn pėr diell’”!

13 Atėherė Davidi i tha Natanit: “Kam mėkatuar kundėr Zotit”! E Natani i tha Davidit: “Prej anės sė vet Zoti ta ka falur kėtė mėkat; s’do tė vdesėsh. 14 Megjithatė, pasi me kėtė veprim i bėre tė blasfemojnė armiqtė e Zotit, djali qė tė ka lindur, me siguri do tė vdesė”.

15 Atėherė Natani u kthye nė shtėpinė e vet.

Vdekja e djalit tė Betsabesė. Lindja e Salomonit

Zoti e goditi djalin qė gruaja e Urit ia lindi Davidit, dhe u sėmur rėndė. 16 Davidi iu lut Zotit pėr foshnjėn dhe Davidi agjėronte e, kur kthehej nė shtėpi, natėn e kalonte shtruar pėr tokė. 17 Krerėt e shtėpisė sė tij qėndronin pėrreth tij dhe i thoshin tė ngrihej nga toka, por ai nuk dėgjoi as nuk hėngri bukė me ta. 18 Tė shtatėn ditė vdiq fėmija. Shėrbėtorėt e tij kishin frikė t’i lajmėronin Davidit se kishte vdekur fėmija. Sepse mendonin: “Derisa foshnja ishte ende gjallė, ne i thoshim, por ai s’na dėgjonte. Po tani si t’i themi: ‘Ka vdekur djali?’ Do tė bėjė edhe mė zi”!

19 Kur vuri re Davidi se shėrbėtorėt e tij po pėshpėritnin me njėri-tjetrin, ia preu mendja se foshnja kishte vdekur. U tha shėrbėtorėve tė vet: “A ka vdekur fėmija”? Ata iu pėrgjigjėn: “Ka vdekur”.

20 Atėherė Davidi u ngrit nga toka, u la dhe u ja. Pasi i ndėrroi petkat, hyri nė shtėpinė e Zotit dhe adhuroi. Pastaj u kthye nė shtėpinė e vet dhe kėrkoi qė t’i shtronin bukėn dhe hėngri. 21 Shėrbėtorėt e tij e pyetėn: “Ē’po bėn ashtu? Ndėrsa fėmija ende ishte gjallė ti pėr shkak tė tij agjėrove e qaje, kurse tani qė ka vdekur foshnja po ēohesh e po ha”? 22 Ai tha: “Kur foshnja ishte ende gjallė unė agjėroja dhe qaja sepse mendoja: ‘Kush e di? Ndoshta Zoti do tė ketė dhembshuri pėr mua e do tė jetojė fėmija. 23 Por tani qė ka vdekur, pse tė agjėroj? Pse a mund ta kthej mė? Unė do tė shkoj tek ai, kurse ai nuk do tė kthehet tek unė”.

24 Davidi e ngushėlloi Betsabenė, gruan e vet, hyri tek ajo, ra me tė dhe ajo i lindi djalin. Djalit ia ngjiti emrin Salomon. Zoti e deshi Salomonin 25 dhe e dėftoi kėtė me anė tė Natanit profet. Ky e quajti Jedidjė /domethėnė: I dashuri i Zotit/, siē i urdhėroi Zoti.

Pushtimi i Rabės

26 Ndėrkaq Joabi e sulmoi Rabėn e bijve tė Amonit dhe e pushtoi qytetin mbretėror. 27 Atėherė Joabi dėrgoi lajmėtarė te Davidi me kėto fjalė: “Luftova kundėr Rabės dhe e pushtova qytetin e ujėrave. 28 Tani bashkoje popullin tjetėr, rrethoje e pushtoje qytetin qė tė mos pushtohet qyteti prej meje e tė quhet me emrin tim”.

29 Kėshtu pra, Davidi e bashkoi mbarė popullin dhe u nis kundėr Rabės. E sulmoi dhe e pushtoi. 30 E hoqi prej kokės sė Melkomit kezėn, qė ishte e rėndė njė talent ari dhe nė tė cilėn kishte njė gur tė paēmueshėm dhe keza qe vėnė mbi kokė tė Davidit. Mori edhe njė pre tė madhe prej qytetit. 31 Po edhe popullin qė ishte, e nxori nga qyteti dhe e dėnoi tė punonte nė skalitje tė gurit, nė latim me sakica e me sėpata hekuri dhe i caktoi nė punim tė tullave. Kėshtu bėri me tė gjitha qytetet e bijve tė Amonit. Atėherė Davidi dhe mbarė ushtria u kthyen nė Jerusalem.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Qortimi i Natanit. Pendimi i Davidit