Kapitujt

2 i Samuelit: 13. Amnoni e dhunon motrėn e vet Tamarėn

13

1 Dhe ja se ē’do tė ndodhė pastaj: Amnoni, biri i Davidit, dashurohet nė motrėn e Absalomit, birit tė Davidit, qė ishte shumė e bukur dhe quhej Tamarė. 2 Amnoni u ngushtua aq fort pėr shkak tė epshit ndaj motrės sė vet Tamarės, saqė ra i sėmurė, e pasi ajo ishte e virgjėr, i dukej krejtėsisht e pamundshme tė bėnte ndonjė gjė tė pandershme me tė. 3 Porse Amnoni e kishte mik njėrin qė quhej Jonadab, biri i Samės, tė vėllait tė Davidit, qė ishte njeri shumė dinak. 4 Ky i tha: “Pse po fiktohesh e thahesh kėshtu ēdo ditė e mė tepėr, o djali i mbretit? Pse nuk mė tregon mua”? Atėherė Amnoni i tha: “Kam rėnė nė dashuri nė motrėn e Absalomit, Tamarėn”. 5 Jonadabi iu pėrgjigj: “Bjer nė shtratin tėnd dhe shtiru se je i sėmurė. Kur tė vijė yt atė tė tė shohė, ti i thuaj: ‘Po tė lutem qė tė vijė ime motėr, Tamara, e tė mė japė tė ha; nėse ajo do tė ma pėrgatisė gjellėn ndėr sytė e mi, do tė ha prej dorės sė saj’”.

6 Ra, pra, nė tė shtruara Amnoni dhe u shtir se ishte i sėmurė. Kur erdhi mbreti pėr ta parė, Amnoni i tha mbretit: “Le tė vijė, po tė lutem, ime motėr Tamara e tė m’i pėrgatitė dy petulla para syve tė mi dhe do tė ha prej duarve tė saj”.

7 Atėherė Davidi i ēoi fjalė Tamarės qė ishte nė pallat e tha: “Eja nė shtėpinė e vėllait tėnd Amnonit dhe bėji gati tė hajė”. 8 Tamara erdhi nė shtėpinė e Amnonit, vėllait tė vet; ai ishte ratė. Ajo mori miell, e pėrzjeu dhe i poqi petullat. 9 Atėherė e mori fulteren dhe i zbrazi para tij petullat qė i kishte pėrgatitur. Nuk deshi tė hante dhe Amnoni tha: “Largoni jashtė prej meje tė gjithė”. Kur i qitėn jashtė tė gjithė, 10atėherė Amnoni i tha Tamarės: “Ma sill hajen nė fjetore qė tė ha prej dorės sate”. Kėshtu pra, Tamara i mori petullat qė i kishte pėrgatitur dhe ia ēoi Amnonit tė vėllait, nė fjetore. 11 Kur ia solli ushqimin, e kapi atė dhe i tha: “Eja, bjer me mua, motra ime”. 12 Por ajo iu pėrgjigj: “Mos, o vėlla, mos mė ēndero! Njė punė e tillė nuk bėhet nė Izrael! Mos e bėj kėtė poshtėrsi! 13 E unė nga do t’ia mbaj nėse mė ēnderon? E ti do tė jesh i pandershėm pėrgjithmonė nė Izrael. Mė mirė fol me mbretin e ai s’do tė mė mohojė tė mė japė tek ti pėr grua”.

14 Por ai s’deshi tė dėgjonte lutjet e saja: por, pasi ishte mė i fuqishėm, e pushtoi dhe ra me tė.

15 Atėherė Amnoni e urrejti me njė urrejtje tė madhe pa masė, kėshtu qė urrejtja me tė cilėn pastaj e urrejti, ishte shumėfish mė e madhe se epshi qė e kishte pushtuar mė parė. Amnoni i tha: “Ēohu e zhduku”! 16 E ajo iu pėrgjigj: “Mos, vėllai im, se kjo e keqe qė po e bėn tani kundėr meje duke mė dėbuar, ėshtė e keqe mė e madhe se ajo qė bėre mė parė”. Por ai s’deshi ta dėgjonte; 17 thirri njė shėrbėtor qė i shėrbente e tha: “Hidhe kėtė jashtė prej meje dhe mbylle derėn pas saj”! 18 Kjo ishte e veshur me kėmishė deri nė fund tė kėmbėve me mėngė tė gjera, sepse kėshtu e kishin zakon tė visheshin vajzat, ende tė virgjėra, bijat e mbretit. Kėshtu shėrbėtori i tij e hodhi jashtė dhe mbylli derėn pas saj.

19 Tamara mori pluhur dhe qiti nė kokė, shqeu kėmishėn me mėngė tė gjera qė e kishte veshur, i vuri tė dy duart mbi kokėn e vet e shkonte rrugės duke bėrtirur. 20 Atėherė i tha i vėllai, Absalomi: “A mos qe me ty Amnoni, vėllai yt? Por tani pėr tani, motėr, mos trego: ėshtė vėllai yt! Mos e prish mendjen tėnde pėr kėtė gjė”! Kėshtu, pra, Tamara mbeti e braktisur nė shtėpinė e Absalomit, tė vėllait.

21 Kur i mori vesh Davidi mbret tė gjitha kėto, u hidhėrua deri aty, por s’deshi ta trishtojė Amnonin, birin e vet, sepse e donte psei ishte djali i tij i parė. 22 Madje as Absalomi s’i tha asnjė gjysmė fjale Amnonit, as mirė as keq: veēse Absalomi e urrente Amnonin pse i kishte dhunuar tė motrėn, Tamarėn.

Absalomi e vret Amnonin dhe ikėn

23 Pas dy vjetėve, kur i kishte Absalomi qethtarėt e deleve nė Baalhasor, qė ėshtė nė Efraim, i grishi tė gjithė bijtė e mbretit. 24 Shkoi te mbreti dhe i tha: “Ja, ėshtė qethja e deleve tė shėrbėtorit tėnd, po tė lutem, le tė urdhėrojė mbreti me shėrbėtorėt e vet e le tė vijė te shėrbėtori i tij”. 25 E mbreti i tha Absalomit: “Mos m’u vėr, biri im, mos m’u vėr qė tė vijmė tė gjithė e tė tė rėndojmė”. Edhe pse Absalomi iu vu shumė, mbreti nuk deshi tė shkonte, por e bekoi. 26 Atėherė Absalomi i tha: “Nėse nuk do tė vish ti, tė lutem, le tė vijė me ne sė paku Amnoni, vėllai im”. Por mbreti i tha: “Pėrse tė vijė me ty”? 27 Por, pasi Absalomi iu vu shumė, mbreti lejoi tė shkonin me tė Amnoni dhe tė gjithė bijtė e mbretit.

Absalomi bėri njė gosti, vėrtet si gosti mbretėrish. 28 Por Absalomi u urdhėroi shėrbėtorėve tė vet: “Vini re: kur tė shihni se Amnonin e ka bėrė nė qejf vera dhe kur unė t’ju them: Goditeni Amnonin e vriteni!, tė mos ju kapė frika, sepse unė jam ai qė ju urdhėroj: kini guxim e tė mos ju lėshojė zemra”! 29 Shėrbėtorėt e Absalomit bėnė kundėr Amnonit ashtu siē u urdhėroi Absalomi. Atėherė tė gjithė bijtė e mbretit u ēuan, u hipėn mushqve tė vet dhe ikėn.

30 Derisa ata po udhėtonin ende, Davidit i erdhi ky kumt i zi: “Absalomi i vrau tė gjithė bijtė e mbretit dhe nuk shpėtoi asnjė prej tyre”. 31 Atėherė mbreti u ngrit, i shqeu petkat e veta dhe u shtri pėrtokė. Po ashtu edhe tė gjithė shėrbėtorėt e tij qė i shėrbenin, i shqyen petkat e veta. 32 Por Jonadabi, biri i Samės, vėllait tė Davidit, tha: “Tė mos i shkojė mendja Imzotit se janė tė vrarė tė gjithė djelmoshat, bijtė e mbretit. Ėshtė i vrarė vetėm Amnoni, sepse Absalomi e kishte qitur cekėn ta bėnte kėtė qė ditėn qė ia ēnderoi tė motrėn Tamarėn. 33 Prandaj Imzot mbreti tani tė mos kujtojė as tė mos e marrė parasysh kėtė lajm: ‘Janė vrarė tė gjithė tė bijtė e mbretit’, sepse i vrarė ėshtė vetėm Amnoni”.

34 Absalomi kishte marrė arratisjen.

Djaloshi qė mbante rojėn e vėzhgimit, ngriti sytė e vet, kur ja, pa se po vinin njė shumicė e madhe njerėzish udhės sė Horonaimit duke zbritur shpatit tė malit. Shkoi vėzhguesi, e lajmėroi mbretin e i tha: “Po shoh njerėz udhės sė Horonaimit”. 35 Atėherė Jonadabi i tha mbretit: “Ja, po vijnė bijtė e mbretit! Gjithēka ka ndodhur si tė ka thėnė shėrbėtori yt”.

36 Posa e kreu fjalėn, ia behėn bijtė e mbretit dhe, ndėrsa po hynin, vajtonin me zė tė lartė. Po ashtu edhe mbreti dhe tė gjithė oborrtarėt e tij, lėshuan njė gjėmė shumė tė madhe.

37 Absalomi kishte marrė arratinė dhe kishte shkuar te Tolomai, biri i Amiudit, mbret i Gesurit. Davidi e vajtoi djalin e vet pėr njė kohė tė gjatė.

Joabi ndėrmjetėson qė tė kthehet Absalomi

38 Kurse Absalomi, pasi iku e shkoi nė Gesur, qėndroi atje tre vjet.

39 Zemra e mbretit pushoi ta urrente Absalomin, sepse i ishte lehtėsuar dhimbja pėr vdekjen e Amnonit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Amnoni e dhunon motrėn e vet Tamarėn