Kapitujt

2 i Samuelit: 14. Disa hollėsi mbi Absalomin

14

1Joabi, biri i Sarvisė, pa se zemra e mbretit po kthehej nga Absalomi. 2 Atėherė dėrgoi nė Tekua, e solli njė grua tė menēur dhe i tha: “Bėj sikur je nė zi dhe vishu me petka zie. Mos u lyej me vaj qė tė dukesh si njė grua qė pėr njė kohė tė gjatė je nė zi pėr tė vdekurin. 3 Hyr te mbreti e thuaj kėshtu”. Dhe Joabi i tregoi ēka duhej t’i thoshte.

4 Gruaja nga Tekua, kur hyri te mbreti, ra pėrpara tij me fytyrė pėrdhe, u pėrkul nė nderim dhe tha: “Ndore tėnde, o mbret”! 5 Mbreti i tha: “Po ē’tė ka gjetur”? E ajo iu pėrgjigj: “Heu, unė e mjera jam njė grua e ve: burri mė ka vdekur. 6 Shėrbėtorja jote ka pasur dy djem, por kėta zunė tė grinden nė fushė dhe askush nuk ndodhi qė t’u hynte ndėrmjet e kėshtu njėri i ra tjetrit dhe e la tė vdekur. 7 Po tani u ngrit e mbarė vėllazėria kundėr shėrbėtores sate e thotė: ‘Qite atė qė e vrau vėllanė e vet e ta vrasim pėr gjakun e tė vėllait, tė cilin e vrau dhe t’ia humbim farėn’. Kėshtu duan ta shuajnė edhe atė shkėndijė qė mė ka mbetur, me qėllim qė tė mos i mbetet emri asfarė shenje mbi tokė burrit tim”. 8 Mbreti i tha gruas: “Shko ti nė shtėpinė tėnde e unė do tė jap urdhra lidhur me ēėshtjen tėnde”.

9 Gruaja nga Tekua i tha mbretit: “Imzot mbret! E keqja rėntė mbi mua dhe mbi shtėpinė e tim eti, kurse mbreti dhe froni i tij mos paēin farė faji”! 10 E mbreti vijoi: “Atė qė tė guxojė tė tė thotė gjė, sille tek unė e mė nuk do tė guxojė tė tė prekė”! 11 Por ajo shtoi: “Le ta ketė mirėsinė mbreti tė pėrmendė emrin e Zotit, Hyjit tė vet, se kėrkuesi i gjakut nuk do t’i shumojė vrasjet dhe se assesi nuk do tė ma vrasin djalin”. E mbreti u pėrgjigj: “Pasha Zotin fije floku s’do t’i bjerė nė tokė djalit tėnd”.

12 Atėherė gruaja vazhdoi: “Mė lejo qė shėrbėtorja jote t’ia thotė zotėrisė sė vet njė fjalė”. I tha: “Fol”! 13 E gruaja tha: “Atėherė e pse mendon kėshtu kundėr popullit tė Hyjit? Ndėrkaq mbreti duke e dhėnė njė vendim tė tillė e ka rrėfyer veten si fajtor, pasi mbreti nuk bėn qė tė kthehet i arratisuri. 14 Neve na duhet tė vdesim dhe jemi porsi uji kur derdhet nė tokė, mė nuk mund tė mblidhet, e Hyji nuk do qė ndokush ta humbasė jetėn, por tėrheq vėmendjen qė tė mos humbasė plotėsisht i dėbuari. 15 Tashti erdha pėr t’ia thėnė mbretit zotėrisė tim kėtė fjalė, sepse populli ma futi frikėn. Shėrbėtorja jote tha me vete: ‘Do tė flas me mbretin, ndoshta mbreti ia dėgjon fjalėn skllaves sė vet. 16 Sepse mbreti do ta dėgjojė e do ta shpėtojė shėrbėtorin e vet prej dorės sė atij qė do ta shlyejė atė dhe tė birin e saj prej trashėgimit tė Hyjit. 17 Prandaj edhe mendoi skllavja jote: ‘Fjala e mbretit, zotėrisė tim, le tė ma kthejė qetėsinė e shpirtit’. Sepse porsi engjėlli i Hyjit i tillė ėshtė mbreti, zotėria im, qė e dėgjon tė mirėn e tė keqen. Zoti, Hyji yt, qoftė me ty”.

18 Atėherė mbreti iu drejtua gruas: “Mos mė fsheh asgjė nga ato qė tani dua tė tė pyes”. Gruaja i tha: “Le tė pyesė imzoti mbret”. 19 E mbreti vijoi: “A mos ėshtė me ty nė tė gjitha kėto dora e Joabit?” Gruaja u pėrgjigj e tha: “Pasha jetėn tėnde, imzot e mbret, s’ėshtė me tė vėrtetė e mundur tė shmanget as djathtas as majtas prej tė gjitha atyre qė tha imzot mbreti; vėrtet shėrbėtori yt Joabi mė urdhėroi dhe ai vetė m’i mėsoi t’i them tė gjitha kėto fjalė unė skllavja jote. 20 Pėr t’i dhėnė ēėshtjes njė pamje tjetėr, shėrbėtori yt Joabi e bėri kėtė. Por ti, imzot, je vetė i dijshėm, ke dijeni porsi engjėlli i Hyjit pėr tė kuptuar gjithēka qė ndodh pėrmbi tokė”.

21 Atėherė mbreti i tha Joabit: “Mirė, ashtu edhe po bėj. Shko, pra, e thirre djaloshin Absalom”. 22 Atėherė Joabi ra me fytyrė pėrdhe nė shenjė nderimi dhe e bekoi mbretin. Joabi tha: “Sot e mori vesh plotėsisht shėrbėtori yt se gjeta hir para syve tė tu, imzot e mbret! Ia dėgjove fjalėn shėrbėtorit tėnd”.

23 Kėshtu pra, Joabi u ngrit, shkoi nė Gesur dhe e solli Absalomin nė Jerusalem. 24 Porse mbreti tha: “Le tė kthehet nė shtėpinė e vet, por tė mos dalė para syve tė mi”. Kėshtu Absalomi u kthye nė shtėpinė e vet dhe nuk doli para syve tė mbretit.

Disa hollėsi mbi Absalomin

25 E nė mbarė Izraelin nuk kishte njė burrė tjetėr aq tė bukur si Absalomi pėr tė cilin do tė mund tė thuheshin aq fjalė lavdie: prej fundit tė kėmbės e deri nė majė tė kresė s’kishte asnjė mungesė. 26

E kur i qethte flokėt ‑ e i qethte njė herė nė vit, sepse i bėheshin tepėr tė rėndė ‑ i peshonte flokėt e vet: peshonin dyqind sikla tė masės sė mbretit. 27 Absalomit i lindėn tre djem e njė vajzė, e cila quhej Tamarė. Ishte shumė e pashme.

Absalomi fiton faljen

28 Absalomi qėndroi nė Jerusalem dy vjet dhe mbretit nuk i doli ndėr sy. 29 Atėherė ēoi e thirri Joabin pėr ta dėrguar te mbreti, por Joabi nuk dėgjoi tė shkojė tek Absalomi. Dėrgoi pėr sė dyti e, kur ai prapė s’dėgjoi tė vijė, 30 u tha shėrbėtorėve tė vet: “Shikoni: ara e Joabit ėshtė afėr arės sime dhe ėshtė e mbjellė me elb. Shkoni e jepni zjarr”. Shėrbėtorėt e Absalomit ia dogjėn elbin Joabit. Kur shkuan shėrbėtorėt e Joabit, i shqyen petkat e veta e thanė: “Shėrbėtorėt e Absalomit ia futėn zjarrin arės”!

31 Atėherė Joabi u ēua dhe shkoi nė shtėpi tė Absalomit dhe i tha: “Pse e dogjėn shėrbėtorėt e tu elbin tim me zjarr”? 32 Absalomi iu pėrgjigj Joabit: “Unė dėrgova tek ti njerėzit e t’u luta tė vije tek unė me qėllim qė tė tė dėrgoja te mbreti pėr t’i thėnė: ‘Pse u ktheva ndopak prej Gesurit? Mė mirė do tė kishte qenė pėr mua tė isha ende atje’. Po tė lutem, pra, bėj qė ta shoh fytyrėn e mbretit. Nėse jam fajtor, le tė mė vrasė”! 33 Joabi hyri tė mbreti dhe ia tha kėto fjalė. Mbreti ēoi dhe e thirri Absalomin, hyri tek ai, ra mė fytyrė pėrdhe para tij nė shenjė nderimi e mbreti e pėrqafoi Absalomin.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Disa hollėsi mbi Absalomin