Kapitujt

2 i Samuelit: 22. Psalmi i Davidit

22

1 Davidi ia drejtoi Zotit fjalėt e kėsaj kėnge ditėn kur Zoti e shpėtoi nga duart e tė gjithė armiqve tė tij dhe nga dora e Saulit. 2 Ai tha:

“Zoti ėshtė qeta ime, qyteza ime, shpėtimtari im!

3 Hyji im, shkėmbi im, nė tė cilin strehohem,

mburoja ime, shpėtimi im,

mburoja ime dhe strehimi im!

shpėtimtari im, ti mė liron nga dhuna.

4 E thėrras Zotin qė ėshtė i denjė pėr ēdo lėvdatė

dhe ai mė shpėton prej armiqve tė mi.

5 Mė rrethuan valėt e vdekjes,

mė befasuan pėrrenj keqbėrėsish,

6 rashė nė leqet e vdekjes.

7 Nė ngushtimin tim e thirra Zotin,

klitha drejt Hyjit tim.

Prej Tempullit tė vet e dėgjoi zėrin tim,

dhe britma ime arriti nė veshėt e tij.

8 Toka u trand dhe u lėkund,

luajtėn themelet e qiejve,

u tronditėn sepse ai u hidhėrua.

9 Nga vrima e hundėve tymi ngufoi,

nga goja zjarr e flakė buēiti,

prush i gjallė prej tij flakėroi!

10 I uli qiejt e zbriti,

nėn kėmbėt e tija njė re e murrme.

11 Kaluar mbi kerubin fluturoi,

lundroi mbi krahėt e erės.

12 Si me vela nga errėsira u mbėshtoll,

tenda e tij ‑ ujėt e murrmė, re pėrmbi re!

13 Nga bredhja e shkėlqimit nė praninė e tij

flakė prushi u ndez!

14 Nga qielli Zoti gjėmoi,

i Tejetlarti bėri t’i dėgjohet zėri!

15 I lėshoi shigjetat dhe i shpėrndau armiqtė,

i lėshoi rrufetė dhe i tmerroi.

16 Atėherė u pa fundi i deteve,

jashtė dolėn themelet e botės,

prej britmės sė Zotit,

prej erės sė frymės sė zemėrimit tė tij.

17 Prej sė larti ēoi e mė mori,

mė nxori nga ujėrat e mėdha.

18 Mė shpėtoi nga armiku im tejet i fortė,

prej atyre qė mė urrejnė e qė janė mė tė fortė se unė!

19 Mė sulmuan nė ditėn kur isha ngushtė,

por Zoti mė mori nė mbrojtje.

20 Ai mė qiti nė vendin e shpėtimit,

mė shpėtoi sepse ai mė ka pėr zemėr.

21 Zoti mė shpagoi sipas drejtėsisė sime,

mė shpėrbleu sipas pastrisė sė duarve tė mia.

22 Sepse unė i ndoqa udhėt e Zotit,

nuk u largova prej Hyjit tim.

23 Para sysh i kam tė gjitha rregulloret e tija,

dhe nuk iu shmanga urdhėrimeve tė tija.

24 Jam i pastėr para syve tė tij,

sepse ruhem vazhdimisht prej mėkatit.

25 Zoti mė shpėrbleu sipas drejtėsisė sime,

sepse e pa pastrinė e duarve tė mia.

26 Me shenjtin je i shenjtė,

me tė pafajshmin je i pafajshėm.

27 Me tė zgjedhurin ti je i zgjedhur

kurse dinakut kot ia shkon planet.

28 Ti e shpėton popullin e pėrvuajtur,

kurse sytė e krenarėve i pėrul.

29 Ti je dritėza ime, o Zot,

Hyji im i davarit errėsirat e mia.

30 Me ty do t’i sulmoj turmat e armiqve,

me ndihmėn e Hyjit tim do t’i kapėrcej muret.

31 Udha e Zotit ėshtė krejtėsisht e pastėr,

fjala e Zotit ėshtė e sprovuar me zjarr.

Ėshtė shqyt pėr tė gjithė ata qė shpresojnė nė tė.

32 Pse a ka ndonjė hyjni tjetėr pėrveē Zotit?

A ka Qetė shpėtimi ndonjė tjetėr pėrveē Hyjit tonė?

33 Ai ėshtė Hyji qė mė ngjesh me fuqi,

e bėn tė sigurt udhėn time.

34 Tė lehta m’i bėn kėmbėt porsi tė kaprollit,

ai mė vendosi nė lartėsi tė sigurta.

35 Ai m’i ushtron duart pėr luftim,

e krahėt e mi pėr tė pėrdorur harkun e bronzit.

36 Ti ma jep shqytin qė mė shpėton,

mė madhėron kujdesi yt.

37 Ti u jep guxim hapave tė mi

mė nuk mė merren kėmbėt e mia.

38 Nė shpinė u rashė armiqve tė mi dhe i zura,

prapa s’u ktheva derisa i shova.

39 Pėrdhe i rrėzoj e mė nuk mund tė ngrihen,

bien pėrdhe, nėn shqelma i vė.

40 Me fuqi mė ngjeshe pėr tė luftuar,

nėn mua i shtrove kundėrshtarėt e mi.

41 Tė armiqve tė mi shpinėn ma tregon

urryesit e mi unė i shpartallova!

42 Lėshuan kushtrimin ‑ askush s’u vjen nė ndihmė,

thėrrasin nė ndihmė Zotin ‑ ai nuk u pėrgjigjet.

43 I ndrydha porsi pluhurin e dheut,

i shkela porsi llomin nė rrugė.

44 Ti mė shpėtove nga kryengritja e popullit tim,

Krye mė bėre mbi popujt paganė.

Mė shėrbeu populli qė as nuk e njihja,

45 bijve tė huaj u duhet tė mė pėrkėdhelin,

posa e ndiejnė zėrin tim, dėgjojnė me gatishmėri.

46 Para meje tė huajve ora u liget,

duke u dridhur dalin prej qytezave!

47 Rroftė Zoti dhe qoftė bekuar Qeta e shpėtimit tim,

qoftė madhėruar Hyji, Shpėtimtari im!

48 Hyji qė ma mundėson tė hakmerrem,

qė i shtron popujt nėn mua.

49 Ti mė shpėton nga armiqtė e mi,

ti mė lartėson pėrmbi kundėrshtarėt e mi,

ti mė liron prej njeriut tė dhunshėm

50 Prandaj, o Zot, do tė tė lėvdoj mes paganėve,

himne gėzimi do t’i kėndoj Emrit tėnd!

51 Zoti ia shumon fitoret mbretit tė vet,

e pėrkrah Davidin, tė shuguruarin e vet,

dhe pasardhėsit e tij pėr amshim”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Psalmi i Davidit