Kapitujt

2 i Samuelit: 24. Regjistrimi i popullit

24

1 Zemėrimi i Zotit u ndez edhe njė herė kundėr Izraelit. E nxiti Davidin kundėr popullit duke i thėnė: “Shko e numėroje Izraelin e Judėn”! 2 Atėherė mbreti i tha Joabit e prijėsve tė ushtrisė sė vet qė ishte me tė: “Pėrshko tė gjitha fiset e Izraelit prej Danit e deri nė Bersabee, dhe numėroni popullin qė ta di numrin e tij.” 3 Joabi i tha mbretit: “Zoti, Hyji yt, e shtoftė popullin sa ėshtė tani edhe njėqind herė aq para syve tė zotėrisė tim mbretit! Por ēfarė i duhet zotėrisė tim mbretit kjo gjė”?

4 Porse fjala e mbretit ishte mė e fortė se fjala e Joabit dhe e prijėsve tė ushtrisė. Kėshtu pra, doli Joabi dhe prijėsit e ushtrisė prej pranisė sė mbretit dhe shkuan pėr tė numėruar popullin e Izraelit.

5 Si e kaluan Jordanin, ia filluan prej Aroerit dhe prej qytetit qė ėshtė nė mes tė luginės dhe kaluan prej andej drejt Gadit e Jazerit. 6 Arritėn nė Galaad dhe nė tokėn e hetenjve nė Kades dhe shkuan nė Dan. Prej Danit u drodhėn nė Sidon 7 e arritėn nė qytezėn e Tirit dhe nė tė gjitha qytetet e Heveut e tė Kananeut dhe dolėn nė Nagebin e Judės nė Bersabee. 8 Pasi kaluan mbarė tokėn, u kthyen nė Jerusalem pas nėntė muajsh e njėzet ditėsh. 9 Joabi ia dha mbretit numrin e regjistrimit tė popullit: Izraeli kishte tetėqind mijė burra tė aftė pėr shpatė, kurse prej Judės ishin pesėqind mijė luftėtarė.

Murtaja dhe falja e Zotit

10 Por pasi kreu Davidi regjistrimin, filloi ta brejė ndėrgjegjja e Davidi i tha Zotit: “Me kėtė veprim kam bėrė mėkat tė madh, por tani po tė lutem, o Zot, falja shėrbėtorit tėnd fajin, sepse kam vepruar tepėr marrėzisht”.

11 Kur u ngrit Davidi nė mėngjes, fjala e Zotit i kishte ardhur Gadit profet, vėguesit tė Davidit. I kishte thėnė: 12 “Shko e thuaj Davidit: Kėshtu thotė Zoti: Po t’i parashtroj tri gjėra, zgjidh njėrėn ndėr to dhe atė do ta bėj”. 13 Gadi erdhi te Davidi dhe e lajmėroi. I tha: “A do tė vijnė tre vjet urie nė tokėn tėnde, ose tė ikėsh tre muaj para armiqve tė tu e ata tė tė ndjekin, ose tė ketė tri ditė murtajė nė tokėn tėnde? Tani pleqėro dhe vendos ēfarė mė duhet t’i pėrgjigjem atij qė mė ka dėrguar”?

14 Atėherė Davidi i tha Gadit: “Jam tepėr ngushtė! Por mė mirė le tė biem nė duar tė Zotit ‑ sepse e madhe ėshtė mėshira e tij ‑ sesa nė duar tė njerėzve”.

15 Dhe Davidi zgjodhi murtajėn.

Ishte koha e korrjes sė grurit. Dhe Zoti e ēoi murtajėn nė Izrael prej mėngjesit e deri nė kohėn e caktuar dhe vdiqėn prej popullit qė nga Dani e deri nė Bersabee shtatėdhjetė mijė vetė. 16 Kur engjėlli i Zotit e shtriu dorėn e vet pėrmbi Jerusalem pėr ta asgjėsuar, iu dhimb Zotit pėr shkak tė asaj sė keqeje e i tha engjėllit shuplakues tė popullit: “Mjaft! Ndale tani dorėn tėnde”!

Atėherė engjėlli ndodhi te lėma e Areunė Jebuseut. 17 Davidi, kur e pa engjėllin, vrasėsin e popullit, i tha Zotit: “Unė mėkatova, unė e kam bėrė kėtė tė keqe, e kėto dele ē’tė keqe kanė bėrė? Le tė bjerė dora jote mbi mua e mbi familjen e tim eti”!

Ndėrtimi i njė lteri

18 Po atė ditė Gadi shkoi te Davidi dhe i tha: “Ngrihu dhe ndėrto pėr nder tė Zotit njė lter nė lėmin e Areunė Jebuseut”. 19 Dhe Davidi shkoi me fjalėn e Gadit si i kishte urdhėruar Zoti. 20 Kur shikoi Areuna, pa se mbreti dhe oborrtarėt e tij po shkonin tek ai.

21 Areuna doli pėrpara, u pėrkul me fytyrė pėrdhe nė shenjė nderimi e tha: “Ē’e mirė ka ndodhur qė tė vijė imzot mbreti te shėrbėtori i tij”? Davidi iu pėrgjigj: “Pėr ta blerė prej teje kėtė lėmė e pėr tė ndėrtuar njė lter pėr nder tė Zotit qė tė pushojė vdekja qė po rėndon mbi popull”.

22 Areuna i tha Davidit: “Le ta marrė dhe le tė flijojė imzot mbreti si t’i pėlqejė. Ja, gjedhi pėr fli shkrumbimi, qerri dhe pendėt e qeve pėr dru. 23 Areuna ia jep mbretit tė gjitha, o mbret”! Edhe kėto i tha Areuna mbretit: “E pranoftė Zoti, Hyji yt, kushtin tėnd”!

24 Porse mbreti iu pėrgjigj: “Assesi! Por do t’i blej prej teje e do t’i paguaj sa tė kushtojnė se nuk dua t’i kushtoj Zotit, Hyjit tim, fli tė dhuruara”.

Kėshtu Davidi e bleu atė lėmė dhe gjedhin pesėdhjetė sikla tė argjendtė. 25 Aty ndėrtoi Davidi lterin pėr nder tė Zotit dhe i kushtoi flitė e shkrumbimit dhe tė pajtimit.

Atėherė Zoti pati dhimbje pėr vendin dhe pushoi vdekja nė Izrael.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Regjistrimi i popullit