Kapitujt

1 i Mbretėrve: 3. Ėndrra nė Gabaon

3

1 Salomoni lidhi krushqi me faraonin, mbre‑ tin e Egjiptit. U martua me bijėn e faraonit dhe atė e vendosi nė Qytetin e Davidit derisa tė kryente sė ndėrtuari shtėpinė e vet, Tempullin e Zotit dhe murin rrethues tė Jerusalemit.

2 Asokohe populli kushtonte fli ende nė lartėsira, sepse deri atėherė ende nuk ishte ndėrtuar tempulli pėr nder tė emrit tė Zotit. 3 Salomoni e donte Zotin dhe jetonte sipas porosive qė i kishte dhėnė i ati, Davidi, me pėrjashtim se flijonte nė lartėsira dhe digjte temjan.

Ėndrra nė Gabaon

4 Shkoi, pra, Salomoni nė Gabaon pėr tė flijuar atje. Atje ishte lartėsira mė me rėndėsi. Salomoni aty, mbi atė lter kushtoi njė mijė fli shkrumbimi.

5 Nė Gabaon Zoti iu shfaq Salomonit natėn nė ėndėrr e i tha : “Kėrko ēfarė do qė tė tė jap unė”! 6 Salomoni tha: “Ti je sjellė me shėrbėtorin tėnd Davidin, babain tim, me besnikėri tė madhe, sepse ai ka jetuar para syve tė tu me besė, me drejtėsi e me ndershmėri tė zemrės sė vet. Ti ia mbajte besėn e bėre qė mbi fronin e tij tė rrijė djali i tij, siē ėshtė sot. 7 E tani, o Zot, Hyji im, ti e bėre mbret shėrbėtorin tėnd nė vend tė babait tim, Davidit. Mirėpo, unė jam djalosh i ri dhe nuk di si duhet mbretėruar. 8 Shėrbėtori yt ėshtė nė mes tė popullit qė ti e ke zgjedhur pėr vete, tė popullit tė panumėrt qė nuk mund tė njehet as nuk mund tė numėrohet pėr shkak tė madhėsisė. 9 Jepi, pra, shėrbėtorit tėnd njė zemėr qė tė dijė tė mėsojė, qė tė dijė ta gjykojė popullin tėnd e tė dijė ta dallojė tė mirėn prej sė keqes. Sepse, kush ėshtė ai qė do tė mund ta gjykojė popullin tėnd tė madh”?

10 Zotit i pėlqeu kėrkesa e tillė qė Salomoni i bėri 11 dhe Hyji i tha Salomonit: “Pasi ti kėrkove kėtė gjė dhe nuk kėrkove pėr vete as jetė tė gjatė, as pasuri, as jetėn e armiqve tė tu, por kėrkove urtėsinė pėr tė bėrė drejtėsi, 12 ja, po bėj ashtu siē kėrkove ti: po tė jap mendje tė kthjellėt e plot kuptim kaq sa tė tillė nuk e ka pasur askush para teje dhe s’ do ta ketė askush pas teje si ti. 13 Por edhe ato qė ti nuk i kėrkove, po t’ i jap unė, d. m. th. pasuri e lavdi saqė s’ ka pėr tė qenė askush i ngjashėm me ty ndėr mbretėr gjatė gjithė jetės sate. 14 E nė qoftė se ti do tė ecėsh udhėve tė mia duke mbajtur ligjet e urdhėrimet e mia, siē eci yt atė, Davidi, tė shumta do t’i bėj edhe ditėt e jetės satė”.

15 Salomonit i doli gjumi dhe e mori vesh se kishte qenė ėndėrr. Kur u kthye nė Jerusalem, qėndroi para Arkės sė Besėlidhjes sė Zotit, kushtoi fli shkrumbimi, kushtoi fli pajtimi dhe u bėri gosti tė gjithė shėrbėtorėve tė vet.

Gjyqi i Salomonit

16 Pastaj erdhėn dy lavire dhe qėndruan para tij. 17 Njėra prej tyre tha: “Me leje, imzot! Unė e kjo grua jetonim nė tė njėjtėn shtėpi. Mua mė lindi fėmija pranė saj nė shtėpi. 18 Tė tretėn ditėn, pasi mė lindi fėmija, lindi edhe kjo. Ishim sė bashku dhe askush tjetėr nuk ishte me ne nė dhomė, pėrveē ne tė dyjave. 19 Njė natė kėsaj i vdiq fėmija, sepse kishte rėnė mbi tė ndėrsa po flinte. 20 Kjo u ēua nė pellg tė natės, pa zhurmė e mori djalin tim nga gjiri im, i shėrbėtores sate ndėrsa isha fjetur dhe e vuri pranė vetes; kurse djalin e vet qė kishte vdekur, e vendosi nė gjirin tim. 21 Kur u ngrita nė mėngjes pėr t’i dhėnė fėmijės gji, pashė se ishte i vdekur. Por kur e shikova me kujdes nė dritė tė qartė, pashė se s’ishte fėmija qė kisha lindur unė”.

22 Gruaja tjetėr u pėrgjigj: “S’ ėshtė e vėrtetė! Djali im ėshtė gjallė, kurse djali yt ka vdekur”! Kurse ajo tjetra thoshte: “Po gėnjen! Djali yt ka vdekur, kurse imi ėshtė gjallė”!

Dhe kėshtu grindeshin para mbretit.

23 Atėherė mbreti tha: “Kjo po thotė: ‘Djali im ėshtė gjallė e djali yt ka vdekur’; kurse kjo tjetra po pėrgjigjet: ‘Jo! Por djali yt ka vdekur e im bir ėshtė gjallė’”. 24 Prandaj edhe mbreti tha: “Ma bini shpatėn”! Kur e prunė shpatėn para mbretit: 25 “Ndajeni ‑ tha ‑ foshnjėn e gjallė nė dy pjesė dhe jepjani gjysmėn njėrės e gjysmėn tjetrės”! 26 Porse gruaja, djali i sė cilės ishte gjallė, sepse i theri nėzemėr pėr djalin e vet ‑ i tha mbretit: “Po tė lutem, zotėri, jepjani asaj foshnjėn e gjallė dhe mos e vrisni”! Pėrkundrazi ajo tjetra thoshte: “As mua as asaj: le tė ndahet”!

27 Atėherė mbreti u pėrgjigj e tha: “Jepjani kėsaj foshnjėn e gjallė e tė mos vritet: kjo ėshtė nėna e saj”!

28 Mbarė Izraeli dėgjoi pėr pleqėrinė qė bėri mbreti dhe i dhanė nderim mbretit duke parė se kishte dijen e Hyjit pėr tė ndarė drejtėsinė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Mbretėrve > Ėndrra nė Gabaon