Kapitujt

Zanafilla: 25. Pasardhėsia e Ceturės

25

1 Abrahami mori edhe njė grua tjetėr qė quhej Ceturė. 2 Prej saj i lindėn Zamrani, Jeksani, Madani, Madiani, Jezboku dhe Suehu. 3 Jeksanit i lindėn Sabai dhe Dadani. Bijtė e Dadanit qenė Asurimi, Latusimi dhe Loomimi. 4 Kurse Madianit i lindėn Efai, Oferi, Henoku, Abidai dhe Eldaai. Tė gjithė kėta ishin bijtė e Ceturės.

5 Abrahami ia dha Izakut gjithė pasurinė e vet. 6 Bijve tė shemrave tė veta u dha dhurata dhe i ndau prej djalit tė vet Izakut dhe, ndėrsa ishte ende gjallė, i dėrgoi, larg prej Izakut, nė krahinėn e Lindjes.

Vdekja e Abrahamit

7 Abrahami jetoi njėqind e shtatėdhjetė e pesė vjet. 8 Atėherė Abrahami pushoi sė jetuari, vdiq nė pleqėri tė lume, i moēėm e plot vjet, kur u bashkua me popullin e vet.

9 E varrosėn Izaku dhe Ismaeli, bijtė e tij, nė shpellėn Makpela, qė ėshte nė arėn e Efronit, tė birit tė Seor Heteut, tė krahinės Mambre, 10 qė e pati blerė prej Hetenjve. Kėtu u varrosėn Abrahami dhe Sara, gruaja e tij.

11 Pasi vdiq Abrahami, Zoti e bekoi Izakun, birin e tij, qė kishte ngulur banesėn te pusi Lahairoi.

Pasardhėsia e Ismaelit

12 Kėta janė pasardhėsit e Ismaelit, birit tė Abrahamit, qė i lindi nga Agara egjiptiane, shėrbėtorja e Sarės. 13 Ja emrat e bijve tė Ismaelit me emrat e tyre sipas rendit qė lindėn: i parėlinduri i Ismaelit Nabajoti, pastaj Cedari, Adbeeli, Mabsami,

14 Masmai edhe Dumai, Masai, 15 Hadadi, Temai, Jeturi, Nafisi dhe Cedmai. 16 Kėta janė bijtė e Ismaelit dhe emrat e tyre sipas fshatrave dhe zemėrimiave tė tyre: dymbėdhjetė trungjet e tė aq fiseve.

17 Ismaeli jetoi njėqind e tridhjetė e shtatė vjet. Pushoi sė jetuari dhe vdiq e u bashkua me popullin e vet. 18 Ismaelitėt banuan qė prej Hevilės deri nė Sur qė ėshte pėrballė Egjiptit, nė drejtim te Asyrisė. Ishin venduar pėrballė vėllezėrve tė vet.

III. HISTORIA E IZAKUT DHE E JAKOBIT

Lindja e Ezaut dhe e Jakobit

19 Ja, historia e Izakut, birit tė Abrahamit.

Abrahamit i lindi Izaku. 20 Ky, kur kishte dyzet vjet, e mori pėr grua Rebekėn, bijėn e Batuelit Aramejas prej Padanaramit, motrėn e Labanit Aramejas.

21 Izaku iu lut Zotit pėr gruan e vet, sepse ajo ishte beronjė. Zoti ia dėgjoi lutjen dhe Rebeka mbeti shtatzėnė. 22

Por, fėmijėt e saj shkapateshin nė kraharorin e saj. Ajo tha:

“Nese ėshte kėshtu, pse tė jetoj?” Shkoi tė kėshillojė Zotin. 23 Ai iu pėrgjigj:

“Dy kombėsi janė nė kraharorin tėnd

dhe dy popuj, tė dalė prej kaharorit tėnd, do tė ndahen;

njėri popull do ta zotėrojė popullin tjetėr

dhe i madhi do t’i shėrbejė tė voglit.”

24 E kur u krye koha e shtatėzėnėsisė, ja, nė kraharorin e saj ishin binjakėt. 25 Ai qė lindi i pari ishte i kuq dhe leshatak, porsi lahik leshi. Iu ngjit emri Ezau. Pastaj, duke lindur vėllai i tij, me dorė ia mbante thembrėn Ezaut, prandaj ia ngjitėn emrin Jakob.

26 Izaku kishte gjashtėdhjetė vjet kur i lindėn djemtė.

27 Kur u rritėn, Ezau u bė njeri shumė i aftė nė gjah qė qarkullonte shkretėtirėn, kurse Jakobi ishte njeri i qetė qė banonte nėn tendė. 28 Izaku e donte mė shumė Ezaun, sepse i pėlqente tė ushqehej me gjahun e tij, kurse Rebeka e donte mė shumė Jakobin.

Ezau shet tė drejtėn e parėlindėsisė

29 Njė herė Jakobi zjeu njė haje. Kėtij, kur Ezau u kthye nga fusha i lodhur, 30 i tha: “Mė jep prej kėso haje tė kuqe, sepse jam lodhur e kėputur.” Pėr kėtė arsye u quajt Edom. 31 Jakobi i tha: “Ma shit njėherė tė drejtėn e parėlindėsisė sate.” 32 Ai u pėrgjigj: “Ja, po vdes! Ēka mė vlejnė tė drejtat e parėlindėsisė?” 33 Jakobi i tha: “M’u pėrbe!” U pėrbe dhe e shiti tė drejtėn e parėlindėsisė. 34 Dhe, kėshtu, mori bukėn dhe ēorbė thjerre, hėngri dhe piu, u ēua dhe shkoi duke mos qenė nė kujdes pse i shiti tė drejtat e parėlindėsisė.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Pasardhėsia e Ceturės