Kapitujt

1 i Mbretėrve: 11. Gratė e Salomonit

11

1 Mbreti Salomon dashuroi shumė gra tė huaja: pėrveē bijės sė faraonit, edhe moabite, amonite, idumease, sidonite dhe hetease; 2 bija popujsh pėr tė cilat u tha Zoti bijve tė Izraelit: “Mos hyni tek ato as prej tyre tė mos hyjnė te bijat tuaja, sepse s’ka dyshim qė do t’i kthejnė zemrat tuaja t’i ndiqni zotat e tyre”. Me tė tilla u lidh Salomoni me dashuri. 3 Kishte shtatėqind gra pothuajse mbretėresha e treqind shemra. Gratė ia prishėn zemrėn.

4 Dhe kur Salomoni u plak, gratė e tija ia prishėn zemrėn e i ndoqi hyjnitė e huaja dhe zemra e tij nuk i pėrkiste mė plotėsisht Zotit, Hyjit tė tij, sikurse zemra e Davidit, babait tė tij. 5 Salomoni ndiqte Astartėn, hyjneshėn e sidonėve e Melkomin, idhullin e amonėve. 6 Kėshtu Salomoni bėri ēka nuk i pėlqente Zotit dhe nuk i qe besnik Zotit, sikurse qe Davidi, baba i tij. 7 Atėherė Salomoni i ndėrtoi njė lartėsirė Kamosit, idhullit tė moabitėve, nė malin qė ėshtė pėrballė Jerusalemit, dhe Melkomit, idhullit tė bijve tė Amonit. 8 Kėshtu bėri edhe pėr tė gjitha gratė e veta tė huaja, tė cilat u kushtonin kem dhe fli hyjnive tė veta.

9 Prandaj edhe Zoti iu hidhėrua Salomonit, sepse e largoi mendjen e vet prej Zotit, Hyjit tė Izraelit, i cili iu dėftua dy herė 10 dhe i kishte urdhėruar mu kėtė: tė mos i ndiqte hyjnitė e huaja. Por ai nuk zbatoi ēka i kishte urdhėruar Zoti. 11 Kėshtu qė edhe Zoti i tha Salomonit: “Pasi bėre kėshtu e nuk e mbajte Besėlidhjen time as urdhėrimet e mia qė t’i dhashė, unė do ta marr prej teje mbretėrinė tėnde e do t’ia jap njė shėrbėtori tėnd. 12 Megjithatė kėtė s’do ta bėj pėr tė gjallė tėnd, pėr dashuri tė Davidit, babait tėnd; do ta marr prej duarve tė djalit tėnd. 13 Por as prej tij s’do ta marr tėrė mbretėrinė, birit tėnd do t’i jap vetėm njė fis pėr shkak tė shėrbėtorit tim Davidit e pėr shkak tė Jerusalemit qė e kam zgjedhur”.

Armiqtė e jashtėm tė Salomonit

14 Por Zoti i ngriti Salomonit njė kundėr‑ shtar: Adadin idumeas, qė ishte nga familja mbretėrore e Edomit. 15 Kur i kishte mundur Davidi edomasit dhe, kur Joabi, prijėsi i ushtrisė, shkoi pėr t’i varrosur tė vrarėt, dhe pasi i vrau tė gjithė meshkujt nė Idume, 16‑ sepse atje qėndroi pėr gjashtė muaj Joabi dhe mbarė Izraeli derisa ua humbėn farėn tė gjithė meshkujve nė Idume ‑ 17 Adadi me njerėzit e vet, idumeas, shėrbėtorėt e t’et, iku pėr tė shkuar nė Egjipt. Adadi asohere ishte djalosh shumė i vogėl. 18 U nisėn prej Madianit e arritėn nė Faran. I morėn me vete disa njerėz prej Faranit e shkuan nė Egjipt te faraoni, mbreti i Egjiptit, qė i dha banesėn, i siguroi ushqimin e i dha toka. 19 Adadi gjeti pėrkrahje tė madhe te faraoni, aq sa ia dha pėr grua tė motrėn e gruas sė vet, motrėn e Tafnesės, mbretėreshės. 20 Motra e Tafnesės i lindi djalė, Genubatin, dhe Tafnesa e rriti djalin nė shtėpinė e faraonit. Genubati qėndroi nė shtėpinė e faraonit me bijtė e tij.

21 Kur dėgjoi Adadi se Davidi kishte pushuar pranė tė parėve tė tij dhe se Joabi, prijėsi i ushtrisė, kishte vdekur, i tha faraonit: “Mė lejo tė shkoj nė vendin tim”. 22 Faraoni i tha: “Ēfarė po tė mungon tek unė qė kėrkon tė shkosh nė vendin tėnd?” Ai iu pėrgjigj: “Asgjė; por, po tė lutem, mė lėr tė shkoj”.

23 Hyji i ngriti Salomonit edhe njė kundėrshtar tjetėr: Razonin, birin e Eliadės, qė kishte ikur prej Adadezerit, mbretit tė Sobės, zotėrisė sė vet. 24 Ky i bashkoi rreth vetes disa trima dhe u bė kapedan i ēetės. Por, meqenėse Davidi i vriste, kishin shkuar nė Damask, ngulėn aty dhe sunduan Damaskun. 25 Ky ishte kundėrshtar i Izraelit gjatė tėrė jetės sė Salomonit; pos kėsaj edhe e keqja qė ishte Adadi. E urreu Izraelin e mbretėroi nė Siri.

Kryengritja e Jeroboamit

26 Po edhe Jeroboami, biri i Nabatit, njė efratas nga Sareda, nėpunės i Salomonit, nėna e tė cilit quhej Sarvė e ishte grua e ve, ēoi kokė kundėr mbretit. 27 Dhe ja, shkaku i kryengritjes kundėr mbretit:

Salomoni po ndėrtonte Melon e po rrafshonte humnerėn e Qytetit tė Davidit, t’et. 28 E Jeroboami ishte burrė i fortė e i vyeshėm. Salomoni, duke e parė djaloshin se si punonte, e emėroi mbikėqyrės tė tė gjithė punonjėsve tė shtėpisė sė Jozefit.

29 E ndodhi qė asohere Jeroboamin, dalė nga Jerusalemi, ta takojė nė rrugė Ahia profet, prej Silos. Ahia ishte mbėshtjellė me mantel tė ri. Ishin quk vetėm nė fushė. 30 Ahia mori leshnikun e vet tė ri, me tė cilin ishte i mbėshtjellė, e shqeu nė dymbėdhjetė pjesė 31 e i tha Jeroboamit:

“Merri dhjetė pjesė, sepse kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit’: Ja, unė do ta heq prej dorės sė Salomonit mbretėrinė e do tė t’i jap ty dhjetė fise. 32 Atij do t’i lė vetėm njė fis pėr shkak tė Davidit, shėrbėtorit tim, e pėr shkak tė qytetit tė Jerusalemit qė, prej tė gjitha fiseve tė Izraelit e zgjodha pėr vete. 33 Arsyeja ėshtė se mė lanė mua e adhuruan Astartėn, hyjneshėn e sidonėve, Kamosin, hyjin e moabitėve, Melkomin, hyjin e bijve tė Amonit dhe nuk ecėn udhėve tė mia; nuk bėjnė ēka ėshtė e drejtė para syve tė mi, as s’i zbatojnė urdhėrimet e ligjet e mia porsi Davidi, baba i tij. 34 Nuk do t’ia heq dore mbarė mbretėrinė, por do ta lė prijės pėr tė gjithė jetėn e tij pėr shkak tė Davidit, shėrbėtorit tim, qė e kam zgjedhur, dhe i cili i mbajti urdhėrimet e ligjet e mia. 35 Mbretėrinė do ta marr prej dorės sė djalit tė tij e ty do tė t’i jap dhjetė fise, 36 kurse djalit tė tij do t’i jap vetėm njė fis qė t’i mbesė shėrbėtorit tim Davidit njė llambė e ndezur para meje nė Jerusalem, qytet qė e zgjodha vetė pėr tė banuar aty Emri im. 37 Ty do tė tė marr qė tė mbretėrosh mbi gjithēka tė dėshirosh e tė jesh mbret mbi Izraelin. 38 Nėse do tė dėgjosh gjithēka tė tė urdhėroj, nėse do tė ecėsh udhėve tė mia, nėse do tė bėsh ēka ėshtė e drejtė para syve tė mi, duke mbajtur urdhėrimet e mia e ligjet e mia, siē bėri Davidi, shėrbėtori im, unė do tė jem me ty dhe do ta ndėrtoj njė brez mbretėror tė qėndrueshėm, siē ia ndėrtova Davidit, e ty do tė ta jap Izraelin. 39 Me kėtė gjė do ta pėrul farėn e Davidit, megjithėse jo pėr pėrgjithmonė’”.

40 Salomoni kėrkoi ta vrasė Jeroboamin, por ky u ēua e iku nė Egjipt tė Sesaku, mbreti i Egjiptit. Jeroboami qėndroi nė Egjipt deri nė vdekjen e Salomonit.

Pėrfundimi i mbretėrisė

41 Veprat e tjera tė Salomonit, gjithēka bėri, dhe urtėsia e tij, ja tė gjitha janė tė shkruara nė Librin e Veprave tė Salomonit. 42 Mbretėrimi i Salomonit nė Jerusalem mbi mbarė Izraelin zgjati dyzet vjet.

43 Salomoni fjeti me etėrit e vet dhe qe varrosur nė Qytetin e Davidit, babait tė tij.

Nė vend tė tij mbretėroi Roboami, i biri.

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Mbretėrve > Gratė e Salomonit